Videoja brilante dy-minutëshe tregon pse Arsenali po insiston për transferimin e Houssem Aouar

Periskopi.com Sporti

Të premten mbrëma u raportua se Houssem Aouar i Lyonit kishte arritur marrëveshje për transferim te Arsenali.

Sipas ‘Telefood Chaine’, londinezët pritej që të bënin një ofertë prej 37 milionë eurove për 22-vjecarin, pasi arriti marrëveshje personale me të, transmeton Periskopi.

Barcelona dhe Juventusi ishin të interesuara për transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese, por këto dy klube ende nuk kanë bërë oferta, transmeton Periskopi.

Por cka do t’i sjellë Aouar skuadrës së Artetas?

p1ej4ks6403lv12c11sug29t11jpb.jpg

Epo, ai ka shënuar 24 gola në 139 ndeshje në Francë, por është një futbollist që nuk mund të definohet nga numri i golave.

Ai është krijues që krijon mundësi në hapësira të ngushta për bashkëlojtarët.

Kushdo që e ka përcjellur rrugëtimin e Lyonit drejt gjysmëfinales së Champions Leagues, vecanërisht në fitoren kundër Manchester Cityt në cerekfinale, e kuptojnë sa i mirë është ai.

Mirëpo, nëse e keni humbur, një video në rrjetet sociale po fiton vëmendje të madhe dhe tregon ‘pse Arsenali dëshiron ta transferojë Houssem Aouar’.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/