Huawei planifikon të hapë fabrikë në Evropë

Periskopi.com Tech & Auto

Presidenti i Huawei-t, Liang Hua, njoftoi se gjiganti kinez i telekomunikacionit po planifikon të hapë në Europë fabrikën e tij të parë të pjesëve përbërëse për rrjetin 5G, jashtë Kinës.

Lideri botëror në pajisjet e telekomunikacionit, prej gati dy vjetësh është në radarin e SHBA-së, e shqetësuar se shërbimet e inteligjencës kineze mund t’i përdorin pajisjet e tij për të spiunuar vendet e tjera.

“Parimi ynë suprem është që të zbatojmë rreptësisht ligjin e cilitdo vend ku ne punojmë”, theksoi Liang.

Një treg strategjik për grupin, Europa është objekt i tërë vëmendjes së Huawei-t, i cili, në fillim të nëntorit, njoftoi për një investim global prej 40 miliardë dollarësh gjatë pesë viteve të ardhshme.

 

Huawei ka nisur punën në teknologjinë 6G

Periskopi.com Tech & Auto

Huawei ka filluar kërkimet në teknologjinë 6G, pasardhësin e rrjeteve mobile 6G të cilat ende nuk janë përhapur në masë, sipas CEO i kompanisë Ren Zhengfei.

5G është emri i gjeneratës mobile e cila premton shpejtësi të mëdha dhe mundësinë për të sjellë në realitet teknologji të reja si makinat pa shofer.

Këto rrjete gradualisht kanë filluar të lançohen në Korenë e Jugut, Britani dhe Kinë. Megjithatë ende nuk janë të disponueshme në masë.

Megjithatë themeluesi i Huawei Ren tashmë ka filluar të flasë për 6G. “Kemi nisur punën paralelisht në 5G dhe 6G, pra me 6G po bëhet ca kohë,” tha Ren gjatë një interviste për CNBC.

Por Ren tha se teknologjia është ende “10 vite larg.” Duhet të realizohen disa gjëra që 6G të bëhet realitet. Së pari duhet të përcaktohen standardet nga industria. E njëjta gjë është bërë edhe me 5G. Një tjetër problem është se për çfarë do të shërbejë 6G dhe çfarë nevojash do të plotësojë.

Megjithatë Huawei aktualisht po fokuson përpjekjet në 5G. Kompania thotë se ka nënshkruar mëse 50 kontrata komerciale të 5G, mëse dyfishin e konkurrentëve të afërt Nokia dhe Ericsson.

Gjiganti Kinez i teknologjisë nga ana tjetër përballet me presionin Amerikan në rritje ndërsa SHBA e konsiderojnë një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Zbulohet zyrtarisht Huawei Mate 30

Periskopi.com Tech & Auto

Telefoni i dytë në linjën e fundit të Huawei në Mate 30 është modeli standard Mate 30.

Ai përmban një ekran të ngurtë OLED 6.62 inç (2340 x 1080 piksel) dhe një raport aspekt 19.5:9.

Huawei thekson se forma dhe dizajni i telefonit është krijuar për të qenë i pastër dhe unik. Ekziston një strukturë e thjeshtuar e lakuar që e bën të lehtë mbajtjen në dorë, transmeton KosovaPress.

Pajisja posedon çip Kirin 990 5G me mbështetje të dyfishtë VoLTE. Duhet të theksohet se do të ketë vetëm një variant të Kirin 990 4G të telefonit Mate 30, ndërsa versioni 5G do të arrijë për modelin Mate 30 Pro.

Telefoni ka të njëjtin sistem kamerash në pjesën e pasme si Mate 30 Pro (40MP + 40MP + 8MP + 3D thellësi) dhe gjithashtu është krijuar në bashkëpunim me Leica.

Pesha e Mate 30 është 196 gramë, dy më pak se Mate 30 Pro dhe mundësohet nga një bateri 4200mAh me të njëjtat opsione të mbushjes si Mate 30 Pro (karikimi 40 kabllor 40W, si dhe 27W wireless).

Mate 30 ka një prerje më të ngushtë të ekranit sesa modeli Pro, i cili përsëri ka një prerje më të vogël se Mate 20 Pro.

Për dallim nga modeli Pro (i cili ka një IP68), Mate 30 ka mbrojtje nga pluhuri dhe llak uji IP53.

Mate 30 do të jetë në dispozicion në të njëjtat opsione ngjyrash: e zezë, argjendi, purpur kozmike, smerald jeshile dhe dy variante lëkure vegan.

Huawei premton telefonin 5G më të fuqishmin në botë, por kush guxon ta blejë

Periskopi.com Tech & Auto

Huawei nga ana tjetër shpreson që telefoni me Android 10 të mund të ketë akses në aplikacionet dhe shërbimet e Googlet.

Huawei do ta promovojë atë që mund të rezultojë telefoni 5G më i fuqishmi në botë të enjten, por fati i pajisjes në Evropë mbetet  i paqartë për shkak të sanksioneve amerikane, të cilat nuk lejojnë softuerët e Googlet, përfshirë Play Store, në telefonët e rinj Huawei

Gjiganti kinez i telekomunikacionit do të tregojë linjën Mate 30 në Munih – Gjermani dhe është produkti i parë madhor që kompania lançon që prej sanksioneve amerikane.

“Promovimi, do të jetë më i shikuari i të gjitha kohëve”, tha analisti i telekomunikacionit dhe medias në Paolo Pescatore.

Prodhuesi numër 2 i smartfonëve në botë u zu në mes të luftës tregtare mes SHBA-së dhe Kinës. Kompania pret që saksionet amerikane t’i shkaktojnë 10 miliardë dollarë humbje.

Telefoni pritet me dyshime të mëdha nga blerësit të cilët nuk e dinë nëse flagshipi i ardhshëm i kompanisë do të mbështetet nga aplikacionet e Googlet.

Google tha se Mate 30 nuk mund të shitet me aplikacionet e Googlet ku përfshihen Play Store, Gmail dhe Google Maps.

Huawei nga ana tjetër shpreson që telefoni me Android 10 të mund të ketë akses në aplikacionet dhe shërbimet e Googlet.

Pa këto, analistët thonë se asnjë konsumator nuk ka për të blerë telefonin vetëm nëse Huawei gjen një mënyrë për t’i bindur.

Huawei thotë se truri i telefonit, Kirin 990 prezantuar në Berlin në fillim të muajit Shtator, tejkalon çdo procesor Qualcomm dhe telefon 5G të liderit Samsung.

Procesori është ndërtuar jo vetëm për detyrat e zakonshme por edhe për aplikacionet e inteligjencës artificiale të cilat kërkojnë fuqi të lartë.

Analisti Richard Windsor thotë se pamja dhe ndjesia e Mate 30 do të jetë superiore krahasuar me Apple iPhone 11.

Por e mbarë industria është e fokusuar në atë çfarë do të sjellë Mate 30 Pro dhe sesi krahasohet me Galaxy S10 5G që fillon nga 1,299 dollarë dhe iPhone 11 Pro që fillon nga 999 dollarë por pa 5G.

 

Shitjet e Huaweit bien për 40 për qind

Periskopi.com Tech & Auto

Kompania kineze Huawei ka përjetuar një rënie të madhe në shitjet e telefonave të saj në tregun evropian e amerikan. Që kur Shtetet e Bashkuara e futën në listën e zezë, Huawei ka pësuar shumë, gjatë muajve të fundit. 

Shefi i kësaj kompanie, Ren Zhengei, deklaroi se shitjet e telefonave jashtë tregut kinez kanë rënë për 40 për qind që prej mesit të muajit maj e deri në qershor.

Ani pse sanksionet amerikane nuk do të realizohen për 90 ditë, futja në listën e zezë ia pamundëson Huaweit që të funksionojë me sistemin operativ të Googleit, i cili përdoret me të madhe në Evropë. Kompania kineze u fut në listën e zezë amerikane me arsyetimin se pajisjet e saj përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.

Huawei gjatë vitit 2018, shiti 26 milionë telefona në Evropë, më shumë se 60 për qind se sa një vit më herët.

 

Në këtë muaj lansohet telefoni i palosshëm i Huawei

Periskopi.com Tech & Auto

Telefoni ‘Huawei Mate X’ raportohet se do të lansohet në muajin shtator.

Ai ishte planifikuar që të lansoj në këtë muaj por është shtyrë për në muajin shtator.

Çmimi i këtij telefoni pritet të jetë 2600 dollarë.

 

Huawei anulon lansimin e produktit të ri, shkak lista e zezë e ShBA-së

Periskopi.com Tech & Auto

Huawei e ka anuluar lansimin e një produkti për herë të parë që kur SHBA-të e kishin vendosur atë në një listë të zezë tregtare.

U raportua se firma kineze e teknologjisë kishte për qëllim zbulimin e një laptopi të ri në fillim të kësaj jave.

Megjithatë, zyrtari Richard Yu, tha për CNBC se ishte “nuk kishte mundësi për të furnizuar me PC”.

Ai tha se mund të ketë nevojë që vetë produkti të largohet.

“Varet për sa kohë do të jetë Entity List” shkroi ai.

Kjo i referohet një liste të palëve të huaja që Departamenti Amerikan i Tregtisë ka gjykuar se përbëjnë kërcënim të mundshëm kombëtar ose të politikës së jashtme.

Në mënyrë të veçantë, Huawei akuzohet se ka kryer mashtrime bankare për të shmangur sanksionet e Iranit dhe pengimin e drejtësisë, midis shkeljeve të tjera.

Google godet Huawei’n

Periskopi.com Tech & Auto

Google ka ndaluar krijuesin e telefonit Huawei nga disa përditësime në sistemin operativ Android, duke i dhënë një goditje firmës kineze.

Dizajni i ri i telefonave inteligjentë Huawei do të humbasi akses në disa aplikacione të Google.

Ky veprim vjen pasi administrata Trump shtoi Huawei në një listë të kompanive që firmat amerikane nuk mund të tregtojnë nëse nuk kanë licencë.

Në një deklaratë, Google tha se ishte “në përputhje me rendin dhe shqyrtimin e implikimeve”.

Huawei nuk pranoi të komentojë.

 

Theresa May nën presion pas rrjedhjes së informacionit për Huawei

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja britanike Theresa May shpresoi se shkarkimi i sekretarit të saj të Mbrojtjes për shkak të informacionit të rrjedhë në media, do të ndikojë që të pushojë skandali qeveritar për Huawei.

Por duket se vetëm një tjetër stuhi politike është lëshuar për kryeministren britanike, ku anëtarët e partisë së saj e vënë në pyetje vendimin e saj.

May, e cila vazhdon punën pavarësisht se dështoi të bindë parlamentin të pranojë planet për daljen e Britanisë nga BE, shkarkoi dje sekretarin e mbrojtjes Gavin Williamson për shkak të rrjedhjes së informacionit për firmën kineze Huawei nga një takim i Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Kabinetit (NSC), i cili diskuton strategjinë e inteligjencës dhe të mbrojtjes.

Williamson ka vazhduar të hedhë poshtë akuzat, duke thënë se ai është “gjykuar nga një gjykatë kangurësh”, por May e konsideron çështjen të mbyllur.

Sipas informacionit, së pari i raportuar në gazetën Telegraph, thuhet se Britania do të lejonte Huawei për të pasur një rol në ndërtimin e pjesëve të rrjetit të vet 5G, duke e vendosur Londrën në kundërshtim me Uashingtonin, i cili kërkon që aleatët të ndalojnë firmën kineze nga brezat e ardhshëm të teknologjisë së komunikimit.

Williamson ishte një aleat i rëndësishëm politik për May, ndërsa luftoi për të drejtuar Britaninë nëpërmjet Brexit, pa një shumicë në parlament dhe pa konsensus të qartë për mënyrën më të mirë për të braktisur Bashkimin Evropian.

Kryeministrja britanike njoftoi në mars se do të largohej nëse parlamenti do të pranonte marrëveshjen e saj Brexit.

Rrjedhja e informacionit mbi Huawei ka ngritur dyshime për aftësinë e May për të mbajtur në kontroll ministrat e saj dhe për të qeverisur në mënyrë efektive.

Ndryshe, disa nga ministrat e lartë të kabinetit janë kandidatë të lartë për të zëvendësuar May. Supozohet se rrjedhja e informacionit kishte për qëllim t’u jepte rivalëve një shans për të portretizuar veten më të fortë se May lidhur me çështjet e sigurisë.

 

Huawei nxit njerëzit të blejnë telefonë të rinj

Periskopi.com Tech & Auto

Përkundër problemeve me ShBA-të, kompania e telefonave, Huawei nuk ka të ndalur

Ditën e djeshme ata publikuan shitje të forta të smartfonëve dhe rritje me 19.5% të të ardhurave vjetore në 2018-ën.

Për herë të parë kompania theu rekordin e 100 miliardë dollarëve të ardhura. Fitimi u rrit me 25% në afro 9 miliardë dollarë.

Ndërsa kërkesa e dobët për smartfonë në Kinë ka dëmtuar fitimet e Apple dhe Samsung, Huawei po shkëlqen falë serive P dhe Mate.

Në terësi biznesi i smartfonëve u rrit me 45% ku tregu Kinez udhëheq. Ky biznesi zuri 52 miliardë dollarë të ardhura, pothuajse gjysmën e të ardhurave totale prej 107 miliardë dollarë.

Por jo i gjithë raporti ishte pozitiv. Biznesi i pajisjeve të telekomunikacionit për herë të parë ra me 1.3% për shkak të presionit Amerikan për të ndaluar aleatët nga blerja e teknologjisë 5G të kompanisë.

Australia ka marrë masa për këtë dhe Britani mundet ti bashkohet. Në SHBA Huawei përballet me akuza kriminale që nga vjedhjet e teknologjisë së kompanive Amerikane deri tek shkelja e sanksioneve ndaj Iranit.

Huawei mohon secilën prej tyre. Sot bosi i Huawei Guo Ping tha se suksesin i kompanisë e nxjerrë qeverinë Amerikane me një sjellje prej humbësi.

 

Huawei sjell modelin e ri me kamerën periskop

Periskopi.com Tech & Auto

Brenda pak javësh, Huawei do të prezantojë zyrtarisht telefonin e ri premium – Huawei P30 Pro.

Tani nënkryetari i marketingut global të kompanisë kineze ka konfirmuar disa detaje rreth pajisjes, duke përfshirë kamerën me zmadhim të thellë në pajisjen.

Clement Wong në një intervistë me Android Central, konfirmoi disa thashetheme që u shfaqën në telefon.

Konfirmimi i parë erdhi për kamerën, e cila do të zbatohet në stilin e periskop dhe do të jetë sensori i tretë në modelin P30 Pro.

Është konfirmuar se kamera do të ketë aftësi super zoom, por nuk theksohet se cilat nivele do të mbulojnë.

Pajisjet e mëparshme Huawei kanë arritur zmadhimin 5x me ndihmën e një sistemi hibrid, dhe thashethemet sugjerojnë se P30 Pro do të ofrojë një zmadhim 10x. Detajet konkrete, së bashku me tiparet e plota të telefonit Huawei P30 Pro, do të bëhen të ditura më 26 mars.

SHBA akuzon kompaninë “Huawei” për mashtrime bankare dhe vjedhje të teknologjisë

Periskopi.com Lajme

Ministria e drejtësisë së ShBA ka ngritur aktakuzë kundër gjigantit teknologjik kinez Huawei dhe drejtoreshës financiare të kësaj kompanie, Meng Wanzhou.

Ndërkaq, “Huawei” sot në mëngjes i ka hedhur poshtë akuzat, duke mohuar vjedhjen e teknologjisë dhe shkeljen e sanksioneve kundër Iranit, transmeton Insajderi.

“Kompania mohon se ka kryer shkeljet e pretenduara të ligjeve të SHBA… dhe nuk është në dijeni se zonja Meng ka kryer çfarëdo parregullsie, si dhe është e bindur se edhe gjykatat amerikane do të vijnë në përfundim të njëjtë”, është thënë në kompani.

Akuzat kanë të bëjnë në mashtrime bankare, pengim të drejtësisë dhe vjedhje të teknologjisë. Aktakuza i ka 13 pika.

Arrestimi i Meng, vajzës së themeluesit të gjigantit kinez, në aeroportin e Vankuverit më 1 dhjetor 2018 i ka çrregulluar seriozisht marrëdhëniet e Kanadasë me Kinën. /Periskopi/

Gjiganti kinez i teknologjisë në gjyq me amerikanët

Periskopi.com Tech & Auto

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur 13 akuza kundër gjigantit të teknologjisë kineze Huawei dhe zyrtarit të saj financiar, Meng Whazou.
Ndër akuzat janë ato për mashtrim bankar, pengim i drejtësisë dhe vjedhja e teknologjisë nga kompania amerikane T Mobile.

Meng u arrestua në Kanada muajin e kaluar në një kërkesë të SHBA.

Rasti ka tensionuar marrëdhëniet midis Kinës, Kanadasë dhe SHBA. /Express

​ “Huawei” pushon nga puna punonjësin e arrestuar për spiunazh

Periskopi.com Tech & Auto

Gjiganti kinez i telekomunikacionit, Huawei njoftoi se ka pushuar punonjësin e saj të arrestuar në Polonia për spiunazh, në një komunikatë të cituar sot nga “Global Times”, një medie shtetërore.

“Wang Weijing, që punon në territorin polak, u pushua menjëherë sepse ky incident ka pasur efekte negative në reputacionin botëror të Huawei”, sipas komunikatës së kësaj kompanie që është vënë në shënjestër në shumë shtete.

Një sipërmarrës kinez dhe një polak që punonin për kompaninë “Huawei”, të cilët dyshohen për spiunazh, u ndaluan nga Shërbimet polake të Sigurisë së Brendshme ABW, njoftoi dje një përgjegjës i lartë i këtyre shërbimeve.