Presidenti i Kazanit i premton tokë Neymarit nëse shënon hetrik kundrejt Belgjikës

Periskopi.com Botërori 2018

Autoritetet e Kazanit i kanë premtuar se do t’i japin tokë Neymarit nëse ai shënon hetrik ndaj Belgjikës në çerekfinale të Kupës së Botës, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

“Ne duam të shpikim diçka speciale”, tha Presidenti i Kazanit, Ilsur Metshin. “Nëse ai (Neymar) shënon një hetrik, ne do të gjejmë një sponzorizues që do t’i jap një pjesë të tokës. A mund ta imagjinoni se çfarë zhurme do të bëhej në vendin e tij?”.

Me aftësitë e tij të jashtëzakonshme, sulmuesi i Brazilit ka qenë pikë kritike për aktrimet e tij të tepruara në fushën e lojës.

Djemtë e Sambas sapo kanë arritur në Kazan, të cilët do të zhvillojnë takimin ndaj Belgjikës më 6 korrik./Periskopi/