Huliganët e Liverpoolit sulmojnë njerëzit në Barcelonë – Reagon klubi

Periskopi.com Sporti

Klubi i futbollit me emrin Liverpool nga Anglia ka reaguar pas sjelljes skandaloze të tifozëve në rrugët dhe sokaqet e Barcelonës në Spanjë gjatë mëngjesit të sotëm.

Ata që njihen ndryshe edhe si ‘Të Kuqtë’ [pa ndonjë lidhje me familjet Kuçi apo Kuqi në Kosovë] do të luajnë ndeshjen e parë të gjysmëfinales së dytë të Champions League në stadiumin e madh që zë 105 mijë vetë sonte në mbrëmje.

Në dy video të ndara që dolën në mediat sociale të një njeriu që i gjuante njerëzit në fontanë, ndërsa një grup njerëzish tjerë qeshnin e përqeshnin barcelonasit e sulmuar, transmeton nga BBC, Periskopi.

Klubi në fjalë ka thënë se po punon me Policinë e Merseyside për t’i identifikuar dhe dënuar ata që ishin të përfshirë në këto sulme.

Në dy videot që po bëjnë namin në rrjetet sociale të Internetit, shihen sjellje katastrofale nga tifozët e këtij klubi që sonte mund të fundoset nga lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi.

Gjashtë burra u arrestuan nga Policia Spanjolle dje për një incident tjetër që nuk kishte të bënte me rastet në fjalë. /Periskopi

Huliganizmi problem i madh në Angli, tjetër përleshje mes tifozëve (FOTO)

Periskopi.com Sporti

Huliganizmi vazhdon të mbetet një problem tejet i madh në Angli.

Pas asaj përplasje mes tifozëve të Milwall dhe Everton javë më parë, një tjetër përleshje ka ndodhur dje në Championship.

Ishte duke u zhvilluar ndeshja mes Bristol Cityt dhe Swanseas, ekip ku luan edhe ylli kosovar Bersant Celina, kur rreth minutës së 20′ tifozët e ekipit mysafir u futën në fushë, transmeton Periskopi.

Kundërpërgjigja e vendasve erdhi shpejt dhe filloi një përleshje e madhe.

Policia e Avon dhe Somerset kanë konfirmuar se deri tani kanë arrestuar një person, ndërsa hetimet paraprake janë duke u zhvilluar.

Përndryshe, Bristol City fitoi me rezultat 2-0, kurse Celina luajti 90 minuta. /Periskopi