Reagon djali i Komandant Remit: E kalove edhe këtë sfidë

Periskopi.com Lajme

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa-Remi, ka përfunduar para pak minutash intervistimin nga Gjykata Speciale në Hagë, raporton Periskopi. 

Në një deklaratë për media, ai tha se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit të dyshuar.

E pas këtij intervistimi, në Facebook ka reaguar i lumtur edhe djali i tij.

“Urime babi që e kalove dhe këtë sfidë, urime dhe Kosovës dhe gjithë qlirimtarëve te Kosovës, që dole faqebardh dhe e dëshmove që UÇK-ja ka bërë luftën më të drejtë në ballkan!”, ka shkruar djali i Rrustem Mustafës.