Galatasaray e kërkon Shaqirin në huazim

Periskopi.com Sporti

Futbollisti shqiptar nuk po luan rregullisht në ekipin nga Anfield.

Xherdan Shaqiri i është bashkuar Liverpoolit këtë verë nga Stoke City për 12 milionë funte, por ai të shumtën e rasteve ka qenë zgjedhje e dytë e trajnerit Jurgen Klopp.

Shaqiri ka zhvilluar disa ndeshje të mira me The Reds në ato pak minuta që i është dhënë rasti të luante.

Për ta nxjerrë nga kjo situatë e pakëndshme ka menduar klubi turk Galatasaray që i ka ofruar Shaqirit të transferohet në Stamboll.

Galata e dëshiron futbollistin me prejardhje nga Zhegra, në huazim gjatë afatit kalimtar të janarit me të drejt blerjeje në fund të stinorit.