Historia e trishtë e Ilir Azemit: Aksidenti me veturë ia shkatërroi karrierën, kurrë më nuk ishte i njejti

Periskopi.com Sporti

Ilir Azemi ishte njëri nga sulmuesit më premtues kosovar dhe madje krahasohej me Zlatan Ibrahimovicin shkaku i fizikut që kishte

Djaloshi nga Prishtina kishte shpërthyer te Greuther Furth duke shënuar gola të shumtë dhe më pas kërkohej nga klube të mëdha nga Bundesliga.

Azemi ka luajtur edhe në ndeshjen historike të Kosovës kundër Haitit, transmeton Periskopi.

Por, një aksident që kishte pësuar me makinë ia ndali hovin e karrierës së madhe që po e priste.

LIG Sport me anë të një video sjell historinë e dhimbshme të Ilir Azemit.

Çfarë ndodhi me të pas aksidentit, cili është mendimi i Albert Bunjakit për të, ku luan ai sot dhe nga cilat klube të mëdha u kërkua.

Të gjitha këto mund t’i shikoni në videon e realizuar nga LIG Sport. /Periskopi.com/