E konfirmuar: Idriz Voca ndodhet në Turqi për teste mjekësore te ky klub, së shpejti zyrtarizimi

Periskopi.com Sporti

Klubi turk, MKE Ankaragucu, i ka siguruar shërbimet e futbollistit të Kosovës, Idriz Voca – njofton CNN Turk.

Futbollisti defensiv ka arritur në Ankara, ku fillimisht do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, para se ta nënshkruajë kontratën.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i klubit nga Superliga turke, Fatih Mert, në një postim në rrjetet sociale.

(Foto: Instagram/idriz_voca)

Ai i ka njoftuar tifozët e klubit se pas testeve të zakonshme mjekësore, lojtari shqiptar do t’i bashkohet ekipit të Ankaragucu.

23-vjeçari, i cili largohet nga FC Luzerni, pritet që gjatë kësaj jave ta mbyllë kontratën dhe të zyrtarizohet si lojtari ri i klubit turk.

Idriz Voca po kërkohet me ngulm nga Werder Bremeni

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi i Kosovës Idriz Voca, mund ta vazhdojë karrierën në Bundesligën e Gjermanisë te skuadra Werder Bremen.

Mesfushori kosovar po luan me sukses tek Lucerni, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2021 është bërë objektiv i Werder Bremenit, ku aktualisht luan Milot Rashica.

Lajmi konfirmohet nga mediet gjermane të cilat zbulojnë se Werderi e do ngulm futbollistin që luan si mesfushor defanziv.

Voca qe një kohë është pjesë e rregullt e “Dardanëve”, ndonëse mungoi në ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve ndaj Moldavisë dhe Greqisë.

Kombëtarja e Kosovës merr edhe një lajm të mirë, ja cili lojtar u lejua nga klubi të luaj kundër Moldavisë

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm të mirë para se të luajë kundër Moldavisë.

Gazetari kosovar, Arlind Sadiku, ka treguar se Idriz Voca ka marrë leje nga klubi që të udhëtojë në Itali për ndeshjen kundër Moldavisë.

Po ashtu, Sadiku ka treguar se zyrtarët e FFK-së janë në bisedime me klubin e Zurichut, për të lejuar Kolollin dhe Kryeziun të udhëtojnë për këto ndeshje.

Ylli i Kombëtares kosovare shënon gol fantastik nga distanca në Superligën e Zvicrës

Periskopi.com Sporti

Idriz Voca ka shënuar një gol të bukur për Luzernin

Luzerni është duke luajtur në udhëtim te Xamax në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 21-të në Superligën e Zvicrës.

Në minutën e 13-të mesfushori i Kombëtares së Kosovës pranon një top nga Margiotta dhe me një goditje të fortë e precize mposhti portierin e Xamax.

Ndryshe, Voca është njëri nga lojtarët kyç të Luzernit dhe në verë mund të largohet në drejtim të një klubi më të madh. 

Idriz Voca shënon eurogol në Zvicër

Periskopi.com Sporti

Ka nisur xhiro e 19-të në elitën e futbollit zviceran.

Në takimin që po zhvillohet, Zurich po luan baras 1-1 ndaj Luzernit, shkruan Gazeta Olle.

Schonbachler shënoi në minutën e 5-të për epërsinë e Zurich.

Kurse, golin e barazimit e shënoi mesfushori i Kosovës, Idriz Voca në minutën e 13-të.

Voca shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga jashtë zone.

Ylli i Kombëtares së Kosovës pranë kalimit në Galatasaray

Periskopi.com Lajme

Galatasaray është duke e vëzhguar mesfushorin e Kosovës, Idriz Vocën, dhe pritet t’i bëjë ofertë zyrtare Luzernit për transferimin e tij në këtë afat kalimtar të futbollistëve.

Voca mund t’i bashkohet shokut nga Kombëtarja e Kosovës, Vedat Muriqit – në Superligën e Turqisë – i cili luan për klubin rival të Galatasarayt, Fenerbahce, raporton Express.

Galatasaray, njëri prej klubeve më të vjetra dhe më të suksesshme turke, është duke punuar për ndryshime rrënjësore në skuadër dhe synimi i tij për ta arritur këtë është të sjellë lojtarë të rinj.

Mesfushori kosovar i Luzernit Voca – i cili është vetëm 22 vjeç – është synim parësor i klubit turk për t’i përmbushur qëllimet.

Voca ka kontratë me Luzernin deri në qershor të vitit 2021, prandaj klubi zviceran do të kërkojë të përfitojë nga shitja e tij këtë sezon, në mënyrë që të mos e humbasë kosovarin pa asnjë qindarkë verën e vitit të ardhshëm.

Mesfushori i lindur në Stans të Zvicrës i ka bërë 23 paraqitje në të gjitha garat për Luzernin këtë sezon, duke e realizuar një gol. /Gazeta Express/

Ylli i Kosovës pëfshihet në formacionin e javës në Zvicër pas paraqitjes brilante në fundjavë

Periskopi.com Sporti

Ylli i Luzernit dhe Kombëtares së Kosovës në futboll, Idriz Voca është përfshirë në formacionin e javës së Superligës Zvicërane.

Mesfushori “Dardan” ishte brilant në mesfushë, derisa luajti rol kyç në fitoren e Luzernit me rezultat 3-1 kundër Sionit, raporton Periskopi.

Andaj, nuk është fare me befasi përfshirja e tij në 11-shen e javës në Zvicër.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Vazhdon ngritja e frikshme e Kosovës: Dy futbollistëve të Kombëtares u rritet dukshëm çmimi në treg

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon me rritje të fuqishme në pothuajse çdo aspekt.

Si në performanca, ashtu edhe në organizim dhe poashtu edhe në ngritje të nivelit të kualitetit, raporton Periskopi.

E kjo e fundit nënvizohet më së miri edhe nga rritja e çmimeve në tregun e transferimeve.

Pas Vedat Muriqit dhe Milot Rashica, dy futbollistëve të tjerë u është rritur çmimi i blerjes në tregun e transferimeve.

“Transfermarkt” tani e vlerëson Amir Rrahmanin të kushtojë 3 milionë euro, që është ngritje e dukshme nga 1.5 milion sa kushtonte deri tani.

Ngritje ka marrë edhe Idriz Voca, i cili nga 3 milionë tani kushton katër milionë. /Periskopi.com/

E pabesueshme: Idrizi i Kosovës afër kalimit në Serie A

Periskopi.com Sporti

Sassuolo, ekipi i fuqishëm nga Serie A që ka arritur suksese të mëdha viteve të fundit, ka shitur qendërmesfushorin Stefano Sensi te ekipi i Antonio Contes, Inter.

Tashmë, siç shkruan CanaleSassuolo, si zëvendësues për Sensin ekipi zi-gjelbër po e kërkon kosovarin që luan për Luzerni, Idriz Vocën.

Idrizi ynë deri tash ka luajtur 4 herë për kombëtaren e Kosovës në kategorinë e të rriturve dhe 3 herë për U-21shat.

Në Luzern ai ka luajtur plot 20 herë. Ai mund të luajë si mesfushor krijues por edhe si qendër-mesfushor. /Periskopi

Hapet tregu i transfereve: Lojtarët e Kosovës të kërkuar nga e gjithë Evropa (Lista)

Periskopi.com Sporti

Vera po afron dhe shumë prej lojtarëve të Kosovës tashmë janë në listën e dëshirave të shumë prej skuadrave të mëdha evropiane. Me ardhjen e Florent Hadërgjonajt, Kosova u rrit në tregun e transferimeve për 7 milionë Euro, dhe me largimin e ekipit të tij, Huddersfield Townit nga Premier Liga, edhe ai mund të ndërrojë ekipin.

Më i përfoluri aktualisht është Vedat Muriqi i cili pritet të kalojë nga Rizespori te gjiganti turk, Fenerbahçe. Aktualisht Muriqi ka shënuar 17 gola në Superligën e Turqisë duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë. Vlera e 25 vjeçarit në treg është 1,5 milionë Euro, shkruan Periskopi.

Kësisoj, po e nisim me lojtarët tanë filluar nga lojtarët më të lirë në treg.

Visar Bekaj | Vlera është 200 mijë Euro | Luan për Prishtinën | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Ndonjë nga ekipet e Superligës së Shqipërisë | I kontaktuar nga Periskopi ai ka thënë se deri më 30 qershor të mbetet te nënkampioni i Kosovës | Sezon mesatar 6/10 | 

Ylldren Ibrahimaj I Vlera është 300 mijë Euro | Luan për Viking [Norvegji, kategoria I] |23 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Stromgodset [Norvegji, kategoria I] | Sezon mbimesatar 7.5/10 |

Anel Rashkaj | Vlera është 300 mijë Euro | Luan për Eskilstunan [Suedi, Kategoria II – E promovuar në Kategoria I] | 29 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojëSezon nënmesatar 5.5/10 |

Florent Hasani | Vlera është 400 mijë Euro | Luan për Diosgyorin [Hungari, Kategoria I] | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; |Sezon mbimesatar 7/10 |

Valon Berisha | Vlera e tij është 7,5 milionë Euro | Luan për Lazion në Itali | 26 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Red Bull Salzburg, Cagliari, Bologna; | Sezon i dobët 4.5/10 |

Hekuran Kryeziu | Vlera është 1,75 milionë Euro | Luan për Zurichun në Zvicër | 26 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; |Sezon mbimesatar 7/10 |

Fidan Aliti | Vlera është 400 mijë Euro | Luan për Kalmarin në Suedi | 25 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; | Sezon mesatar 6.5/10 |

Herolind Shala | Vlera është 400 mijë Euro | Luan për Valerengan në Norvegji | 27 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; | Sezon mesatar 6/10 | 

Samir Ujkani | Vlera është 400 mijë Euro | Luan për Rizesporin në Turqi | 30 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Livorno, Salernitana; Sezon tepër i dobët 1,5/10 | 

Atdhe Nuhiu | Vlera është 500 mijë Euro | Luan për Sheffield Wednesday në Angli [Kategoria II] | 29 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Zurich; Sezon i dobët 4/10 | 

Elba Rashani | Vlera është 600 mijë Euro | Luan për Odd | 26 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë;Sezon nënmesatar 4.5/10 | 

Ibrahim Dresevic | Vlera është 700 mijë Euro | Luan për Heerenveen | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë;Sezon mbimesatar 6.5/10 | 

Besar Halimi | Vlera është 700 mijë Euro | Luan për Brondbyn në Danimarkë | 24 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; | Sezon mestar 4/10 | 

Mirlind Kryeziu | Vlera është 750 mijë Euro | Luan për Zurichun në Zvicër | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Young Boys;  Sezon mahnitës 8/10 |

Mërgim Vojvoda | Vlera është 850 mijë Euro | Luan për Mouscronin në Belgjikë | 24 vjeçar | I transferuar te Standard de Liege; Sezon mahnitës 8/10

Leart Paqarada | Vlera është 900 mijë Euro | Luan për Sandhausenin në Gjermani [Kategoria II] 24 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Union Berlin; Sezon mesatar 6/10;

Arijanet Muriq | Vlera është 1 milion Euro | Luan për Manchester Cityn | 20 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Preston North End; Wigan Athletic; Sezon mbimesatar 7/10;

Shkëlqim Demhasaj | Vlera është 1 milion Euro | Luan për Luzernin | 23 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Thun, St.Gallen; Sezon mbimesatar 7/10; 

Vedat Muriqi | Vlera është 1,25 milion Euro | Luan për Rizesporin | 25 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Fenerbahçe, Real Betis; Sezon mahnitës 9/10;

Edon Zhegrova | Vlera është 1,50 milion Euro | Luan për Baselin [i huazuar nga Genku] | 20 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Standard de Liege; Sezon i dobët 3/10;

Amir Rrahmani | Vlera është 1,50 milion Euro | Luan për Dinamo Zagrebin |25 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; Sezon mbimesatar 7.5/10;

Benjamin Kololli | Vlera është 2.75 milion Euro | Luan për Zurichun | 27 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Leeds United, Sheffield Wednesday, Bristol City; Sezon mahnitës 8/10;

Idriz Voca | Vlera është 3 milion Euro | Luan për Luzernin |22 vjeçar |  Transferimi i mundshëm: Basel, Hannover 96; Sezon mbimestar 7.5/10

Bersant Celina | Vlera është 3,5 milion Euro | Luan për Swansea Cityn | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Blackburn Rovers, Newcastle United; Sezon mesatar 6.5/10; 

Arbër Zeneli | Vlera është 6 milion Euro | Luan për Reims në Ligue 1 të Francës | 24 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; Sezon mesatar 6/10

Milot Rashica | Vlera është 7 milion Euro | Luan për Werder Bremenin | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Crystal Palace, Ajax, Borussia Monchengladbach, Lille; Sezon mahnitës 10/10

Florent Hadërgjonaj | Vlera është 7 milion Euro | Luan për Huddersfield Town | 24 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Fulham, Basel.  Sezon i dobët 3/10/Periskopi

Ylli i Kosovës përfshihet në formacionin e javës në Zvicër

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës do të fillojë grumbullimin me disa lojtarë që kanë treguar formë fantastike me skuadrat e tyre.

Ndër ta është edhe Idriz Voca, i cili së fundmi është ftuar nga përzgjedhësi, Bernard Challandes, derisa tani ka marrë një tjetër lajm të mirë, shkruan Periskopi.

Mesfushori i Luzernit tregoi paraqitje brilante në ndeshjen kundër Zurichut, dhe me plot meritë është përfshirë në 11-shen e javës, pasi ndihmoi skuadrën e tij të sigurojë një fitore 3-0, të mërkurën.

Përndryshe, në këtë përballje Voca u ndëshkua me të verdhë në minutën e 91-të.

Shikoni formacionin e plotë në foton e mëposhtme. /Periskopi.com/