Pink i del në mbrojtje çiftit mbretëror

Periskopi.com Showbiz

Pink i ka dalë në mbrojtje dukeshës Meghan Markle dhe Princit Harry pas një serie titujsh medial për shkak të përdorimit nga ana e tyre të një avioni privat gjatë pushimit të fundit.

Këngëtarja 39-vjeçare shkroi në Twitter” “Jam e lumtur që shoh njerëz që i dalin në mbrojtje dukës dhe dukeshës së Sussex.

Mënyra se si njerëzit e trajtojnë atë është forma më publike e “ngacmimeve” që kam parë së fundmi. Është jashtë kontrollit.

Le të jemi të gjithë pak më të kulturuar. Le t’i tregojmë fëmijëve tanë që është “cool” të jesh me sjellje të mirë”.

Fytyra e parë publike që i doli në mbrojtje çiftit mbretëror ishte Elton John. Ata qëndruan në shtëpinë e tij në jug të Francës dhe Elton e sqaroi se në fakt ai ua siguroi aeroplanin privat.