​Reagimet ndaj rastit ‘Pronto’, IKD i quan ndërhyrje të politikës në gjyqësor

Periskopi.com Lajme

Një ndërhyrje e tillë në pavarësinë e gjyqësorit, po shpërfaqet sot, me rastin e shpalljes së aktgjykimit në rastin e njohur si Pronto. Këtë qasje të politikanëve, IKD e vlerëson të papranueshme dhe ndërhyrje të politikës në gjyqësor.

IKD rikujton se edhe në regjimet më diktatoriale, gjykatat janë munduar që të zhvillojnë procese gjyqësore dhe që të akuzuarit t’i dënojnë mbi bazën e provave dhe fakteve, duke siguruar procedurë të rregullt.

Praktika e sotme e reagimeve të politikanëve është e papranueshme, ku po shpërfaqen  kërkesa të politikanëve që të shqiptohen dënime përmes presionit publik.

IKD vlerëson se ky diskurs i politikanëve paraqet ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit dhe është tejet e rrezikshme, është shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe e gjithë personave apo zyrtarëve që e kanë sjellë  shtetin në këtë gjendje.

IKD vlerëson se është e papranueshme dhe e pakuptueshme se si këta politikanë nuk janë në gjendje ta kuptojnë rrjedhën e rastit Pronto dhe se cili po dëshmohet se ka qenë qëllimi final.

IKD pa e paragjykuar epilogun e këtij gjykimi, vazhdimisht ka kritikuar qasjen e Prokurorit të Shtetit, e cila ka qenë selektive në këtë rast në hetimin dhe ndjekjen e protagonistëve të aferës së përgjimeve Pronto. Prokurori i Shtetit është dëshmuar se ka pasur mungesë guximi për ta trajtuar këtë rast, në të cilin ka pasur ndërhyrje të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe i cili rast ka përfunduar me ngritjen e një aktakuze, në të cilën prokurorja nuk e ka propozuar asnjë dëshmitar që paraqet apsurd të llojit të vet.

Politikanët duhet ta kuptojne se janë politikanë dhe nuk janë OJQ, prandaj komentimet e tyre ndaj vendimeve gjyqësore duhet të ndalen përgjithmonë.

Raportet ndërkombëtare në vazhdimësi kanë kritikuar ndërhyrjet në drejtësi përmes komentimit të vendimeve gjyqësore nga ana e legjislativit dhe ekzekutivit. Është për keqardhje që kjo traditë po vazhdon edhe në legjislaturë e shtatë.  Një qasje e tillë e zbeh besimin e publikut dhe faktorit ndërkombëtar lidhur me qëllimin e drejtë për të pastruar sistemin e drejtësisë nga politika dhe grupet e interesit dhe promovimin e reformave të proklamuara gjatë fushatës elektorale të 6 tetor 2019.

 

IKD reagon për procesin e emërimit të kryeprokurorëve

Periskopi.com Lajme

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për integritetin e kontestuar të procesit të emërimit të kryeprokurorëve në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Sipas IKD, procesi i emërimit të kryeprokurorëve nuk i plotëson standardet e kërkuara për të siguruar një proces të emërimit të bazuar sipas meritokracisë, publicitetit, respektimit të procedurës së pavarur të ankesave që ndikon në mungesën e besimit të publikut për një proces të drejtë, pavarur dhe të paanshëm.

“Procesi i emërimit të kryeprokurorëve të PSRK dhe PTh në Prishtinë, është karakterizuar me mungesën e duhur të publicitetit dhe transparencës për publikun. Seancat e KPK-së lidhur me kundërshtimet e parashtruara nga ana e kandidatëve për kryeprokuror të dy prokurorive janë mbyllur për publikun, përderisa KPK nuk ka dhënë asnjë sqarim apo arsyetim me shkrim. Fatkeqësisht si Paneli Vlerësues ashtu dhe Komisioni për ri-shqyrtim nuk kanë arritur që detyrat dhe përgjegjësitë e tyre t’i përfundojnë në pajtim me frymën dhe qëllimin e Rregullores. Për më tepër, si rezultat i mos kuptimit të Rregullores së miratuar nga të njëjtit anëtarë të KPK-së, kandidatët për Kryeprokurorë kanë kaluar përmes procesit të vlerësimit dhe poentimit dy herë para Panelit Vlerësues, në bazë të kundërshtimeve të paraqitura nga kandidatët. Në bazë të rregullores, poentimi dhe vlerësimi i kandidatëve do të duhej të ishte mirë i arsyetuar dhe i bazuar, e që në praktikë kjo nuk ka ndodhur”, thuhet në komunikatë.

IKD kërkon që të shfrytëzohen të gjitha mjetet juridike nga palët në këtë proces që të ndjekin rrugët ligjore për të kthyer mundësinë e zhvillimit të një procesi me integritet për zgjedhjen e kryeprokurorëve në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

IKD: Sivjet asnjë aktakuzë e ngritur për korrupsion ndaj profilit të lartë

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Speciale edhe këtë vit vazhdon me trendin e ikjes në marrjen e përgjegjësive për trajtimin e rasteve të korrupsionit, pasi nga 1 janari 2019 e deri më 30 shtator 2019 nuk ka ngritur asnjë aktakuzë ndaj profilit të lartë për vepra penale korruptive.

Kështu u tha sot në tryezën me temën “Pandëshkueshmëria e korrupsionit”, organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it.

Në këtë tryezë u publikuan dy raporte të IKD-së, si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik të rasteve të korrupsionit dhe rasteve tjera në fushën penale në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, të cilat përmbajnë gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet për rritjen e efikasitetit të këtyre sistemeve në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe si të përmirësohet politika e dënimeve.

Hulumtuesja e IKD-së, Arrita Rezniqi duke prezantuar gjetjet e raportit “Dështimet speciale në luftimin e korrupsionit”, tha se Prokuroria Speciale edhe këtë vit vazhdon me trendin e ikjes në marrjen e përgjegjësive për trajtimin e rasteve të korrupsionit.

“Kjo Prokurori nga 1 janari 2019 e deri më 30 shtator 2019 nuk ka ngritur asnjë aktakuzë ndaj profilit të lartë për vepra penale korruptive. Karakteristikë tjetër e PSRK-së ndërlidhet me faktin se prokurorët në këtë prokurori nuk janë të profilizuar dhe specializuar në fusha të veçanta, përfshirë profilizimin në rastet e korrupsionit dhe krimeve ekonomike”, tha ajo.

Rezniqi bëri të ditur se politika ndëshkimore te rastet e korrupsionit ende mbetet sfidë dhe se sistemi gjyqësor ende nuk është në gjendje të zbatojë politika ndëshkimore në pajtim me Kodin Penal të Kosovës.

“Edhe gjatë kësaj periudhe raportuese numri më i madh i dënimeve të shqiptuara nga gjykatat janë dënime me kusht dhe me gjobë, pasuar nga dënimet me burgim. Sidoqoftë, viti 2019, në krahasim me vitet paraprake për herë të parë ka shënuar ngritje të numrit të dënimeve me burgim efektiv të shqiptuara nga gjykatat e Kosovës”, tha ajo.

Hulumtuesja Rezniqi po ashtu tha se viti 2019, ka vazhduar të karakterizohet me fenomenin e shtyrjes së numri të madh të seancave gjyqësore në rastet e korrupsionit dhe mungesën e transparencës dhe llogaridhënies publike nga sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial.

Ndërsa, hulumtuesi i IKD-së, Gzim Shala ka prezantuar gjetjet e raportit “Politika e dënimeve në Kosovë”, sipas të cilit Udhëzuesi për Politikën Ndëshkimore në Kosovë, i nxjerrë nga Gjykata Supreme e Kosovës më 15 shkurt 2018, nuk ka gjetur zbatim në praktikë, por ka mbetur një dokument në letër.

Hulumtimi dhe analizimi i 73 aktgjykimeve, të cilat hyjnë në kategori të ndryshme të veprave penale, e në të cilat gjykatat kanë vendosur me aktgjykime dënuese, sipas Shalës tregojnë dy dukuri.

“E para është se në sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës nuk kemi të bëjmë me një praktikë të uniformuar në parim, e cila më pastaj do të konkretizohej varësisht prej specifikave të një rasti. Dhe e dyta, se asnjë pjesë e udhëzuesit nuk është zbatuar në nivel të kënaqshëm, që ndryshe mund të përkthehet se udhëzuesi është pothuajse i pazbatuar në praktikë”, tha ai.

Shala tha se përpos arsyetimit, shabllone ka edhe te dënimi i shqiptuar, dhe veçanërisht te pjesa e korrupsionit, me arsyetimin se nga 34 dënime me burgim efektiv dhe me kusht në rastet e korrupsionit, plot 23 prej tyre janë dënime me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muajve.

“Sa i përket ashpërsisë së dënimeve, gjetjet tregojnë se nga të gjitha kategoritë që janë analizuar në këtë kapitull, politika më e butë ndëshkimore është tek rastet e korrupsionit. Madje, dënimet në rastet e korrupsionit kanë qenë më të buta se sa në rastet të cilat gjykohen në Departament të Përgjithshëm. Nga totali i dënimeve të shqiptuara në aktgjykimet e analizuara në këtë raport nga kapitulli i korrupsionit, gjykatat kanë shqiptuar gjithsej 14 aktgjykime me burgim efektiv. Por, prej këtyre 14 dënimeve me burgim efektiv, gjykatat 9 prej tyre i kanë shndërruar në dënim me gjobë, që nënkupton se kemi vetëm 5 aktgjykime me burgim efektiv, derisa 9 të tilla janë identifikuar në kapitullin e veprave penale të cilat gjykohen në Departamentin e Përgjithshëm”, tha Shala.

Ai ka shtuar se nga 25 aktgjykimet e analizuara për këto raste, gjykatat në vetëm një rast kanë shqiptuar edhe dënim plotësues, ndërsa këtë nuk e kanë bërë në 24 aktgjykime të tjera.

Drejtori i INL për Kosovë-Departamentit Amerikan të Shtetit, Shawn Waddoups tha se Ambasada amerikane do t’i mbështesë gjykatësit dhe prokurorët për të aplikuar Udhëzuesin për Politikë Ndëshkimore në mënyrë efikase. Ai gjithashtu ftoi të gjithë akterët e institucioneve të drejtësisë që të bashkëpunojnë për luftimin e korrupsionit dhe zbatimin e ligjit në Kosovë.

Ndërsa, kryesuesi i KGJK-së, Skënder Çoçaj, tha se ka progres në luftimin e korrupsionit, por nuk është i kënaqur me nivelin e këtij progresi, për çka ai kërkoi të punohet më shumë në këtë drejtim.

Duke folur për Udhëzuesit për Politikë Ndëshkimore, Çoçaj tha se është në fazën fillestare të implementimit dhe se sipas tij është duke u punuar në drejtim të zbatimit të këtij udhëzuesi në praktikë.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci tha se Udhëzuesi për Politikë Ndëshkimore nuk mund të bëhet i obligueshëm, por në bazë të tij mund të përmirësohet sistemi, derisa drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha institucionet e drejtësisë mund të bëjnë më shumë në luftimin e korrupsionit.

Lidhur me këtë temë ka pasur debat përmbajtësor edhe nga pjesëmarrësit në tryezë, ndër të cilët ishin kryetarët dhe kryeprokurorët e të gjitha niveleve të gjykatave dhe prokurorive, gjykatës, prokurorë, përfaqësues të institucioneve të pavarura, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe ambasadave të huaja në Kosovë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe mediat.

 

Gjykatat zvarritin lëndët civile, do të ju duhen plotë 132 vite për t’i zgjidhur ato

Periskopi.com Lajme

Gjykatat e Kosovës po vazhdojnë zvarritjen e lëndëve civile dhe nëse shkohet me këtë tempo ku për çdo gjashtë muaj, numri i lëndëve të pazgjidhura të cilat barten vit pas viti të ulet nga 166 lëndë, nënkupton se sistemit të drejtësisë do t’i duhet plotë 132 vite në zgjidhjen e lëndëve në çështjet civile.

Kështu u tha sot nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me raportin e publikuar “Drejtësia civile në Kosovë, Ligji vs Praktika”.

Në vitin 2016, gjykatat themelore kanë zgjidhur gjithsej 17,544 lëndë civile, ky numër ka rënë për 633 lëndë në vitin 2017, dhe për 143 lëndë të tjera në vitin 2018.

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj tha se janë monitoruar rreth 2 mijë seanca, për çka janë evidentuar zvarritjet e lëndëve.

“Karakteristikë tjetër e këtij raporti është drejtësia selektive, nuk trajtohen njëjtë qytetarët e thjeshtë për dallim nga ata që vijnë nga politika. Qytetari i Kosovës për të realizuar një të drejtë duhet të pres ndoshta deri në 10 vjet për të marrë drejtësinë nga gjykatat tona. Karakteristikë tjetër kemi rastin “ping-pong”, ku gjykata e apelit kthen në rigjykim në Gjykatën Themelore. Ky raport gjen se gjykatësit e Kosovës kanë bërë praktikë që normën e lëndëve të trajtuara mos ta arrijnë asnjëherë”, tha Miftaraj.

Hulumtuesi në IKD, Gëzim Shala në këtë konferencë tha se ka pasur zvarritje të lëndëve të trajtuara.

“Në vitin 2018 nuk e kanë arritur normën përcaktuese gjyqtarët, nga 329 lëndë të njëjtit kanë kryer 182 lëndë, përkatësish 147 lëndë më pak. Ata nuk e kanë arritur normën as në gjashtë mujorun e parë të vitit 2019, gjyqtarët mesatarisht kanë kryer 105 lëndë. Nëse shkohet me këtë tempo, përkatësisht që çdo gjashtë mujor, numri i lëndëve të pazgjidhura të cilat barten vit pas viti të ulet nga 166 lëndë nënkupton se sistemi i drejtësisë do t’i duhet plotë 132 vite në zgjidhjen e lëndëve në çështjet civile, që nënkupton diçka objektivisht të paarritshme”, tha Shala.

Gjykata Supreme, sipas tij, ka arritur një stabilitet me numër të lëndëve.

Sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës, që nga kohëzgjatja e trajtimit të një rasti nga parashtesimi u padisë deri në aktgjykim përfundimtar, është 1734 ditë. Megjithatë Shala thotë se kanë gjetur zgjedhje selektive në trajtimin e lëndëve.

Në bazë të rekomandimeve të IKD-së, sistemi gjyqësor duhet të angazhohet maksimalisht që lëndët civile të kryhen brenda një afati të arsyeshëm kohor.

Shqiponjë Gashi nga IKD tha se gjyqtarët duhet të ndalin praktikat e pezullimit të lëndëve pa bazë ligjore.

“KGJK të bëjë një analizë gjithëpërfshirëse të divizioneve civile me lëndë në mënyrë që të ketë mundësi të ndërmarrë hapa për stabilizimin e këtyre divizioneve, veçanërisht sa i përket lëndëve të cilat barten vit pas viti”, tha Gashi.

Sipas raportit nga IKD prokurorët në Kosovë kanë ngritur aktakuza edhe ndaj të vdekurve

Periskopi.com Lajme

Vetëm gjatë dy viteve të fundit është një numër i konsiderueshëm i rasteve kur prokurorët e shtetit kanë ngritur aktakuza nga personave të cilët kishin vdekur kohë më parë.

Ky është përfundimi i raportit “Prokurorët në Kosovë ngrisin aktakuza ndaj të vdekurve”, të Institutit të Kosovës për Drejtësi, raport i cili është publikuar gjatë ditës së sotme.

Në këtë raport thuhet se në gjykatë, prokurorët kishin dorëzuar aktakuza të ngritura kundër personave të vdekur. E që kjo, sipas raportit dëshmon se procedurat e hetimeve nga prokurorët në vendin tonë nuk kryhen në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara. Madje, thuhet se aktakuzat ngritën pa kryer hetime fare dhe as pa i dhënë mundësinë të dyshuarve që të deklarohen apo merren në pyetje lidhur me dyshimet e pretenduara në aktakuzë.

Në raport janë paraqitur 9 raste të shkeljes së ligjit në ngritjen e aktakuzave ndaj personave të vdekur,  ku prokurorët kishin ngritur aktakuza për shkak të veprës penale vjedhje e shërbimeve komunale. IKD në këtë raport bënë të ditur se aktakuza ishin ngritur 13 vjet pas vdekjes së të pandehurit.

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, tha se raporti është rezultat i monitorimit të seancave gjyqësore në dy vitet e fundit, ku nga ky monitorim ka rezultuar se është një numër i konsideruesh i aktakuzave të ngritura ndaj personave të vdekur.

“Raporti rezultat i monitorimit seancave gjyqësore në dy vitet e fundit, ku IKD ka monitoruar mbi mijë seanca gjyqësore në të gjitha gjykatat e Kosovës. Përmes analizës së rasteve produkt i monitorimit sistematik të seancave gjyqësore IKD ka gjetur se vetëm gjatë dy viteve të fundit ka pasur një numër të konsiderueshëm të rasteve kur prokurorët e shtetit ngrisin aktakuza ndaj personave të cilët kanë vdekur kohë me parë. Kjo është si rezultat i ngritjes së këtyre aktakuzave pa zhvilluar hetime fare dhe pa u marrë në pyetje asnjëherë të pandehurin që është edhe si kriter i përcaktuar me kodin e procedurës penale të Kosovës”, u shpreh ai.

Arrita Rezniqi nga IKD, tha se vetëm gjatë dy viteve të fundit ka pasur një numër të konsiderueshëm të rasteve ku në shqyrtim fillestar gjyqtarët janë detyruar që ta peshojnë procedurën, për shkak se të akuzuarit kanë qenë persona të vdekur.

Sipas saj, ata kanë qenë të vdekur edhe para ngritjes së aktakuzës, që i bie që në Gjykatë, prokurorët kanë dorëzuar aktakuza të ngritura kundër personave të vdekur.

Rezniqi u shpreh se kjo dshmon që procedura e hetimeve nga prokurorët në vendin tonë nuk kryhen në përputhje me standardet e kërkuara.

“Këto raste lidhen kryesisht me veprën penale vjedhja e shërbimeve komunale, të gjitha këto raste dëshmojnë faktin se këta persona janë përballur me aktakuza thjeshtë për faktin e vetëm se njehsori elektrik ka qenë i regjistruar në emrin e tyre, pa marrë parasysh kur thuhet se vepra penale është kryer në një kohë të caktuar ata kanë qenë veçse të vdekur në atë periudhë. Të pandehurve asnjëherë nuk iu është dhënë rasti që të deklarohen apo thjeshtë që ata të merren në pyetje për ato pretendime për të cilat thuhet në aktakuzë”, deklaroi ajo.

Ajo u shpreh se nëse do të kishte një hetim të mirëfilltë në rastet e identifikuara nga IKD në këtë raport në asnjë rast nuk do të vinte deri tek ngritja e aktakuzës.

Ndërkaq, Yll Zekaj nga IKD ka folur për pasojat që shkaktohen nga ngritja e aktakuzave të drejtpërdrejta, ku tha se dëshmohet që prokurorët nuk po zbatojnë parimet dhe standardet e garantuara me Kodin e Procedurës Penale me qëllim të realizimit të të drejtave të pandehurve në procedurën penale. Kjo sipas tij, shkakton cenimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Kemi pasoja edhe në buxhetin e shtetit kur e dimë se automatikisht në çdo rast të pushimit të procedurës nga ana e gjyqësorit, e që në këtë rast është e domosdoshme kur njëri prej të pandehurve gjendet që është i vdekur në procedurë dhe nuk mund të zhvillohet procedura. Atëherë me pushimin e procedurave dëmtohet drejtpërdrejtë edhe buxheti i shtetit. Përveç dëmtimit të buxhetit të shtetit kemi edhe pasoja të tjera që faktikisht kemi edhe uljen e reputacionit të gjyqësorit, pastaj mosbesimi e gjyqësorit nga ana e qytetarëve dhe dëmtimin e pasigurisë juridike të gjyqtarëve që është një prej elementeve kryesore që qytetarët sot janë plotësisht të pasigurt në aspektin juridik”, tha ai.

IKD ka publikuar edhe tri rekomandime ku bëhet ftesë që prokurorët të sigurohen që të mos cenojnë sigurinë juridike të qytetarëve të Kosovës dhe të zbatojnë në praktikë dispozitat ligjore që garantojnë të drejtat e të pandehurve në procedurë penale.

Rekomandim tjetër është që prokurorët t’i shmangen praktikës së krijuar për ngritjen e aktakuzave të drejtpërdrejta, pa zhvillimin e hetimeve dhe pa marrjen në pyetje të të pandehurve, duke u mjaftuar me përmbushjen e kriterit formal, atë të dënueshmërisë së veprës deri në tre vjet burgim.

IKD ka rekomanduar që gjykata t’ia kthejë në plotësim prokurorisë aktakuzat e tilla dhe në rast të mosplotësimit të të njëjtave, t’i hedhë ato si të parregullta.

IKD: Prokurorët në Kosovë ngrisin aktakuza ndaj të vdekurve

Periskopi.com Lajme

Vetëm gjatë dy viteve të fundit është një numër i konsiderueshëm i rasteve kur prokurorët e shtetit kanë ngritur aktakuza nga personave të cilët kishin vdekur kohë më parë.

Ky është përfundimi i raportit “Prokurorët në Kosovë ngrisin aktakuza ndaj të vdekurve”, të Institutit të Kosovës për Drejtësi, raport i cili është publikuar gjatë ditës së sotme.

Në këtë raport thuhet se në gjykatë, prokurorët kishin dorëzuar aktakuza të ngritura kundër personave të vdekur. E që kjo, sipas raportit dëshmon se procedurat e hetimeve nga prokurorët në vendin tonë nuk kryhen në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara. Madje, thuhet se aktakuzat ngritën pa kryer hetime fare dhe as pa i dhënë mundësinë të dyshuarve që të deklarohen apo merren në pyetje lidhur me dyshimet e pretenduara në aktakuzë.

Në raport janë paraqitur 9 raste të shkeljes së ligjit në ngritjen e aktakuzave ndaj personave të vdekur,  ku prokurorët kishin ngritur aktakuza për shkak të veprës penale vjedhje e shërbimeve komunale. IKD në këtë raport bënë të ditur se aktakuza ishin ngritur 13 vjet pas vdekjes së të pandehurit.

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, tha se raporti është rezultat i monitorimit të seancave gjyqësore në dy vitet e fundit, ku nga ky monitorim ka rezultuar se është një numër i konsideruesh i aktakuzave të ngritura ndaj personave të vdekur.

“Raporti rezultat i monitorimit seancave gjyqësore në dy vitet e fundit, ku IKD ka monitoruar mbi mijë seanca gjyqësore në të gjitha gjykatat e Kosovës. Përmes analizës së rasteve produkt i monitorimit sistematik të seancave gjyqësore IKD ka gjetur se vetëm gjatë dy viteve të fundit ka pasur një numër të konsiderueshëm të rasteve kur prokurorët e shtetit ngrisin aktakuza ndaj personave të cilët kanë vdekur kohë me parë. Kjo është si rezultat i ngritjes së këtyre aktakuzave pa zhvilluar hetime fare dhe pa u marrë në pyetje asnjëherë të pandehurin që është edhe si kriter i përcaktuar me kodin e procedurës penale të Kosovës”, u shpreh ai.

Arrita Rezniqi nga IKD, tha se vetëm gjatë dy viteve të fundit ka pasur një numër të konsiderueshëm të rasteve ku në shqyrtim fillestar gjyqtarët janë detyruar që ta peshojnë procedurën, për shkak se të akuzuarit kanë qenë persona të vdekur.

Sipas saj, ata kanë qenë të vdekur edhe para ngritjes së aktakuzës, që i bie që në Gjykatë, prokurorët kanë dorëzuar aktakuza të ngritura kundër personave të vdekur.

Rezniqi u shpreh se kjo dëshmon që procedura e hetimeve nga prokurorët në vendin tonë nuk kryhen në përputhje me standardet e kërkuara.

“Këto raste lidhen kryesisht me veprën penale vjedhja e shërbimeve komunale, të gjitha këto raste dëshmojnë faktin se këta persona janë përballur me aktakuza thjeshtë për faktin e vetëm se njehsori elektrik ka qenë i regjistruar në emrin e tyre, pa marrë parasysh kur thuhet se vepra penale është kryer në një kohë të caktuar ata kanë qenë veçse të vdekur në atë periudhë. Të pandehurve asnjëherë nuk iu është dhënë rasti që të deklarohen apo thjeshtë që ata të merren në pyetje për ato pretendime për të cilat thuhet në aktakuzë”, deklaroi ajo.

Ajo u shpreh se nëse do të kishte një hetim të mirëfilltë në rastet e identifikuara nga IKD në këtë raport në asnjë rast nuk do të vinte deri tek ngritja e aktakuzës.

Ndërkaq, Yll Zekaj nga IKD ka folur për pasojat që shkaktohen nga ngritja e aktakuzave të drejtpërdrejta, ku tha se dëshmohet që prokurorët nuk po zbatojnë parimet dhe standardet e garantuara me Kodin e Procedurës Penale me qëllim të realizimit të të drejtave të pandehurve në procedurën penale. Kjo sipas tij, shkakton cenimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Kemi pasoja edhe në buxhetin e shtetit kur e dimë se automatikisht në çdo rast të pushimit të procedurës nga ana e gjyqësorit, e që në këtë rast është e domosdoshme kur njëri prej të pandehurve gjendet që është i vdekur në procedurë dhe nuk mund të zhvillohet procedura. Atëherë me pushimin e procedurave dëmtohet drejtpërdrejtë edhe buxheti i shtetit. Përveç dëmtimit të buxhetit të shtetit kemi edhe pasoja të tjera që faktikisht kemi edhe uljen e reputacionit të gjyqësorit, pastaj mosbesimi e gjyqësorit nga ana e qytetarëve dhe dëmtimin e pasigurisë juridike të gjyqtarëve që është një prej elementeve kryesore që qytetarët sot janë plotësisht të pasigurt në aspektin juridik”, tha ai.

IKD ka publikuar edhe tri rekomandime ku bëhet ftesë që prokurorët të sigurohen që të mos cenojnë sigurinë juridike të qytetarëve të Kosovës dhe të zbatojnë në praktikë dispozitat ligjore që garantojnë të drejtat e të pandehurve në procedurë penale.

Rekomandim tjetër është që prokurorët t’i shmangen praktikës së krijuar për ngritjen e aktakuzave të drejtpërdrejta, pa zhvillimin e hetimeve dhe pa marrjen në pyetje të të pandehurve, duke u mjaftuar me përmbushjen e kriterit formal, atë të dënueshmërisë së veprës deri në tre vjet burgim.

IKD ka rekomanduar që gjykata t’ia kthejë në plotësim prokurorisë aktakuzat e tilla dhe në rast të mosplotësimit të të njëjtave, t’i hedhë ato si të parregullta./M.Duraku/

IKD: Policia të mos lëshoi vërtetim për të kaluarën kriminale

Periskopi.com Lajme

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin “Vërtetimi për të kaluarën kriminale”, i cili lëshohet nga Policia e Kosovës, duke e cilësuar si cenim të drejtpërdrejtë të sigurisë juridike të qytetarëve dhe personave juridik në Kosovë.

IKD ka kërkuar nga institucionet publike gjithashtu duhet të ndalojnë obligim e qytetarëve për t’u pajisur me këto vërtetime sepse në të evidentohen edhe kallxime penale dhe procedura hetimore,  të cilat në njëfarë forme cenojnë parimin e Kushtetutës së Kosovës që çdokush është i pafajshëm deri të vërtetohet me një aktgjykim të formës së prerë.

Gzim Shala nga ky institut në një konferencë për media, tha se është e kundërligjshme nga institucionet që kërkojnë këtë vërtetim nga qytetarët e Kosovës, pasi që kjo cenon sigurinë juridike.

“Ajo që është theks i veçantë i këtij raporti është vërtetimi mbi të kaluarën kriminale, e cila lëshohet nga Policia e Kosovës për qytetarët e saj. Instituti i Kosovës për Drejtësi ka siguruar një kërkesë të tillë dhe mbi përmbajtjen e saj ka kërkuar sqarim nga Policia e Kosovës. Policia e Kosovës na ka thënë se ky vërtetim mbi të kaluarën kriminale u lëshohet qytetarëve të Republikës së Kosovës me kërkesën e tyre”, tha ai.

Po ashtu, Shala tha se me këtë çështje është duke u marruar edhe Avokati i Popullit.

Yll Zekaj nga IKD tha se vërtetimi për të kaluar kriminale që lëshohet nga Policia e Kosovës është persekutim dhe cenon sigurinë juridike të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Për këtë arsye, IKD ka  dalë me rekomandime për institucionet të cilat lëshojnë vërtetime të tilla.

“Policia e Kosovës të heqë dorë nga lëshimi i këtyre vërtetimeve, pasi që nuk mund të bazohet në nenin e ligjit për policinë sepse kemi decitivishtë nenin 98 të Kodit Penal të Kosovës, i cili përcakton sakte çka duhet të mbajë dosja penale për qytetarët e Kosovës. Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të ndryshojë rregulloren për mbajtjen e evidencës penale dhe këtë ta harmonizoj me Kodin Penal të Kosovës dhe përkatësisht të heq dënimet me gjobë si pjesë e evidencës penale. Institucionet publike gjithashtu duhet të ndalojnë obligim e qytetarëve për t’u pajisur me këto vërtetime sepse në të evidentohen edhe kallxime penale, procedura hetimore të cilat në njëfarë forme cenojnë parimin e Kushtetutës së Kosovës që çdo kush është i pafajshëm deri të vërtetohet me një aktgjykim të formës së prerë. Ministria e Punëve të Jashtme duhet të loboj në dy drejtime të ambasada dhe konsullata që i kemi në shtete t ë ndryshme që të mos kërkojnë nga qytetarët vërtetim për kallxim penal” .

Instituti i Kosovës për Drejtësi, kërkoi nga institucionet që të jenë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për lëshimin e këtij vërtetimi.

IKD iu ka drejtuar Avokatit të Popullit të nxjerr një raport ex-officio, ku duhet të rekomandojë Policisë së Kosovës që tash e tutje mos të lëshojë vërtetim për të kaluarën.

IKD: E përkrahim padinë e Avokatit të Popullit ndaj KQZ-së

Periskopi.com Lajme

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar duke thënë se e mbështesin padinë e Avokatit të Popullit ndaj KQZ-së në lidhje me Ligjin për Barazi Gjinore.

“Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD reagon ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve – KQZ, i cili po vazhdon të shkelë garancitë kushtetuese dhe ligjore sa i përket barazisë gjinore, në mënyrë specifike trajtimin e barabartë të grave në të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes”, thuhet në reagimin e IKD-së, transmeton Klan Kosova.

Ja reagimi i plotë:

Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD reagon ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve – KQZ, i cili po vazhdon të shkelë garancitë kushtetuese dhe ligjore sa i përket barazisë gjinore, në mënyrë specifike trajtimin e barabartë të grave në të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes.

Rreth shkeljes së parimeve të përfaqësimit të përcaktuara në  Ligjin për Barazi Gjinore nga KQZ dhe partitë politike, IKD ka reaguar publikisht përmes produkteve të saj,  qysh në zgjedhjet nacionale të qershorit 2017.  Si KQZ ashtu dhe partitë politike kanë injoruar thirrjet e IKD-së për zbatimin e obligimit ligjor, që përfaqësimi gjinor të promovohet në kuotën prej 50%, ashtu sicc përcaktohet në Ligjin për Barazi Gjinore.

Të premten, Avokati i Popullit rreth shqetësimeve të ngritura nga IKD qysh prej zgjedhjeve nacionale të vitit 2017, ka njoftuar se ka parashtruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjegjësisht në Departamentin e Përgjithshëm, padi me kërkesë për masë të përkohshme përkitazi me shkeljen nga ana e KQZ-së të së drejtës për trajtim të barabartë të grave në të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes.

Sipas Avokatit të Popullit, “KQZ-ja sipas mandatit që ka, i ka certifikuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë të propozuara nga subjektet politike për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2019, por nuk i ka pasur parasysh garancitë kushtetuese e ligjore sa i përket barazisë gjinore, në mënyrë specifike trajtimin e barabartë të grave në të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes”.

IKD përkrahë fuqishëm rolin proaktiv të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe reagimin për ngritjen e padisë kundër KQZ-së, që ka për qëllim promovimin e vlerave dhe parimeve në trajtimin e barabartë të grave në të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes.

IKD poashtu përkrahë kërkesën e Avokatit të Popullit për caktimin e masës së përkohshme në procesin zgjedhor, mbi bazën e argumenteve që ka parashtruar në padinë ndaj KQZ-së, si palë e paditur, e cila do të duhej t’i rishikonte listat e partive politike, në mënyrë që sigurohet ligjshmëria e procesit të zgjedhjeve në Kosovë, dhe legjitimiteti i përfaqësuesve të popullit që do të dalin si rezultat i zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit 2019.

 

 

IKD: Drejtësia dështon ta mbrojë buxhetin nga veteranët e rrejshëm

Periskopi.com Lajme

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “Drejtësia ‘amniston’ veteranët e rrejshëm, dëmton Buxhetin e Republikës së Kosovës”.

Në këtë raport është bërë një analizë e aktakuzave, proceseve gjyqësore dhe aktgjykimeve në rastet e veteranëve të rrejshëm, njofton Klan Kosova.

Hyrije Mehmeti nga ky institut ka thënë se prokurorët dhe gjykatësit kanë dështuar ta mbrojnë buxhetin e Kosovës nga veteranët e rrejshëm.

“Nga analiza e IKD-së rezulton që prokurorët dhe gjykatësit në raste specifike kanë dështuar të mbrojnë interesin publik – rrjedhimit dëmin e shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës nga veteranët e rrejshëm”.

IKD: Gjyqtarët shpesh marrin rolin e prokurorëve, veprojnë kundërligjshëm

Periskopi.com Lajme

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “Mbyllja e kundërligjshme dhe arbitrare e seancave gjyqësore për publikun në çështjet penale” ku kanë treguar për disa nga veprimet që merren kundërligjshëm në raport me medie e Shoqërinë Civile.

Betim Musliu nga IKD tha se Instituti i Kosovës për Drejtësi në vazhdimësi është duke monitoruar sistemin e drejtësisë në Kosovë ku numri më i madh i seancave janë transparente, por prapë sipas tyre ndodhin veprime të kundërligjshme.

“Ne si KDI nga 2013 monitorojmë sistematikisht sistemin e drejtësisë dhe deri tani kemi pas sfida në qasje të seancave gjyqësore që kanë të bëjnë me sferën penale”, tha Musliu.

“Raporti analizon disa nga rastet konkrete të seancave që janë mbyll kundërligjshëm dhe në mënyrë arbitrare të seancave gjyqësore për publikun në çështjet penale, por në parim në përgjithësi sistemi gjyqësor sa i përket transparencës është transparent pjesa dërrmuese e seancave janë publike dhe të qasshme për gazetarët e publikun”, tha raporton EO.

Musliu tha se ka pasur vendime të kundërligjshme në seanca duke mos lejuar xhirimin me kamerë nga mediet e shoqëria civile.

“Këtë vit gjatë procesit të monitorimit kemi pa që mund të ketë veprime të kundërligjshme dhe me bërë xhirimin e seancës me kamerë kodi nuk e ndalon xhirimin me kamere, përveç gjykatësve qe u pengon”, tha ai.

“Gjykatësi në kundërshtim na ka përjashtuar neve nga seanca për te xhiruar me kamerë”, shtoi Musliu.

Gëzim Shala nga IKD tha se ka pasur raste kur gjyqtarët kanë marrë edhe rolin e prokurorëve.

“Kemi parë raste kur gjyqtarët kanë marr rolin e prokurorit dhe për seancat përgatitore për caktimin e masave të sigurisë”

“Raportimi me iniciale nuk parashihet në asnjë vend si kufizim”

Disa prej rekomandimeve të IKD ishin:

“Gjyqtarët të rishqyrtojnë vendimet e tyre për mbylljen e seancave. Gjyqtarët të trajtohen për të kuptuar drejtë qëllimin për mbajtjen publike të seancave gjyqësore. Vendimet për mbylljen e seancave të jenë të arsyetuara konform kërkesave ligjore dhe standardeve të përcaktuara nga GjEDNj dhe për këtë fushë ata duhet të trajtohen vazhdimisht, pas zhvillimit të trajnimeve KGJK duhet të monitoroj zbatimin e praktikës së GjEDNj-së dhe gjyqtarët që nuk shkojnë në këtë linjë duhet t’i thërrasë në përgjithësi”, thuhet në raportin e publikuar nga IKD.

 

​IKD shpalos raportin për mbylljen e seancave gjyqësore për publikun

Periskopi.com Lajme

Instituti i Kosovës për Drejtësi sot do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Mbyllja e kundërligjshme dhe arbitrare e seancave gjyqësore për publikun në çështjet penale: Analizë e legjislacionit dhe praktikës së GjEDNj rreth natyrës publike të seancave gjyqësore dhe praktikës së mbrapshtë të krijuar nga Sistemi i Drejtësisë në Kosovë”.

IKD gjatë procesit të monitorimit sistematik të seancave gjyqësore në fushën penale, thotë se ka evidentuar raste të mbylljes së kundërligjshme dhe arbitrare të seancave të caktuara gjyqësore, informimi për të cilat është i rëndësishëm për publikun, mediat dhe shoqërinë civile.

“Raporti shpalos praktikat e kundërligjshme të mbylljes së seancave gjyqësore në fushën penale nga gjykatësit, me qëllim që ato të shërbejnë si praktika të këqija që të ngritet vetëdija në sistemin gjyqësor për të qenë transparent në përputhje me obligimet kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në njoftim.

Në konferencë do të paraqiten hulumtuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi Betim Musliu, Justina Frrokaj dhe Gëzim Shala.

Në 90 për qind të prokurorëve nuk e kërkojnë konfiskimin e pasurisë së fituar jashtëligjshëm

Periskopi.com Lajme

Konfiskimi dhe sekuestrimi i parave të grupeve kriminale të fituara jashtëligjshëm po konsiderohet si mënyra më e mirë për t’i dobësuar ato.

Ndërsa, për grupin i cili po dyshohet për fajde dhe mashtrim po kërkohet që mos të përfundojë si rastet e tjera të pazgjidhura, por këta njerëz të filtrohen nga institucionet e drejtësisë.

Megjithëkëtë, në bazë të kaluarës ka skepticizëm, sipas monitoruesve të sistemit të drejtësisë, prej vitit 2013 vetëm 2 milionë euro janë konfiskuar dhe sekuestruar.

Kurse, shtojnë se 90 për qind të prokurorëve nuk parashtrojnë kërkesa për sekuestrimin apo konfiskim të pasurisë të fituar në mënyrë të kundërligjshme.
Pavarësisht kësaj, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë se e vetmja mënyrë për të dobësuar grupet kriminale është konfiskimi i pasurisë.
Sipas tij, nëse në aktvendime dënuese ia len pasurinë e fituar përmes krimit të organizuar ose korrupsionit, atëherë nuk do të dobësohet fuqia e këtyre grupeve kriminale.

“E vetmja formë për të arritur t’i dobësuar grupet kriminale është konfiskimi i pasurisë. Përderisa ia len pasurinë e fituar qoftë përmes krimit të organizuar, korrupsionit. Qoftë për çfarëdo mënyrë tjetër në mënyrë jo të ligjshme. Ne nuk do të dobësojmë fuqinë e tyre që e kanë, qofshin brenda institucioneve, apo jashtë bizneseve, kudo qofshin ato”, thotë Tahiri.

Angazhim më të madh në këtë drejtim po kërkon deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Ajo thotë se institucionet e drejtësisë duhet të jenë më efikase në mënyrë që ky grup kriminal mos të përfundojë si gupet e tjera.

Haxhiu shprehet se dhe me anë të ligjit anti-mafia, sistemit të drejtësisë, do i’u jepej më shumë kompetenca ligjore për konfiskim dhe sekuestrim të pasurisë së paligjshme.

“Shpresoj që ky grup kriminal nuk do të përfundoj sikur shumë grupe tjera kriminale, në mënyrë që nga institucionet e drejtësisë këta njerëz të pastrohen. Kjo nuk guxon të ndodhë, sepse nuk i falet institucioneve të drejtësisë. Deri më tani nuk kemi parë veprime konkrete të prokurorisë në drejtim të grupeve kriminale që janë padyshim të lidhura me pushtetit, me njerëz brenda ekzekutivit”, deklaron ajo.

Nga IKD, organizatë që e monitoron sistemin e drejtësisë, thonë se mbi 90 për qind të rasteve, prokurorët asnjëherë në aktakuza nuk e identifikojnë pasurinë e paligjshme dhe nuk paraqesin kërkesa për konfiskim.

Duke u bazuar në këto, drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj thotë se prej vitit 2013 janë konfiskuar pasuri e paligjshme një apo 2 milionë euro.

“Edhe përkundër obligimit që Prokurori i Shtetit e ka në bazë të Kodin të Procedurës, Instituti i Kosovës për Drejtësi gjatë monitorimit jo vetëm gjatë rastit të korrupsionit. Por dhe krimit të organizuar, shpërlarjes së parasë, veprave penale të tjera më serioze se fatkeqësisht mbi 90 përqind të rasteve prokurorët asnjëherë në aktakuzë nuk e identifikojnë këtë pasuri dhe nuk paraqesin kërkesa për sekuestrimin apo konfiskim të pasurisë të fituar në mënyrë të kundërligjshme… Përkundër faktit që kjo ka qenë në fuqi që nga viti 2013 në Kosovë është zbatuar jashtëzakonisht pak, ose mund të themi fare hiç. Në bazë të statistikave të IKD-së që e monitoron sistemin e drejtësisë prej vitit 2013 mund të numërojmë ndoshta 1 milion apo 2 milionë euro që janë konfiskuar për gjithë këto vite. Që është një shumë jashtëzakonisht e ulët”, deklaron Miftaraj.

Ndryshe, për katër nga pesë personat e dyshuar për fajde dhe mashtrim të arrestuar në fillim të javës, Prokuroria Themelore ka caktuar një muaj paraburgim.

Haradinaj po e blenë heshtjen e prokurorëve

Periskopi.com Lajme

“Ti e merr këtë vendim me i tregu që po e mbështet, e motivon…”, ky ishte arsyetimi i Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për vendimin që mori të martën që prokurorëve specialë t’u ndaheshin shtesa sipas tij është për shkak të punës që ata bëjnë në luftimin e korrupsionit.

Me vendim të Qeverisë, prokurorët e Prokurorisë Speciale do të marrin shtesa prej 400 euro.

Me këtë shtesë paga e prokurorëve special arrin në 2900 euro.

Mirëpo, ky vendim është cilësuar si i kundërligjshëm nga ana e Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Më tutje, Miftaraj ka thënë që me shtesat për prokurorët Qeveria po e blenë heshtjen e tyre.

Ndërkaq, Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha tha se shtesat që prokurorët special kanë marrë shtesa të tilla që nga themelimi i kësaj prokurorie.

Shtesat sipas Hoxhës vijnë për shkak të kompleksitetit të punës që bëjnë.

Vendimi për shtesat e prokurorëve të Prokurorisë Speciale erdhi pas një paralajmërimi që Kryeministri kishte bërë të hënën.

600 zyrtarë “supermenë” të shtetit janë duke shkelur ligjin

Periskopi.com Lajme

Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit”, ku është publikuar raporti lidhur me përputhjen dhe ushtrimin e funksioneve publike të zyrtarëve të sistemit të drejtësisë në përputhje me Ligjin mbi Konfliktin e Interesit, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se shumë zyrtarë janë bërë “supermenë” që mbajnë shumë pozita zyrtare.

Ai ka kërkuar me këtë rast të ndalohet ky fenomen për konflikt interesi.Në këtë tryezë u tha se rreth 600 zyrtarë të lartë publikë shfrytëzojnë më shumë se dy pozita për punë, prej tyre ka që mbajnë deri në shtatë pozita. Ehat Miftaraj nga IKD tha se nga 4 mijë dokumente të analizuara që janë marrë nga deklarimet, 563 zyrtarë të lartë publikë shfrytëzojnë më shumë se dy pozita. 63 më dy të ardhura, 10 pranojnë katër të ardhura, 19 të tjerë pranojnë pesë paga nga burime të buxhetit të Kosovës.

Miftaraj ka thënë se nga 631 zyrtarë në këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial, prej tyre 420 në KGJK, 38 mbajnë dy funksione, dhe 203 zyrtarë të Këshillit Prokurorial, prej tyre 53 zyrtarë mbajnë dy funksione.

Shaip Havolli nga Agjencia Kundër Korrupsionit ka thënë se kanë trajtuar një numër të madh të rasteve për konflikt të interesit.

Kjo agjenci sipas tij, gjatë këtij viti ka trajtuar 78 raste për konflikt interesi, prej tyre dy raste janë për hetime dhe një është proceduar në gjykatë. Havolli ka elaboruar vetëm një rast, se si buxheti i Kosovës keqpërdoret dhe keqmenaxhohet nga ana e zyrtarëve të lartë. Ndërsa, Lana Owens OPDA, pjesë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ka thënë se një nga gjërat e rëndësishme që duhet pas parasysh në sistemin e drejtësisë është transparenca.
Ajo ka shtuar se sistemi gjyqësor nuk është i njohur për publikun e përgjithshëm se nëse një zyrtar gjyqësor apo prokurorial, është në konflikt interesi. Ndryshe, edhe pse ishin të ftuar, përfaqësues të Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorisë nuk kanë marrë pjesë në këtë tryezë.

IKD: Rreth 600 zyrtarë janë në konflikt interesi

Periskopi.com Lajme

Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit”, ku është publikuar raporti lidhur me përputhjen dhe ushtrimin e funksioneve publike të zyrtarëve të sistemit të drejtësisë në përputhje me Ligjin mbi Konfliktin e Interesit, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se shumë zyrtarë janë bërë “supermenë” që mbajnë shumë pozita zyrtare.

Ai ka kërkuar me këtë rast të ndalohet ky fenomen për konflikt interesi.

Në këtë tryezë u tha se rreth 600 zyrtarë të lartë publikë shfrytëzojnë më shumë se dy pozita për punë, prej tyre ka që mbajnë deri në shtatë pozita.

“’Supermenët të cilët fluturojnë në Kosovë, që mbajnë më shumë se një pozitë thjesht të kufizohen ën ushtrimin e shumë pozitave, dhe po ashtu angazhimi i tyre në orare të njëjtë të punës të mos kompensohet sikur që është kompensuar deri tash. Pra, ka dalë që njerëz, zyrtarë të cilët kanë një pozitë, kanë qenë pjesë e shumë komisioneve dhe përveç pagës bazë kanë mbërri me marrë shumë më shumë se paga bazë, duke u angazhuar në këto Komisione”, theksoi Musliu.

Ehat Miftaraj nga IKD tha se nga 4 mijë dokumente të analizuara që janë marrë nga deklarimet, 563 zyrtarë të lartë publikë shfrytëzojnë më shumë se dy pozita. 63 më dy të ardhura, 10 pranojnë katër të ardhura, 19 të tjerë pranojnë pesë paga nga burime të buxhetit të Kosovës.

Miftaraj ka thënë se nga 631 zyrtarë në këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial, prej tyre 420 në KGJK, 38 mbajnë dy funksione, dhe 203 zyrtarë të Këshillit Prokurorial, prej tyre 53 zyrtarë mbajnë dy funksione.

“Ne në raport e kemi, se kemi raste që ushtrojnë pesë pozita dhe kemi identifikuar edhe persona që ushtrojnë shtatë pozita. Ka dal gjatë analizimit, ku janë identifikuar edhe shumë raste kur zyrtarët publik pranojnë kompensime dhe të hyra shtesë përveç nga buxheti i Kosovës, edhe nga donatorë jashtëm, në raste të caktuar edhe nga Organizata Joqeveritare, që është rreptësishtë e ndaluar”, theksoi Miftari.

Shaip Havolli nga Agjencia Kundër Korrupsionit ka thënë se kanë trajtuar një numër të madh të rasteve për konflikt të interesit.

Kjo agjenci sipas tij, gjatë këtij viti ka trajtuar 78 raste për konflikt interesi, prej tyre dy raste janë për hetime dhe një është proceduar në gjykatë.

Havolli ka elaboruar vetëm një rast, se si buxheti i Kosovës keqpërdoret dhe keqmenaxhohet nga ana e zyrtarëve të lartë.

“Bazuar në kontrollin e lartë të një rasti të pasurisë, kemi gjetur se një zyrtar i lartë ka deklaruar të hyra të rregullta nga paga mbi 22 mijë, ndërsa gjatë kontrollit kemi hasur se ky zyrtarë ka edhe të ardhura shtesë, psh. të ardhura nga Bordi ka 5400, të ardhurat nga Komisionet e ndryshme, projekte, institute dhe çështje të tjera 11 mijë euro. Të ardhurat nga institucionet private 5 mijë euro. Diku janë mbi 21 mijë euro i ka të hyra të tjera përpos pagës bazë që ka . kështu që kjo e fakton dhe dëshmon që në Kosovë buxheti i Kosovës me vendime të ndryshme po abuzohet, po keqpërdoret dhe po keq menaxhohet”, ka thënë Havolli.

Ndërsa, Lana Owens OPDA, pjesë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ka thënë se një nga gjërat e rëndësishme që duhet pas parasysh në sistemin e drejtësisë është transparenca.

Ajo ka shtuar se sistemi gjyqësor nuk është i njohur për publikun e përgjithshëm se nëse një zyrtar gjyqësor apo prokurorial, është në konflikt interesi.

Ndryshe, edhe pse ishin të ftuar, përfaqësues të Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorisë nuk kanë marrë pjesë në këtë tryezë.

 

IKD kërkon përgjegjësi institucionale për vdekjen e Astrit Deharit

Periskopi.com Lajme

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësimin e thellë që edhe dy vjet nga vdekja e dyshimtë e të ndjerit Astrit Dehari, në institucion korrektues, fatkeqësisht institucionet e drejtësisë ende nuk kanë një përgjigje zyrtare lidhur me këtë rast.

IKD thekson se moszbardhja e rastit Dehari, i cili para dy vitesh ka vdekur në institucionin korrektues, derisa po mbahej nën masën e paraburgimit, dëshmon për papërgjegjësi dhe koordinim jo profesional në mes të institucioneve vendore, të cilat në vend se të ndërmarrin veprime konkrete për zbardhjen e rastit, kanë luajtur rol të gabueshëm në publik, duke u bërë pjesë e luftërave politike.

“IKD ka reaguar për këtë rast dhe raste tjera të vdekjeve të dyshimta në sistemin korrektues në Kosovë. IKD rikujton se në çdo shtet demokratik duhet të aplikohen standardet minimale të kujdesit të personave që janë të privuar nga liria si rezultat i procedurave gjyqësore. Siguria dhe kujdesi i personave të arrestuar/paraburgosur apo atyre që janë në vuajtje të dënimit në institucione korrektuese apo qendra të paraburgimit është drejtpërdrejtë obligim dhe përgjegjësi e shtetit”, thuhet në reagim.

IKD vlerëson se mënyra e trajtimit të rastit Dehari, prej momentit të vdekjes së tij të dyshimtë, ka qenë krejtësisht e gabuar, duke interpretuar secilin veprim dhe mosveprim zyrtarët e institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve tjera në kundërshtim me obligimet ligjore.

“Trajtimi joprofesional i rastit prej momentit të vdekjes ka rënduar situatën në tërësi, duke vështirësuar hetimin e drejtë, të pavarur dhe të paanshëm. Fatkeqësisht, një qasje e tillë ende është duke vazhduar, ku lidhur me këtë rast është krijuar amulli, përderisa familja dhe publiku ende nuk kanë një përgjigje zyrtare, dhe të bazuar në fakte dhe prova të besueshme”, thuhet më tej në reagim.

IKD thekson se rasti Dehari duhet të trajtohet me prioritet dhe institucionet shtetërore duhet të kenë në dispozicion të gjitha resurset e nevojshme për zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti.

“IKD pati kërkuar që të ftohen edhe agjencione të specializuara dhe ekspertë të pavarur të huaj, për të kontribuar në zbardhjen e të vërtetës rreth kësaj vdekje të dyshimtë, dhe përkundër angazhimit në këtë drejtim, ende nuk ka rezultate konkrete për zbardhjen e këtij rasti. Në të njëjtën kohë, IKD kërkon që të gjithë të kursehen nga komentimet dhe interpretimet e këtij rasti, duke i lënë organet e ndjekjes që ta hetojnë rastin në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale. Prej momentit të informacionit të vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit, IKD ka kërkuar përgjegjësi institucionale për këtë rast, hetim të pavarur, profesional, të drejtë dhe urgjentë për të adresuar saktë përgjegjësinë dhe për të eliminuar mundësinë e keqkuptimeve dhe keqpërdorimeve rreth këtij rasti”, thuhet ndër të tjera në reagimin e IKD-së.