Tag: Hugo Santillan

Kërkesë serioze që të ndalohet boksi si sport pas dy vdekjeve tragjike brenda dy ditëve
Organizata që merret me lëndimet në tru, “Headway” përsëri ka bërë kërkesë që të ndalet ushtrimi i sportit të boksit pas vdekjes boksierit rus Maxim Dadashev, të martën, dhe boksierit argjentinas, Hugo Santillan, të enjten.
Dadashev vdiq pas lëndimeve të pësuara në tru në meçin e peshave të lehta kundër Subriel Matiasit në Shtetet e Bashkuara.
Të enjten paradite u publikua komunikata e “Headway” u u kërkua me ngulm ndalimi i ushtrimit të boksit si sport.
Vetëm disa morë më vonë, u konfirmua vdekja e boksierit të dytë.
Argjentinasi, Hugo Santillan, i cili ishte vetëm 23-vjeçar, tragjikisht kolapsoi në ring të shtunën gjatë një meçi dhe menjëherë u dërgua në spital me emërgjencë, por nuk arriti t’i mbijetojë gjakderdhjes në tru.
“Headway” ka reaguar përsëri, duke shkruar: “Vetëm disa ditë pas vdekjes së Maxim Dadashevit, ‘Headway’ është përsëri shumë e trishtuar nga vdekja e një tjetër boksieri.
“Argjentinasi Hugo Santillan vdiq sot pas lëndimeve të marra në një meç të shtunën. Mendimet tona janë me familjarët dhe shokët e tij.
“Ka ardhur koha që të ndalohet boksi.” /Periskopi.com/