Përse fëmija i dytë është gjithmonë më i komplikuar se i pari?

Periskopi.com Zoya

Shkencëtarët kanë përgjigjen, “fajtorë” janë prindërit.

Studimi i paradokohshëm i cili ka tubuar mijëra familje nga Amerika dhe Danimarka, ka ardhur deri te rezultati që fëmija i dytë i lindur në familje sjell me vete sfida shumë më të mëdha.

Shkencëtarët shtojnë që fjala është për sfidën edhe më të madhe nëse ai fëmijë i dytë është djalë.

Shkencëtari Joseph Doyle, i cili ka udhëhequr studimin, thotë që është më se e sigurt që fëmija i dytë të ketë sjellje më problematike në krahasim me fëmijën e parë.

Dhe jo vetëm kjo, djemtë dytë të lindur për 20 – 40 për qind më vonë në jetë do të kenë problem me disiplinën në shkollë dhe me ligjin në krahasim me djemtë të cilët janë lindur të parët në familje.

Përfundimet e këtilla shpjegohen për shkak të mungesës së kujdesit të cilin prindërit ia ofrojnë fëmijës së dytë.

– Kemi gjetur mjaft dallime në tretmanin prindëror dhe kujdesin i cili i ofrohet fëmijës së dytë e që më vonë shprehen në delikuencën e fëmijës, thonë shkencëtarët.

Edhe para se të filloni të kujdeseni se si do të pengoni fëmijën e dytë, qe disa lajme të mira.

 

Kuvendi i Kosovës i dyti në rajon sa i përket transparencës

Periskopi.com Lajme

Open Data Kosovo prezantoi analizën e “Hapjes Parlamentare në Kosovë dhe në Rajon” duke analizuar transparencën, hapjen dhe llogaridhënien e fuqisë legjislative në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Analiza bazohet në Indeksin Vjetor të Hapjes Rajonale ku të gjitha institucionet publike janë pjesë e matjes. 117 indikatorë të ndarë në katër kategori matën hapjen institucionale.

Këto katër kategori janë: Qasja, Ndërgjegjësimi, Integriteti dhe Transparenca. Rezultati i vitit 2018 mbi hapjen parlamentare rendit Malin e Zi në vendin e parë me rezultatin 79%. Kosova zë vendin e dytë me rezultatin 73%, dhe Shqipëria renditet e treta me rezultatin 71% në Ballkanin Perëndimor.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se hapja në fushën e Transparencës u rrit në nivelin e të gjithë rajonit, me përjashtim të Parlamentit të Shqipërisë me 9% rënie nga viti 2017. Qasja për qytetarët, megjithatë, nuk ka pasur ndryshime, duke shënuar mesataren rajonale të 61% që nga viti 2016.

Kuvendi i Kosovës shënoi 80% në Ndërgjegjësimin duke siguruar vendin e dytë; 82% mbi Integritetin, duke ndarë vendin e dytë me Shqipërinë; 78% e Transparencës, e tejkaluar vetëm nga Mali i Zi; dhe 55% në Qasje. Rezultati i ulët për parimin e fundit hapi rrugën që kjo të jetë pika qendrore e diskutimit në panel, në përpjekje për të forcuar pikën më të dobët të parlamentit Kosovar.

Fjalimi hyrës u mbajt nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit i Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili theksoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit me shoqëri civile, dhe rritjes së komunikimit me qytetarë përmes të dhënave të hapura dhe krijimit të strukturave të nevojshme për të përkrahur këtë qasje. Ndërsa, Blerta Thaçi, Drejtoreshë në Open Data Kosovo, diskutoi për rëndësinë e të dhënave të hapura në institucionet publike në rrugëtimin e hapjes së mëtutjeshme institucionale. Më pas, një prezantim i Strategjisë për Komunikim dhe Informim u mbajt nga Musli Kranisiqi – Drejtori i Zyrës për Media dhe Marrëdhënie me Publikun Kuvendi i Kosovës.

Pas kësaj, koordinatorja e projektit “ActionSEE”, Blerina Ramaj, prezantoi rezultatet e analizës në lidhje me hapjen dhe qasjen e Parlamentit të Kosovës në krahasim me rajonin, e cila theksoi rëndësinë e perdorimit të teknologjisë në publikim të të dhënave dhe poashtu të promovojnë mekanizma të cilët rrisin pjesëmarrjen e qytetarëve që më pas do të bënin institucionet më të hapura dhe transparente.

Kjo analizë është e treta në llojin e saj dhe pjesë e projektit “Transparenca, Teknologjia dhe Hapja Institucionale në Rajonin e Evropës Juglindore” – ActionSEE, i implementuar në Ballkanin Perëndimor dhe financuar nga Bashkimi Evropian.