Humbin jetën gjashtë persona nga përmbysjet në Francë

Periskopi.com Lajme

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën gjatë javës së kaluar nga përmbysjet që kanë goditur pjesën juglindore të Francës.

Viktima e fundit është një pastor që ishte mundur me veturën e tij të kalojë përmes një rruge të mbushur me ujë, ku trupin e tij të pajetë e kanë gjetur katër kilometra larg vendi ku ka humbur jetën, transmeton Telegrafi.

Të shtunën mediat franceze kanë raportuar për rritjen e nivelit të liqeneve që kanë dalë nga shtrati si rezultat i të reshurave të mëdha të shiut, duke bërë kështu që qindra shtëpi të mbulohen nga uji.

Tre persona nga Siguria Civile që ishin nisur me helikopter drejt zonave të përmbysura, kanë gjetur vdekjes si rezultat i erërave të forta që po mbizotërojnë në Marsejë.

Dy 17-vjeçare humbin jetën pasi vetura rrëshqet nga rruga

Periskopi.com Lajme

Një aksident rrugor ka ndodhur në Bërzhitë afër Tiranës ku si pasojë humbën jetën dy 17-vjeçare.

Mësohet se në aksin e vjetër rrugor, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç,  si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga.

Për pasojë  kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret  në automjet,  D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit  F. SH së bashku me dy udhëtarët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Pas stuhisë në Greqi humbin jetën 6 turistë, dy prej tyre janë fëmijë

Periskopi.com Lajme

Këto janë imazhet tronditëse të asaj që ndodhi në Halkidiki të Greqisë, katastrofë e shkaktar nga moti i keq që vrau gjashtë persona dhe plagosi njëqind të tjerë.

Të vdekurit janë të gjithë turistë: Dy çekë në një kamping, një rumune 54 vjeçe me djalin e saj 8 vjeçar dhe një rus 39-vjeç me djalin e tij 2-vjeçar.

 

 

Brenda pak minutash nuk mbeti asgjë më këmbë nga erërat e egërsuara që përfshinë rajonin. Dëshmitarë thanë se u formuan edhe tornado.

Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile dhe Rajoni i Maqedonisë Qendrore kanë ngritur në gatishmëri të gjitha shërbimet.

Në informacionin e dhënë nga Ministri i Mbrojtjes Qytetare, Mihalis Chrisochoidis pas takimit emergjent në zonë, thuhet: “Mjetet e emergjencës civile kanë punuar me vetëmohim që nga momenti i parë që ishin njoftuar për ofrimin e ngjarjeve ekstreme të motit. 150 persona, 55 automjete zjarrfikëse, 40 makina të qarkut dhe 100 persona janë në veprim.

43 persona humbën jetën për gjashtë muaj nga aksidentet në rrugët e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Vdekjet aksidentale në Kosovë më të shpeshtat janë ato që ndodhin në komunikacion.

Shpejtësia, mos-respektimi i shenjave, vozitja i dehur, përdorimi i telefonit e gjendja e rrugëve, konsiderohen si arsyet më të shpeshta të aksidenteve që ndodhin në rrugë, shkruan lajmi.net.

Ditëve të fundit pasur edhe vdekjen tragjike të dy të rinjve në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku në tentim për t’i kaluar korsitë – dy të rinj ranë në humnerë duke humbur jetën.

Statistikat e Policisë së Kosovës, megjithatë tregojnë një rënie të rasteve të vdekjeve në trafik për vitin 2019 krahasuar me vitin 2018.

Në periudhën Janar – Qershor të vitit të kaluar, në Kosovë kishin ndodhur 41 aksidente me fatalitet prej të cilave 52 persona kishin vdekur.

Në të njëjtën periudhë për këtë vit, janë shkaktuar 37 aksidente fatale në të cilat kanë humbur jetën 53 persona.

Ndërkohë, aksidente me lëndime në periudhën Janar – Qershor ishin saktësisht 2840 në raste të të cilat ishin lënduar 5629 persona, ndërsa në të njëjtën periudhë të këtij viti janë shkaktuar 2462 aksidente me lendime ku lendime kanë pësuar 4682 persona.

Ndërsa marrë në total, aksidente gjatë vitit të kaluar në periudhën gjashtë mujore Janar – Qershor kanë ndodhur 7003, ndërsa periudhën e njëjtë të këtij viti 6520.

Rritja e vetme gjatë këtij viti është ajo e tiketave të shqiptuara – gjë e cila edhe mund të ketë ndikuar në uljen e numrit të vdekjeve në komunikacion.

Gjatë vitit të kaluar për periudhën gjashtë mujore janë shqiptuar 184801 tiketa trafiku, ndërsa në të njëtën periudhë gjatë këtij viti kanë shqiptuar 200441 tiketa trafiku.

 

Rrjedh gazi, humbin jetën dy të moshuarit në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Një çift të moshuarish humbën jetën nga një rrjedhje gazi në banesë. Ngjarja ndodhi në fshatin Gjergjan të Elbasanit, pas mesnate.

Viktimat, 65-vjeçari Shyqyri Lici dhe 61-vjeçarja Sabire Lici ishin vetëm në banesë, në momentin e tragjedisë.

Sipas policisë, dyshohet se kryefamiljari ka hapur bombolën e gazit, e më pas i ka vendosur flakën. Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake. Bashkëshortët dyshohet se kanë ndërruar jetë nga asfiksia, transmeton tch.

Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë, duke u futur nga dritarja, por ka qenë tepër vonë për dy të moshuarit.