Shtetasi holandez plagoset rëndë në mes të Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Një shtetas holandez ka përfunduar në spital pasi një shtetas kosovar e ka plagosur me armë zjarri në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur mesnatën e së shtunës ku pas një mosmarrëveshjeje i dyshuari e ka goditur me armë zjarri viktimën.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Ndërkaq policia bën të ditur se nuk ka të arrestuar ndërkaq rasti po vazhdon të hetohet.

Holandezi 59-vjeç kërkon nga gjykata që t’i zvogëlohet mosha për 20 vite: S’po më flasin femrat

Periskopi.com Lajme

Një pozitivist i pandreqshëm holandez ka nisur një betejë ligjore për të ndryshuar moshën e tij në dokumente zyrtare, në mënyrë që t’i përmirësojë mundësitë për punësim dhe takime online me femra.

59-vjeçari Emile Ratelband dëshiron që ditëlindjen e tij të vërtetë, që është më 11 mars 1949 ta kthej për 20 vite prapa, duke e bërë më 11 mars 1969. Ai e ka krahasuar të drejtën për ndryshimin e moshës me të drejtën për të ndërruar gjininë, shkruan Periskopi.

“Jetojmë në një kohë kur mund ta ndryshosh emrin dhe gjininë. Pse s’mund të vendos vet edhe për moshën time”, ka thënë ai.

Një gjykatë lokale në qytetin lindor të Arnhemit pritet që të marrë vendim lidhur me rastin në një periudhë brenda katër javëve.

Megjithatë, zyrtarët janë shprehur skeptikë lidhur me kërkesën e tij, duke besuar se nuk ka ndonjë mekanizëm ligjor për t’i lejuar një personi që ta ndryshojë datën e lindjes.

Një prej gjyqtarëve ka pyetur se çfarë do të ndodh me 20 vitet që Ratelband dëshiron t’i fshijë.

“Për kë përkujdeseshin prindërit tu atëherë? Kush ishte ai djaloshi i vogël”, ka pyetur ai.

Ratelband ka thënë se ndihet i diskriminuar për shkak të moshës së tij, dhe se mosha ka ndikuar në mundësitë e punësimit si dhe ka ulur shanset që të arrij të caktojë takime në aplikacionin Tinder.

“Kur jam 69 vjeç, jam i kufizuar. Nëse jam 49, mund ta blej një shtëpi të re, ta kem një veturë ndryshe. Mund të punoj më shumë”

“Kur hy në Tinder dhe them që jam 69 vjeç, nuk marr ndonjë përgjigje. Po të isha 49, me dukjen që kam, mund të jem një mundësi e mirë”.

Ratelband ka thënë se sipas doktorëve ai ka një trup të një 45-vjeçari, duke e përshkruar veten si “një i ri i fortë”. /Periskopi/