Rita Ora takohet me Haradinajn, tregon se çfarë i dhuroi ai (Foto)

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me këngëtaren nga Kosova me famë botërore, Rita Orën, raporton Periskopi.

Për këtë njoftoi vetë Ora në profilin e saj në Instagram , ku ka bërë të ditur se nga kryeministri Kosovar ka pranuar si dhuratë simbolin e Prishtinës ‘Hyjnesha në Fron’.

Tutje, Ora ka thënë se është e nderuar dhe i përulet mbështetjes që merr nga vendi i saj, Kosova./Periskopi