Gucati i OVL-UÇK i sugjeron Kurtit ta mbajë premtimin për Gjykatën Speciale

Periskopi.com Lajme

Sfida e Albin Kurtit në qeverisje padyshim se do të jetë Gjykata Speciale.

Për këtë institucion, Kurti disa herë ishte deklaruar se do ta shfuqizojë si të tillë dhe nuk do ti dorëzonte ish-luftëtaret aty.

E një debat për këtë premtim të Kurtit po e zhvillojnë Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati dhe zyrtari i LVV-së, Avni Zogiani.

Kryetari i OVL-UÇK ka deklaruar se Kurti duhej ta mbaj premtimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

E kjo deklaratë  nuk i ka pëlqyer  zyrtarit të LVV-së, Avni Zogianit.

Ky i fundit përmes një postimi kishte thënë :” Gucati i kerkon Albinit shfuqizimin e Gjykates Speciale… me e pyet Gucatin per ke ke votue, jam i sigurte se, po qe i sinqerte, thote, per ata qe e kane sjelle Gjykaten Speciale! Po ikni atje!”, kishte shkruar ai në një postim në Facebook.

Kësaj i është përgjigjur kryetari i OVL-UÇK, Gucati duke thënë se mbajtja e premtimeve është obligim i secilit.

“Në mbrojtje të “babes” paska reagu Avni Zogiani nga Fushë Kosova dhe qenka përpjekë me ma mbyll gojën me faktin se për kend kam votu unë! Mbajtja e premtimeve është obligim i secilit e edhe i Albin Kurtit! Pavarësisht për kë kam votuar unë (këtë nuk e fshehi hiq, por kjo për çka po flas nuk ka aspak rëndësi).”, ka shkruar Gucati.

 

Iu vranë 5 vëllezër për një ditë, historia e dhimbshme e babait shqiptar që kishte 6 djem dhe i mbeti vetëm një

Periskopi.com Lajme

Deri në vitin 1999 i kishte gjashtë djem. Por në një ditë të kobshme prilli Idriz Dvoranit nga Tërsteniku i mbeti vetëm një djalë. Më i vogli Hajrizi që kishte 12 vjet

Pesë të mëdhenjtë iu vranë Hysni, Avni, Veli, Lumni dhe Haki Dvorani u vr.anë për një ditë më 30 prill të vitit 1999 në fshatin Vërbovc të komunës së Drenasit.

I zoti i shtëpisë ka vdekur para dy vitesh, por prapa ka lënë trashëgimtarin e vetëm Hajrizin i cili tashmë është është rritur, është martuar, ka krijuar familje dhe ka përtërirë emrat e dy nga vëllezërve, Hysniut dhe Avniut.Avni (Hajriz) Dvorani sot është 5 vjeç. Dhe babai i tij Hajrizi i flet për kujtimin që mban për pesë vëllezërit e tij që u vr.anë për një ditë. Më i madhi Hysniu ishte ushtar i UÇK-së.

Hajrizi që në atë kohë ishte 12 vjeçar kujton që para rënies, rrallë i shihte vëllezërit, meqë tregon se ata ishin të angazhuar në aktivitetet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai i mban në mend vetëm kur vinin natën në shtëpi që të merrnin bukë.

Vëllai më i madh i Hajrizit, Hysniu ishte 28 vjeç, ndërsa më i vogli që ra ishte 19 vjeç.

Dëshmori Hysni Dvorani, tregon Hajrizi, ishte inkuadruar qysh në fillim në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Por jo vetëm nga familja e Hajriz Dvoranit ka të vrarë Por ka edhe banorë të këtij fshati që i kanë mbijetuar masakrës dhe pushkatimit nga forcat serbe.

Xhaxhai i Hajrizit, Ismet Dvorani tregon se ishte bashkë me vëllain dhe pesë nipat deri kur u vranë të gjithë së bashku.

Përjetimet e banorëve të këtij fshati ishin të rënda, dhe sot dy dekada më vonë, dëshmitarët e gjallë flasim me të njëjtën ndjenjë sikur ngjarja të kishte ndodhur dje.

Edhe Ilir Dvorani kushëri i Hajriz Dvoranit tregon për atë ditë kur janë pushkatuar meshkujt me 30 prill. Këta dëshmitarë patën fatin e njëjtë me vëllezërit Dvorani në ato përjetime të rënda, por përfundimi nuk ishte i njëjtë për të gjithë.

Pesë vëllezërit e Hajriz Dvdoranit nuk dolën të gjallë nga lufta e fundit në Kosovë.

Dëshmori Hysni Dvorani pushon në varrezat e dëshmorëve në Morinë, tre prej tyre në varrezat e martirëve, ndërsa i pesti t pranë varrit të babait në varrezat e fshatit.

Hajri Dvorani thotë që i viziton shpesh varret dhe kujdeset për to. Aty i dërgon edhe djemtë, që mbajnë emrat e axhallarëve të tyre. Iu flet për secilin nga ta. Por ai nuk është i kënaqur me trajtimin që shteti ua bënë këtyre kategorive.

Hajrizi thotë se vëllau i tij Avni Dvorani ishte pjesë e UÇK-së, dhe i ka të gjitha dëshmitë për këtë, por që nuk gëzon një status të tillë, meqë i është refuzuar nga komisioni.

Hajrizi është i lidhur fort më kujtimin për vëllezërit e tij, thotë se ai, dhe prindërit, kanë pasur dëshirë që atyre të iu përtërihen emrat.

Ai thotë se fëmijët e tij një ditë do të dinë më shumë për historinë e familjarëve të tyre.