Ibrahimoviq ka luajtur për shumë skuadra të mëdha, por tani zbulon se cilën e ka më shumë në zemër

Periskopi.com Sporti

Milani ndodhet në Los Angeles ku do të përballet në miqësoren e luksit përballë Manchester United.

Por Ibrahimovic shpesh herë ka shprehur dashurinë e tij të madhe dhe simpaninë për tifozët dhe klubin e Milanit.

Këtë herë “bomberi” suedez ka një mesazh për tifozët kuqezi.

“Përshëndetni të gjithë tifozët e Milanit, unë shpresoj se jeni mirë. Ju keni mbetur në zemrën time, më mungoni shumë. Fat i mbarë, unë jam gjithmonë me ju, një përshëndetje e madhe”, tha Ibrahimovic.

Suedezi ishte pjesë e Milanit gjatë viteve 2007-2009, kohë kur u shpall kampion i Italisë me “Rosonerët”.
Image result for ibrahimovic milan

Ibrahimovic ndez sfidën Suedi-Angli, ky është basti i çmendur i tij me Beckhamin (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Suedia luan me Anglinë të shtunën me fillim nga ora 16:00 në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës

Zlatan Ibrahimovic nuk u ftua nga Suedia, por ai vazhdon ta përkrahë kombëtaren për të cilën ka luajtur plotë 15 vite ku ka realizuar 116 paraqitje dhe ka shënuar 62 gola, shkruan Periskopi.

Ibrahimovic ia ka premtuar një darkë Beckhamit nëse Anglia e mposht Suedinë.

“Beckham, nëse Anglia fiton unë do t’ju qarosi me një darkë ku do në botë, por në qoftëse Suedia fiton, atëherë ju do të më bleni çfarë do që dua unë në IKEASverige, OK!”, ka shkruar Ibra në Twitter.

Kujtojmë që Ibra dhe Beckham kanë qenë bashkëlojtarë te skuadra franceze PSG. /Periskopi/