Agim Bahtiri paralajmëron luftë “nëse preket Mitrovica”

Periskopi.com Uncategorized

Kryetari i Mitrovicës Jugore Agim Bahtiri duke folur për peticionin për bashkimin e Mitrovicës ka thënë se nëse preket Mitrovica do të ketë luftë.

“Plani i Serbisë është që të vije deri te ura e Ibrit, po unë po ju garantoj që nëse preket Mitrovica do të ketë luftë të paparë”, ka deklaruar Bahtiri në akademinë përkujtimore të masakrës së 3 e 4 shkurtit të vitit 2000, raporton KTV, transmeton Koha.net.

Mitrovica kohë më parë ka nisur një peticion me të cilin synon që të bëjë bashkimin e dy komunave të Mitrovicës, në një./Periskopi

Agim Bahtiri viziton në QKUK zhytësin e lënduar

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, e ka vizituar në QKUK njërin prej katër zhytësve të lënduar sot në Liqenin Akumulues në Mitrovicë.

Bahtiri përmes profilit të tij në “Facebook”, ka njoftuar se porsa ka marrë vesh për lëndimin e zhytësit Avni Ahmeti është kthyer nga Maqedonia për ta vizituar në Emergjencën e QKUK-së.

Katër zhytës u lënduan sot gjatë një gare kërcimi në ujin e lumit Ibër në pjesën e Liqenit Akumulues.

Njëri nga 4 zhytësit e lënduar në Mitrovicë u dërgua në QKUK

Periskopi.com Lajme

Katër zhytës janë lënduar në garën e kërcyesve në Liqenin Akumulues në Mitrovicë sot.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti ka konfirmuar  se katër zhytës janë lënduar gjatë garës së kërcimeve në Liqenin e Mitrovicës.

Njëri ndër ta sipas Zahitit është dërguar në trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës derisa një tjetër është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Doktor Myftar Bajrani nga Qendra Klinike e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë ka treguar se zhytësit që janë dërguar fillimisht në QKMF kanë pasur lëndime të lehta.

Sipas informacioneve, njëri nga zhytësit ishte rrëmbyer nga uji në Liqe dhe kolegët e tij kishin hyrë në ujë për ta shpëtuar.

1 metër më i lartë, nesër betonohet muri në veri të Ibrit

Periskopi.com Lajme

Punimet që kanë filluar sot në pjesën veriore tek rreth rrotullimi në rrugën Kollashinska në Mitrovicë, pritet të përfundojnë nesër me betonimin e murit me mbi 70 centimetra më lartë se që ka qenë e paraparë.

Pak më parë KosovaPress ka njoftuar se në pjesën ku ka qene i ashtuquajtur “muri” në veri vërehet se janë duke u vendosur armatura me qëllim që te vendoset një beton pikërisht aty ku ka qenë muri më herët.

Punimet është duke i kryer firma Rade, pronar i së cilës është Rade Steviq, bashkëpunëtor i afërt i Millan Radojqiqit.

 

 

Punime të fshehta në murin e Ibrit

Periskopi.com Lajme

Vikendi po shfrytëzohet për betonim në urën e Ibrit, pasi që gjatë ditës së sotme kanë filluar punimet në pjesën veriore të urës së Ibrit në Mitrovicë.

Nga informatat që ka siguruar KosovaPress, bëhet e ditur se janë duke u vendosur armatura më qëllim të betonimit edhe për 70 centimetra më shumë se që ka qenë. Ndërsa kompania, e cila po kryen punimet është ajo e Rade Steviqit.

Siç dëshmon edhe fotoja, punishtja është mbyllur, duke e mbajtur fshehtë atë.

Përndryshe, ka më shumë se një vit kur përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Maja Kocijancic, ka thënë se do të jetë një shkallë që lidhë unazën me zonën e këmbësorëve.