Pronari që rrahi turistët spanjollë dyshohet se nuk paguante tatimet

Periskopi.com Lajme

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pak ditë më parë në bregdetin shqiptar, lokali i Mihal Kokedhimës, në Porto Palermo të Himarës, po i nënshtrohet verifikimit të dokumentacionit nëse është korrekt me ligjin ose jo.

Policia, menjëherë pasi arresoi 51-vjeçarin Kokëdhima, sepse akuzohet që dhunoi turistët spanjollë pas konfliktit për peshkun në restorantin e tij, e ka bllokuar aktivitetin në këtë ambient, e po verifikohet nëse pronari e ka regjistruar si aktivitet dhe nëse i paguan apo jo detyrimet në shtet.

Sakaq, vetë Mihal Kokëdhima, ndodhet në paraburgim, pas arrestimit dhe pritet të dalë në gjyq ditën e hënë.

Ne videon që mund ta shihni edhe më poshtë, duket gjithçka ndodhi ne 3 km rruge, ku Kokedhima i hipur mbi makine, thyen xhamin, teksa gjakohet edhe vete dhe zgjat dorën te kape pasagjeret brenda.

“Mbaje, mbaje, mbaje se do hidhem unë po mbaje – o ç’vdiqa, mbaje këtu të thashe se do vdes këtu”- janë vetëm disa nga fjalët që dëgjohet ai të thotë.

 

Të moshuarit në Himarë rrëfejnë tmerrin: Na lidhën me çarçaf, na goditën dhe grabitën

Periskopi.com Lajme

I lidhën me çarçaf dhe i goditën me çekiç. Të moshuarit në Himarë tregojnë tmerrin e grabitjes.

Të moshuarit që u grabitën në Vuno të Himarës para dy ditësh, Kolo dhe Efigjeni Proto 85 dhe 80-vjeç, kanë treguar se u rrahën dhe u lidhën me çarçaf nga grabitësit. 85-vjeçari tha se grabitësit i qëlluan me hekur ndërsa më pas i lidhën për t’u marrë 800 euro dhe një shumë lekësh.

Policia e Himarës është vënë në ndjekje të të dyshuarve por ende nuk ka të arrestuar.

Në Vuno ka patur shumë vjedhje dhe grabitje dhe dyshohet se aty vepron si një grup hajdutësh nga fshatrat fqinjë.

 

“Po na trembin fëmijët, si nuk kanë turp” – vajza zhvishet në mes të plazhit të Himarës

Periskopi.com Lajme

Sezoni veror ka mbërritur dhe nuk janë të pakta turistet e huaja apo vajzat shqiptare të cilat ekspozojnë pak më shumë seç duhet, duke i rënë kështu në sy djemve.

Jugu gjithnjë i preferuar nga të rinj dhe familjarë, është vendi ku në secilën ditë sheh skena të turpshme nga më të pabesueshmet.

Megjithëse ende asnjë plazh i bregdetit shqiptar nuk është i hapur për nudistët, pushueset femra preferojnë që dielli t’u kapë çdo cep të trupit duke dalë topless.

Këto skena të pahijshme për familjarët në plazh, po fillojnë të bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Fëmijë të vegjël në plazh të pranishëm në skena të tilla e persona të moshuar e në mezomoshë të cilët nuk kanë të bëjnë gjë tjetër veçse të largohen që aty e të qeshin.

Një burrë familjar ka raportuar shqetësimin e tij nga Himara, ku një vajzë kishte dalë topless duke rrëmbyer kështu vëmendjen e të gjithëve.

Ai shprehet se bashkia duhet të marrë masa dhe t’ua bëjë të ditur pushuesve se nudizmi nuk është ende i lejueshëm.

Burri shkruan:

Pershendetje, mu ne qender te Himares ne mes te familiareve. Kane 4 ore na tremben femijet si nuk paskan turp keta njerëz.

Ketu eshte plazh publik dikush duhet te merret me keto gjera te shëmtuara, jane te gjithe familiare nuk do njeri te kete probleme e si flet njeri. Shikoni femijet aty dhe ai burri qe qesh me pamjen, bashkia duhet te vendose tabela lajmeruese ka dite per dite te tilla skena këtu!”/JOQ