Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të gjithë ata persona që marrin kredi konsumuese deri në shumën 10,000 euro, të përfitojnë subvencionim të kredisë. Shuma e subvencionimit për secilin aplikues që kualifikohet është 10% e shumës totale të kredisë, deri në 300 euro.

“Të interesuarit për përfitim nga kjo masë fillimisht duhet të marrin kredinë në ndonjërën nga institucionet financiare të lincensuara në Kosovë, e pastaj të plotësojnë formularin për aplikim. Pas konfirmimit të saktësisë së aplikacionit, subvencioni paguhet në llogarinë bankare të kredimarrësit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Duke qenë se IBAS është i licensuar nga Banka Qendrore e Kosovës, kreditë që lëshohen nga ky institucion mund të subvencionohen nga Qeveria. Prandaj, mund të aplikoni për kredi në IBAS dhe pastaj të aplikoni për subvencionim të kredisë. Formularin për aplikim e gjeni në platformën eKosova, te rubrika “shërbimet”.

Nëse ju duhet ndihmë gjatë aplikimit, kontaktoni numrin 038600300!

Bëhu me Apple Watch apo fito shpërblime tjera, me pak klikime

Periskopi.com Lajme

A kishe dashtë me fitu një Apple Watch? Mos e le me t’ikë për pak!

Bëhu pjesë e lojës shpërblyese të IBAS dhe hyr në garë për të fituar këtë orë të mençur apo njërin nga 10 shpërblimet në vlerë prej 20 EUR!

​Për të marr pjesë në këtë lojë shpërblyese, ju duhet të:

  • Hapni llogarinë në IBAS (online) dhe vërtetoni identitetin
  • Pëlqeni faqen
  • Shpërndani postimin (postimi duhet të jetë publik)

​Për hapjen e llogarisë në IBAS, së pari duhet ta shkarkoni aplikacionin në:

App Store: https://apps.apple.com/us/app/ibas/id1512391343

Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.ibas.app

Nëse ju duhet ndihmë për hapjen e llogarisë, kontaktoni stafin e IBAS në rrjetet sociale apo në numrin 038600300.

Loja përfundon më 30 nëntor 2021.

Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit

Periskopi.com Lajme

Nëse keni nevojë të blini diçka, por nuk keni fonde të mjaftueshme dhe dëshironi të merrni një kredi përmes një procedure të lehtë e të shpejtë, atëherë institucioni i vetëm për ta bërë këtë është IBAS.

Institucioni financiar IBAS ka lancuar produktin më të ri të tij, atë të kredive për pagesa.

Procedura e aplikimit bëhet online përmes aplikacionit, i cili mund të shkarkohet në App Store dhe në Play Store. E shpejtë nuk është vetëm mënyra e aplikimit, i tillë është edhe shqyrtimi i kërkesës për kredi, procedurë kjo që kryhet brenda 5 minutave, pas kompletimit të dokumentacionit.

Ky produkt, si të gjitha produktet e IBAS, është ideuar i tillë për t’i plotësuar nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Pas hapjes së llogarisë dhe verifikimit të saj, ju mund të aplikoni për cilëndo nga llojet e kredive që ofron IBAS:

– Kredi çasti, deri në 200 Euro;

– Kredi për regjistrim të automjetit, deri në 700 euro;

– Kredi për kompjuter, deri në 1,000 Euro;

– Kredi për pushime, deri në 5,000 Euro;

– Kredi për automjet deri në 7,000 Euro;

– Kredi për pagesë deri në 10,000 Euro.

IBAS është institucion financiar i licensuar nga Banka Qendrore e Kosovës për emetimin e parasë elektronike, shërbimin e pagesave, transferit të parasë dhe kredive për pagesa. I pari dhe i vetmi i këtij lloji në Kosovë.

 

Trendet e pagesave kanë ndryshuar, kuptoni arsyet se pse nuk duhet te paguani me para të gatshme (cash)

Periskopi.com Lajme

Zhvillimit të teknologjisë nuk i kanë shpëtuar as format e realizimit të pagesave. Trendet e reja tregojnë se ato janë transformuar tërësisht, duke u shndërruar nga pagesa fizike në pagesa elektronike.

Ne ju rekomandojmë që pagesat elektronike t’i bëni me anë të aplikacionit të IBAS-it. Atë mund ta shkarkoni në App Store apo Play Store. Më poshtë gjeni disa arsye pse duhet të paguani në mënyrë elektronike:

 

Thjeshtësia në përdorim dhe përshtatshmëria

Teknologjia u ka mundësuar klientëve të kryejnë një pagesë online edhe pa përdorimin e kartelës fizike ose edhe në mungesë të kuletës fizike. Një kuletë të tillë virtuale e ofron edhe IBAS, në të cilën mund t’i depononi paratë tuaja me siguri maksimale.

Gjithashtu, aplikacionet që mundësojnë kryerjen e këtyre shërbimeve janë të thjeshta dhe të lehta për përdorim. Për çdo paqartësi ju mund të kontaktoni me kompaninë, apo edhe mund t’i vizitoni llogaritë e tyre në rrjete sociale, në mënyrë që të komunikoni më lehtë me ta. Për shembull mund të vizitoni ueb faqen edhe llogaritë e IBAS-it në rrjetet sociale, dhe të informoheni më shumë për mënyrën sesi duhet kryer pagesat online.

 

Kursimi i kohës 

​Studiuesja e marketingut, Kristen Graminga, në një artikull të saj thotë se pagesat online u ofrojnë klientëve më shumë kohë.

Pagesat online nuk eliminojnë vetëm kohën në transaksionet e bëra, por ato kursejnë edhe kohën e cila ju duhet ta shpenzoni për të udhëtuar për kryerjen e pagesave apo për të pritur në radhë.

Faturat e ujit, mbeturinave, faturat në Universitetin e Prishtinë e faturat tjera mund t’i paguani me IBAS kudo që të ndodheni.

 

Përfitime pa kosto

Njëra ndër arsyet tjera se pse preferohen pagesat online është edhe fakti se klientët përfitojnë shumë, ndërsa nuk shpenzojnë asgjë. Në një botë ku ka kaq pak gjëra falas, pagesat online u ofrojnë konsumatorëve një komoditet, pa u kërkuar asgjë në këmbim. Shkarkimi, krijimi i llogarisë si dhe mirëmbajtja e asaj llogarie në shumë platforma, sikurse në IBAS, është falas. Jo vetëm që nuk paguani asgjë, por ju mund që të fitoni bonuese, të cilat mund t’i shpenzoni për pagesa.

 I qasshëm kurdo dhe kudo 

Ndër përparësitë kryesore të platformave që mundësojnë kryerjen e pagesave në mënyrë elektronike është qasja e lehtë e tyre. Mjafton që ta shkarkoni në telefonin tuaj, pavarësisht llojit të tij, dhe mund ta përdorni në çdo kohë. Nuk ka rëndësi se ku jeni, në shtëpi, në punë, në qytet apo diku tjetër, e rëndësishme është që ta keni telefonin tuaj me vete në mënyrë që t’i kryeni pagesat e nevojshme. Platformë e tillë është edhe IBAS, të cilin mund ta shkarkoni në telefonin tuaj të mençur.

 

Kuptoni se cila është forma më inovative për realizimin e pagesave

Periskopi.com Lajme

21 Prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e Kreativitetit dhe Inovacionit, në të cilën organizohen aktivitete të ndryshme në më shumë se 46 vende të botës. 

Në këtë ditë po ju prezantojmë njërin nga produktet më inovative në vend, i cili po transformon sistemin financiar në vend. Ky aplikacion është IBAS-i, me të cilin mund të kryeni pagesa në dyqane, kafeteri, taxi, në institucione publike e në shumë biznese të tjera në cilën do kohë të ditës që dëshironi.

Aplikacionin mund ta shkarkoni në App Store apo edhe në Play Store. Pas shkarkimit ju duhet të hapni llogarinë tuaj dhe do t’ju transferohen 5 euro BONUS. Pastaj, mund të vazhdoni të realizoni pagesat tuaja. Madje, IBAS ju ofron edhe kredi deri në 10,000 euro.

Me produktet: eLlogaria; eKuleta; eTransferet; ePos; ePagesa dhe eKredi, IBAS-i bën që të gjitha shërbimet financiare të jenë në një vend. Karakteristikë tjetër është siguria e lartë që posedon kjo platformë e gjë që vërehet nga hapja e llogarisë e deri te përdorimi i tij. Dokumentet, fotografimi dhe të dhënat tjera që kërkohen janë me qëllim të identifikimit të aplikantit dhe sigurimit të llogarisë së tij.

Kjo ditë shënohet që nga viti 2002, për të inkurajuar të gjithë ata që e imagjinojnë një botë ndryshe dhe që duan të krijojnë zgjidhje për problemet shoqërore.

Të hënën është afati i fundit për tatimet dhe kontributet, por cila është mënyra më e lehtë për ekzekutimin e tyre?

Periskopi.com Lajme

Kryerja e pagesave për tatimet dhe kontributet shpeshherë del të jetë e mundimshme dhe e mërzitshme. Pronarët mundohen të gjejnë mënyrën më të lehtë për t’i paguar këto shërbime, sidomos kur bëhet fjalë për afrimin e afatit të fundit. E koha e fundit për ekzekutimin e pagesave është më 15 shkurt 2021.

Por, mos u brengosni nëse nuk gjeni kohën për t’i kryer këto obligime, sepse zhvillimi teknologjik ka bërë që të gjitha pagesat të kryhen në komoditetin më të madh. E kjo mundësi ka ardhur edhe në Kosovë, përmes platformës IBAS.

Pagesat tuaja mund t’i kryeni nga telefoni juaj shpejt dhe lehtë në çdo moment të ditës, pa procedura të gjata burokratike. Po ashtu me bonueset që ju ofron platforma, ju mund të paguani më lirë, sepse në momentin që hapni llogari në IBAS ju do të përfitoni 5 euro falas. Pra, duke paguar me IBAS përveç që kurseni kohë, ju kurseni edhe para.

Prandaj ne ju rekomandojmë që tatimet dhe kontributet, por edhe çdo pagesë tjetër ta bëni me IBAS, platformë e cila po transformon mënyrën e pagesave në Kosovë dhe jo vetëm.

A studioni në Universitetin e Prishtinës?

Periskopi.com Lajme

Nëse po dhe nëse keni për të paguar semestrin dimëror, bëjeni atë përmes IBAS dhe kualifikohu për të fituar një Samsung Note në lojën shpërblyese që do të mbahet më 27 shkurt 2021. Pra, në momentin që paguani semestrin dimëror me IBAS, ju automatikisht kualifikoheni për lojë shpërblyese.

Udhëzimi për pagesë përmes IBAS:

Krijoni dhe verifikoni llogarinë tuaj në IBAS;

Mbusheni kuletën tuaj virtuale me fonde nga llogaria juaj bankare apo edhe me të holla të gatshme në zyrat e IBAS;

Shtypni butonin “Faturat” dhe pastaj butonin “Universiteti i Prishtinës”;

Skanoni ose shkruani numrin e UNIREF;

Shkruani dhe konfirmoni shumën e pageses

IBAS, gjithandej

Periskopi.com Lajme

IBAS është institucion financiar, i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës për emetimin e parasë elektronike, shërbimin e pagesave dhe transferit të parasë dhe kredidhënies për pagesa. 

Kallxo.com merr vesh se për 4 muaj, prej se IBAS ka dalë në treg, mijëra qytetarë dhe qindra biznese kanë hapur llogari.

Zyrtarët e këtij institucioni tregojnë se tashmë klientët e IBAS kanë mundësinë e pagesave tek një numër i madh i industrive dhe agjentëve të tregut, nisur nga: mirëmbajtja e hapësirave publike, auto parkingjet në Prishtinë, derivatet, harxhi, dyqanet të tekstilit, teknologji, kafeteri e restorane, Ujësjellësi Prishtina, Ujësjellësi Hidromorava, Ujësjellësi Hidrodrini, Internet dhe TV për Kujtesa, të gjitha llojet e pagesave për institucionet publike, si Tatimi në Pronë, TVSh, Tatimi në Fitim, Kontributet Pensionale, pastaj Gjobat në Trafik, pagesat për Universitetin e Prishtinës e shumë e shumë pagesa tjera, krahas mundësisë së pranimit të të gjitha llojeve të pagesave për mallra dhe shërbime apo transferit të parasë, me të cilat mund të kryhen pagesa apo të tërheqen në llogari bankare apo tek IBAS.

Kujtojmë se IBAS mundëson hapjen e llogarisë nga distanca dhe se hapja e çdo llogarie në IBAS është pa pagesë, përfshi mirëmbajtjen.

Përveç kësaj, për secilën llogari të hapur e konfirmuar, IBAS shpërblen me 5 euro bonus.