Pasi i dështoi transferi për shkak të dokumenacionit, Ylli transferon një tjetër amerikan

Periskopi.com Sporti

Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar transferin më të ri, Javis Howard.

Howard është i gjatë 203 cm dhe luan në pozitat 4/5, shkruan Periskopi.

Ai ka lujatur me Charleston Southern, në NCAA. Sezonin e fundit ishte pjesë e Plymouth Riders në British Basketball League.

Transferi i ri pritet nesër të zbarkoj në Suharekë, ndërsa në dyshim është prezenca e tij për ndeshjen e së dielës ndaj Boreas.

Kujtojmë se Ylli zyrtarizoi Jervon Pressley, por ky i fundit kishte probleme me dokumentacion dhe nuk e kompletoi transferimin./Periskopi/