Tayna: Baba nuk më ka lanë me ngu rap

Periskopi.com Lajme

Këngëtarja Tayna në një debat me deputetin Haxhi Avdyli të LDK-së, ka diskutuar për tekstet e këngës së saj duke mohuar të ketë përgjegjësi në promovimin e drogës përmes këngëve të saj.

Ajo ka thënë se këtë përgjegjësi e kanë prindërit dhe shteti dhe madje ka zbuluar se kur ka qenë fëmije asaj i është ndaluar të dëgjojë këngë të tilla nga babai.

“Unë kur jam kanë e vogël baba jem nuk më ka lanë me ngu e pa, unë jam kanë fëmijë dhe kam ngu këngë për fëmijë”, ka thënë ajo në emisionin Frontal. /Periskopi

Tayna diss Haxhi Avdylit, e kritikon për politikë

Periskopi.com Lajme

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, po vazhdon me thirrjet e tij për të sanksionuar këngëtarët që përdorin gjuhë fyese, me përmbajtje ku flitet për drogën, etj. Ai ka thënë se po promovohet përdorimi i drogës

Ai në emisionin Frontal të T7 ka vazhduar të kërkojë sanksionimin e atyre që përdorin gjuhë “degjeneruese” nëpër këngët e zhanrit Hip-Hop.

Kjo sipas tij është edhe paraparë në nismën e re legjislative për Shëndetësinë në Kosovë.

Në debat me të është kyçur përmes telefonit këngëtarja e njohur Tayna.

Ajo e ka falënderuar deputetin Avdyli që po i dëgjon këngët e saj dhe po i di tekstet e saj. Megjithatë ajo e ka kritikuar atë dhe politikën në Kosovë.

“Njerëzit ndikohen nëse kanë probleme psikologjike dhe janë të pakënaqur me mënyrën e jetesës ku jetojnë, e nuk ma merr mendja që na kemi shumë ndikim”, ka thënë ajo.

Tayna po ashtu tha se nuk është në detyrën e saj që të edukojë masën dhe fëmijët, këtë sipas saj e kanë për detyrë prindërit.

“Obama ish presidenti i Amerikës i pëlqen muzika Hip – Hop dhe Rap, dhe nuk duhet me i marrë shumë afër zemrës tekstet që thuhet në tekstet tona dhe zhanri është i rrugës”, ka thënë ajo.

Duke apeluar në fund që ata që nuk duan të dëgjojnë muzikën e saj të mos e dëgjojnë. /Periskopi