Hidhet në erë memoriali i nacionalistit grek Thimio Lolit në Finiq

Periskopi.com Lajme

Hidhet përsëri në erë memoriali i nacionalistit grek Thimio Loli, ne fshatin Krane te bashkisë Finiq.

“Panorama” bën me dije se ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit.

Banorë të zonës kanë njoftuar policinë, e cila ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve të vendosjes së eksplozivit të llojit tritol.

Kujtojmë se memoriali i tij është dëmtuar edhe më herët, ndërkohë që ndërtimi u pasua me debat shumë të madh. Kjo pasi, Thimio Loli cilësohet si një ithtar i Vorio-Epirit, madje edhe një vrasës i dokumentuar i shqiptarëve në disa periudha.

Kush ishte Thimio Loli ?

Dëshmitë dhe dokumentet e historianëve, sipas të cilave vërtetohet se Thimjo Loli ka marrë pjesën në masakrimin e shqiptarëve në vitin 1914 dhe ka qenë i lidhur me qarqet greke antishqiptare, kanë sjellë kohe me pare edhe reagimin e dhunshëm ndaj memorialit të tij të ngritur në fshatin Kranja të Bashkisë së Finiqit.

Ne fillim te dhjetorit te 2018-s, memoriali u thye nga persona ende të paidentifikuar, vetëm pak pas dokumentarit në “Gjurmë Shqiptare” në Top Channel, ku evidentoheshin krimet e kryera ndaj shqiptarëve të Thimjo Lolit pas shpalljes së Pavarësisë dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Thimjo Loli, ndonëse nga banorët minoritarë të Kranjas në Delvinë njihet si hero, ai në fakt sipas historianeve ka kryer masakra ndaj shqiptarëve.

Si në vitin 1914, kur udhëhoqi kryengritjen për Epirin e Veriut në Sarandë, ashtu edhe në vitin 1944 kundër çamëve në Greqi.

Memoriali i tij është vendosur në qendër të fshatit minoritar dhe çdo vit aty kryhen ceremoni përkujtimore nga qarqe nacionaliste greke.