Lojtarët e Juventusit pritet të rikthehen në Itali, Ronaldo e Higuain refuzojnë

Periskopi.com Sporti

Lojtarët e Juventusit pritet të rikthehen në Itali në orët e ardhshme.

Paulo Dybala, Douglas Costa dhe Miralem Pjanic, pritet që në orët në vazhdim të rikthehen në Torino.

Por, Tuttosport raporton se Gonzalo Higuain po refuzon të rikthehet në këtë situatë, pasi virusi ende nuk ka kaluar në Itali.

Të njëjtë gjë thuhet se do ta bëjë edhe Critiano Ronaldo, që ka bërë të ditur se nuk dëshiron të rrezikojë familjen e tij nga coronavirusi.

Ata do të rikthehen vetëm nëse merret vendimi që sezoni do të vazhdojë, pasi ndryshe ata do të qëndrojnë në vendlindjet e tyre.

Pas Higuainit edhe një tjetër lojtar i Juventusit ka lëshuar Italinë

Periskopi.com Sporti

Pas Higuainit edhe një tjetër lojtar i Juventusit largohet duke thyer rregullat duke u larguar nga Italia.

Braziliani Douglas Costa është lojtari i fundit i Juventus që ka lënë vendin, para se të përfundojë afati 14 ditësh i obliguar për izolim.

I fundit qëu largua ishte Costa, I cili duket se ka marrë për shembull shokët e skuadrës dhe ka dalë nga Italia, duke mos respektuar rregullat. /Periskopi.com/

Higuain: Jam i lumtur që po punoj me Sarrin

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain ka thënë se është i lumtur që po punon me trajnerin e “Zonjës së Vjetër”, Maurizio Sarri.

Higuain dje shënoi në fitoren ndaj Bayer Leverkusen (3-0), në kuadër të grupit D së Ligës së Kampionëve, transmeton KosovaPress.

Argjentinasi ka thënë se kjo fitore ka rëndësi dhe tani ka filluar të mendoj për ndeshjen ndaj Interit, ndeshje që zhvillohet të shtunën.

“Ishte më rëndësi pas barazimit ndaj Atleticos. E dinim që duhet të fitonim për t’iu afruar kualifikimit. Luajtëm mirë ndaj një kundërshtari të mirë. Jam i lumtur për fansat, klubin dhe golin. Është gjithmonë mirë të luajmë këto ndeshje, tani duhet të pushojmë sepse të shtunën kemi tjetër ndeshje. Erdha këtu më dëshirë, dua të qëndroj dhe t’iu tregoj të gjithëve se mund të qëndroj, nuk dua të ndaloj, do të vazhdojmë në këtë mënyrë. Të shtunën duhet të fitojmë për t’iu afruar titullit”, deklaroi ai.

I pyetur për Sarrin tha se me teknikun italian ka bërë sezonin e tij më të mirë në karrierë.

“Jam i lumtur për garën në klub. Me Sarrin luajta sezonin tim më të mirë, jam i gëzuar që punojë më të për këtë kompani. Bëjmë mirë që njerëzit të na duan”, përfundoi ai.

Higuain refuzon largimin nga Juventusi

Periskopi.com Sporti

Gonzalo Higuain ende refuzon të bashkohet me Romën ose të marrë parasysh ndonjë ofertë tjetër Serie A, pasi ai beson se ai mund ta bindë Maurizio Sarrin në Juventus.

El Pipita u rikthye tek Juventusi pas dy aventurave të dështuara në Chelsea dhe Milan.

Edhe pse nuk ka vend për të në skuadrën e Bianconerëve, Sky Sport Italia insiston se Higuain nuk po pranon të largohet nga Torino, përcjellë KosovaPress.

Ai madje punësuar një trajner personal për të punuar me të gjatë verës, duke siguruar që ai do të jetë në gjendje të mirë dhe ta bind Sarrin për një vend në 11shen startuese.

Kjo situatë po bën nervoz drejtuesit e Juves pasi ata dëshirojnë ta transferojnë sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Ndërkohë, Sky Sport Italia gjithashtu raporton se Juve është ende duke ndjekur sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku, një objektiv i njohur i skuadrës së Interit.

Milani gjen zëvedësuesin e Higuan në Francë

Periskopi.com Sporti

Mlani ishte në ndjekje të bomberit të Genoas Kriztozof Piatek por së fundmi gjerat morën tjetër rrjedhë.

Kuqezinjtë së fundmi po tentojnë të transferojnë sulmuesin e Monmacos Radamel Falcao.

Monaco po kalon një moment të vështirë në kampionatin francez teksa këtë sezon po lufton për mbijetesë dhe kjo është arsyja që ylli kolumbian mund të largohet largohet nga Ligue One për tju bashkuar Milanit.

Falcao aktualisht ka nnjë kontratë që i skadon në vitin 2020, dhe Monaco mund ta lërë të largohet për 15-20 milionë euro, por më parë duhet të sigurojë shërbimet e një sulmuesi. Në krye të listës për ta është Kalinic, për të cilin janë vënë në lëvizje.

Higuain në Londër, Morata në Milano

Periskopi.com Sporti

Pak ditë më parë u përfol lajmi bujshëm i një shkëmbimi mes Higuainit dhe Moratës.

Gjithashtu u fol se Maurico Sarri i ka telefonuar Higuainit për ta afruar në Londër.  Ndërsa Morata më pas do të përfundonte tek Milani, teksa kuqezinjtë e ndjekin prej kohësh spanjollin.

Së fundmi Sport Mediaset njofton se është arritur një marrëveshje mes Milanit dhe Chelseat për shkëmbimin e Alvaro Moratës dhe Gonzalo Higuainit.

Alvaro Morata, këtë sezon mund të quhet një nga më të dobëtit e tij. Ai nuk ka bindur trajnerin Maurico Sarri teksa ka përfunduar dhe në stol. Kështu Sarri kërkon me patjetër Higuainin me të cilin ka punuar bashk për 1 sezon tek Napoli në vitin 2015-2016.

Ndërkohë Sport Mediaset njofton gjithashtu se Higuaini do të kalojë si huazim për gjashtë muaj në Chelsea, ndërsa Morata do të shkojë si huazim për 18 muaj në Milan.

Në fund të sezonit, Milani do t’ia dorëzojë Chelseat opsionin për ta blerë Higuainin për 36 milionë euro.

 

Ronaldo këshilloi Szczesnyn për penalltinë e pritur të Higuain (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Milan dhe Juventus janë duke zhvilluar derbin e javës në Serie A.

Për Zonjën e Vjetër golin e vetëm në 45 minutat e parë e shënoi Mario Mandzukic në minutën e tetë pas asistimit nga Alex Sandro.

Por, pjesa e parë nuk do të përfundonte kështu sikur Gonzalo Higuain mos të gabonte nga pika e bardhë në minutën e 41-të.

Argjentinasi nuk arriti të shënojë nga penalltia në portën e Wojciech Szczesny pasi polaku bëri një pritje të bukur.

Që Milani mos të barazonte rezultatin ka merita edhe Cristiano Ronaldo.

Portugezi në momentin kur u akordua penalltia iu afrua portierit të Juves dhe i foli diçka në veshë, që më shumë mundësi ishte një këshillë ka të gjuhet.

Kujtojmë se Ronaldo dhe Higuain ishin për pak kohë bashkëlojtarë te Real Madridi.
/Periskopi/

Lajme të këqija për Milanin

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka konfirmuar se Gonzalo Higuain do të mungojë ndeshjen e nesërme kundër Empolit pas një dëmtimi në këmbë.

“Gonzalo ka një problem me këmbën e tij. Është një dëmtim i vjetër që e bën të ndiejë dhimbje. Ai ka kërkuar medoemos të shërohet sa më shpejt dhe nesër do të bëjmë një test për të kontrolluar përmirësimin e tij”.

Gazetari i SkySports, i cili zbuloi lëndimin e sulmuesit argjentinas, mori ca fjalë kërcënuese nga trajneri Gattuso: ”Një ditë unë do ta kuptoj kush ju jep informacione. Një ditë, para se të largohem nga ky vend, unë do të di se kush është spiuni. Besomëni, unë do ta zbuloj”, tha italiani./Periskop/

Ndizet Milani pasi e mundi një ekip nga Luksemburgu: Me Higuainin duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Periskopi.com Sporti

Milani fitoi kundër klubit nga Luksemburgu, Dudelange.

Pas ndeshjes, mesfushori i klubit italian, Franck Kessie foli për trajneri Gennaro Gattuson dhe bashkëlojtarin e tij të ri Gonzalo Higuainin, transmeton Gazeta Express.

“Gattuso është një trajner i madh. Ai është shumë i mirë në motivimin e lojtarëve”, ka thënë Kessie.

“Higuain? Ai është një lojtar i madh, i cili gjithmonë i shënon nga 20 deri në 25 gola për stinor. Kemi nevojë për këtë. Ai nuk dëshiron që të humbas, dhe ne duhet ta kemi këtë mentalitet”.

“Qëllimi është që ta bëjmë më të mirën për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve, nga i pari deri te i fundit lojtar ne duhet të bëjmë gjithçka për ta arritur këtë ëndërr”

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/me-higuanin-enderrojme-ligen-e-kampioneve-578150/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Nga Ronaldo te Higuain e Nainggolan – Blerjet më të mëdha në Serie A, u harxhuan mbi 1 miliard euro

Periskopi.com Sporti

Sot (e premte) është mbyllur afati kalimtar në Serie A, me klubet e mëdha që kanë bërë blerje shumë të rëndësishme.

Për herë të parë në histori Serie A e ka kaluar shifrën e 1 miliard eurove investime brenda një afati kalimtar.

Juventusi, Interi, Milani, Roma, por edhe Napoli kanë arritur të sigurojnë shumë emra të njohur.

Blerja e Cristiano Ronaldos pa dyshim ishte më e madhje, jo vetëm e këtij afati, por në histori të Serie A.

Kjo pasi që portugezi është paguar 100 milionë euro, shifër rekord.

Në anën tjetër Interit ka ofruar disa emra të dëshmuar të Seria A, si Radja Nainggolan, që është blerja më e madhe e klubi.

Goal.com ka bërë nja analizë ku ka renditur 15 transferimet më të mëdha në Seria A./Telegrafi/

Cristiano Ronaldo | Nga Real Madrid te Juventus

Radja Nainggolan | Nga Roma te Inter

Joao Cancelo | Nga Valencia te Juventus

Tiemoue Bakayoko | Nga Chelsea te AC Milan

Stefan De Vrij | Nga Lazio te Inter

Gonzalo Higuain | Nga Juventus te AC Milan

Justin Kluivert | Nga Ajax te Roma

Leonardo Bonucci | Nga AC Milan te Juventus

Keita Balde Diao | Nga Monaco te Inter

Mattia Caldara | Nga Juventus te AC Milan

Sime Vrsaljko | Nga Atletico Madrid te Inter

Javier Pastore | Nga Paris Saint-Germain te Roma

Emre Can | Nga Liverpool te Juventus

Steven Nzonzi | Nga Sevilla te Roma

Lautaro Martinez | Nga Racing Club te Inter

A është mbipeshë Higuain? Sulmuesi i Milanit i shtang të gjithë me gjendjen fizike

Periskopi.com Sporti

Harrojini të gjitha batutat për peshën e Gonzalo Higuain, të paktën sa i takon javëve të para të këtij sezoni.

Pas disa viteve radhazi ku pesha e argjentinasit ishte bërë objekt talljesh në rrjetet sociale, duket se lojtari është paraqitur te kuqezinjtë në peshën ideale.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, testet fizike kanë treguar se pesha 87 kilogram e tij është idealja dhe ai është në kushtet më të mira të mundshme për të përballuar këto javë të para.

Gjithashtu, futbollisti nuk ka pasur asnjë prej shqetësimeve fizike të viteve të kaluara që kanë ndikuar zakonisht në fazën e tij përgatitore dhe do të jetë gati të luajë që në ndeshjen miqësore ndaj Realit.

Kësisoj, debutimi i tij me fanellën kuqezi do të jetë pikërisht në “Santiago Bernabeu”, stadiumin që e bëri të njohur në Europë.

Gazeta italiane bën të ditur se me shumë mundësi, ai nuk do të luajë të 90 minutat ndaj ish-skuadrës, por vetëm një pjesë të saj, pasi është ende mbrapa sa i përket fazë përgatitore meqë e filloi më vonë atë si pasojë e pjesëmarrjes në Botëror

Këta janë 12 yjet e futbollit që kanë luajtur për Milanin dhe Juventusin (Foto)

Periskopi.com Sporti

Transferimi i tre lojtarëve ndodhi në aksion Milano-Torino, ku Leonardo Bonucci u kthye në Juventus pas vetëm një viti, ndërsa në anën tjetër shkoi Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldara.

Këta dy e kanë pasuruar listën e lojtarëve që e kanë veshur fanellën e të dy klubeve.

Disa nga emrat më të njohur të historisë së futbollit kanë pasur fatin t’i veshin këto dy fanella.

Gonzalo Higuain tani e tutje me fanellë të Milanit (Getty Images )

Më poshtë janë 12 lojtarë që kanë veshur të dyja fanellat ikonike.

Andrea Pirlo

Në moshën 32-vjeçare AC Milani largoi mesfushori duke e shikuar si të harxhuar.

Juventusi e ktheu në lojë atë dhe vetën. Katër vite i paprekshëm te Juve dhe po aq tituj kampioni në Serie A.

Filippo Inzaghi

Një prej sulmuesve më të famshëm të kohës së tij ishte Pippo Inzaghi.

Ai u largua nga Juventusi për te Milani në vitin 2001 për 37 milionë euro dhe u bë hero në fanellën e kuqezi, ku fitoi dy herë Ligën e Kampionëve, ku qëndroi 11 vite.

Fabio Capello

Jo vetëm si lojtarë, por edhe si trajner. Ai e k a fituar titullin e kampionit në të dy klubet.

Roberto Baggio

Pasi u bë lojtari më i mirë në botë, Baggio u rrëmbye nga Silvio Berluskoni në vitin 1995, por nuk ndezi me AC Milanin, siç kishte bërë më parë me Juventusin dhe Fiorentinën.

Edgar Davids

Atij nuk i zgjati shumë aventura në Milano, ku u largua si lojtarë i pavlefshëm, ndërsa kaloi te Juve dhe u kthye ndër më të mirët në botë.

Gianluca Zambrotta

Shtatë vjet me Juventusin dhe shumë sukses, ndërsa pas një aventure me Barcelonën, ai u kthye në Serie A te Milani në vitin 2008.

Zlatan Ibrahimovic

Ibrahimovic ka luajtur me të dy fanellat. Ai ka fituar shumë trofe me klubet italiane.

Giuseppe Meazza

Legjenda e Interit, por që ka luajtur me Milanin dhe Juventusin. Meazza ishte i pandalshëm me Milanin, para se të kalonte te Juve.

Emerson

Calciopoli bëri që ai të largohet nga Juve ku kalojë në Spanjë te Real Madridi, por pas një viti ai u kthye në Itali për të luajtur për Milanin.

Paolo Rossi

Një figurë e madhe e futbollit italian. Ai kaloi shumë kohë më të gjatë te Juventusi se sa te Milani.

Patrick Vieira

Ai kujtohet për karrierën në Ligën Premier, por që ka arritur të luajë edhe me klubet italiane. Pasi zhvilloi një sezon me Milanin, ai  më vonë erdhi te Juve ku zhvilloi 31 ndeshje.

Christian Vieri

Vieri ka luajtur me të dy klubet. Ai është zgjedhur dy herë golashënuesi më i mirë në Serie A dhe një herë në La Liga.

Vieri ka luajtur edhe me Interin.

Higuainit nuk ia mbush syrin Milani

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Juventusit Gonzalo Higuain raportohet se është duke hezituar për të kaluar në Milan si i huazuari por megjithatë ai do të takohet me Leonardon të martën.

Sipas Sky Sport Italia, Juve i ka thënë Higuainit që ata do të ishin të lumtur nëse argjentinasi do ti bashkohej Milanit në huazim me opsion që ta blejnë në fund të sezonit.

Mediat megjithatë ka thënë se ai “nuk është i bindur” nga ky propozim por po e pret Leonardon – menaxherin e ri gjeneral të Rossonerëve – për ta siguruar atë që klubi do ta blejë atë në verën e ardhshme.

Kjo sepse ai do të merrte 20 milionë euro nga huazimi nëse sigurohet transferi i plot.

Sky konkludon që 30 vjeçari do të bëhet lojtari më se miri i paguar i Milanit nëse ai e aprovon këtë kalim.

 

Nisin bisedimet Juventus-Milan për Higuain

Periskopi.com Sporti

Braziliani Leonardo ka arritur marrëveshjen me fondin “Elliot” dhe do të prezantohet të hënën si drejtori teknik i ri i Milan. Edhe pse ka pak që Leonardo ka marrë postin, duket se që tani ka nisur punën.

“Sky Italia” ka raportuar se drejtori i përgjithshëm i Juventus, Giuseppe Marotta ka pasur një bisedë telefonike me drejtorin e ardhshëm sportiv të AC Milan, ku tema kryesore ka qenë Gonzalo Higuain.

Marotta e ka telefonuar Leonardo për ta uruar për detyrën e re, por më pas subjekti i bisedës është fokusuar mbi të ardhmen e sulmuesit argjentinas.

Për momentin asgjë nuk është zyrtare, sepse Milan ka nevojë të shesë, më pas të investojë te blerja e “El Pipita”, por konfirmohet thashethemi që qarkullon prej ditësh se “djalli” është i interesuar për qendërsulmuesin e Juventus.

30-vjeçari Higuain, që ka bërë valixhet gati pas mbërritjes në Torino të Cristiano Ronaldo, kërkohet edhe nga Chelsea, ku do të gjente trajnerin Maurizio Sarri, me të cilin ka qenë i suksesshëm te Napoli.

Ja sa para kërkon Juve për Higuainin

Periskopi.com Sporti

Tani më dihet se Maurizio Sarri i dëshiron disa lojtarë nga Serie A në klubin e tij të ri, Chelsea. Prej tyre është Daniele Rugani dhe Gonzalo Higuain.

Juventusi për sulmuesin argjentinas i kërkon 60 milionë euro, dhe për të ka shfaqur interesim edhe Milani.

Cheslea për ta marrë Higuainin së pari duhet ta shesë Moratan, ndërsa për situatën e Ruganit ende nuk dihet për shkak se klubi italian nuk ka vendosur nëse do ta shesë apo ta mbajë lojtarin. 

Pas transferimit të Ronaldos, vjen lajmi që po trondit Juventusin

Periskopi.com Sporti

Ardhja e Cristiano Ronaldos në Juventus, do të ketë pasoja te skuadra nga Torino.

CR7 do t’i kushtojë Juventusit mbi 120 milionë dhe në këtë mënyrë duhet të nxjerrë në shitje të paktën një prej ‘yjeve’ të skuadrës për të rregulluar “Fair Play Financiar”.

“Premium Sport” raporton se Gonzalo Higuain do të nxirret në shitje dhe me shumë mundësi do të kalojë në Premier League.

Chelsea nën drejtimin e mundshëm të Maurizio Sarrit është skuadra që interesohet përsulmuesin argjentinas.

Ylli i Juventusit paralajmëron largimin e menjëhershëm nga skuadra në rast se vjen Cristiano Ronaldo

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo pritet që nga sezoni i ardhshëm të jetë pjesë e Juventusit me Gonzalo Higuainin i cili ka paralajmëruar largimin në rast se portugezi vjen në ‘Juventus Stadium’

Tema kryesore në futboll ditëve të fundit është transferimi i Ronaldos te ‘Zonja e Vjetër’, me mediat spanjolle dhe italiane që raportojnë se 33-vjeçari do të prezantohet më 7 korrik te Juve, shkruan Periskopi.

Gonzalo Higuain nuk dëshiron që pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ të vjen te Juventusi, pasi i njejti e kishte larguar atë nga Real Madridi vite më parë.

Kujtojmë që Ronaldo kishte preferuar Benzeman para Higuainit dhe kështu argjentinasi u shit nga ‘Los Blancos’ në vitin 2013. /Periskopi/
Image result for ronaldo benzema higuain