Kujt po i thotë Tayna: Qysh e ke zemrën, Zoti ta bëftë jetën

Periskopi.com Showbiz

Tayna shpesh herë e ka dëshmuar se edhe përkundër angazhimeve të shumta, ajo një pjesë të kohës së saj ia kushton edhe librave.

Prandaj, reperja herë pas here sjell edhe thënie motivuese për adhuruesit e saj në rrjetet sociale.

Në një të tillë që ka bërë së fundi, ajo bëri një urim interesant teksa shkruan, “Qysh e ke zemrën, Zoti ta bëftë jetën.

Ndërsa, kujtojmë që Tayna pak ditë më parë lansoj projektin e ri “Sorry” në versionin audio.

NISMA-AKR-PD i drejtohet Kushtetueses, për votat e diasporës

Periskopi.com Lajme

Mijëra pako me fletvotime erdhën në Kosovë nga diaspora pas mbajtjes së zgjedhjeve me 6 tetor.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kishte marr vendim që të mos pranohen 4 mijë e 639 fletëvotime të diasporës.

Por, pas një ankese që Lëvizja Vetëvendosje bëri në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së, ato vota u pranuan dhe u futen në rezultatin përfundimtar.

Kundër pranimit të këtyre votave ishin deklaruar edhe zyrtarët e LDK-së dhe PDK-së në KQZ.

Kundër ishte edhe Nisma Socialdemokrate e cila edhe sot po vazhdon betejën që ato vota të përjashtohen nga rezultati përfundimtar.

Indeksonline ka arritur të sigurojë ankesën e koalicionit NISMA-AKR-PD e cila është dorëzuar në Gjykatës Kushtetuese e që konteston vendimin e Supremes.

Ankesa e cila shihet se është mirë e argumentuar, do të trajtohet nga gjyqtarët e kushtetueses por nuk dihet se kur do të merret vendimi.

Më poshtë gjeni ankesën e plotë të koalicionit NISMA-AKR-PD: