Immobile ‘komunikon’ në mënyrë briliante me serbin – barazojnë rezultatin ndaj Milanit

Periskopi.com Sporti

Ekipi i Lazios ka arritur ta shënojë edhe golin e radhës, duke barazuar rezultatin ndaj ‘Rossonerëve’, përcjell Periskopi.

Golin në minutën e 59’të e gjeti ish- sulmuesi i Dortmundit, Ciro Immobile, i cili shënoi pas asistit të serbit, Sergej.

Pas 13 xhirosh, “Rossonerët” kanë regjistruar nëntë fitore dhe katër barazime, kështu duke arkëtuar gjithsej 31 pikë.

Në anën tjetër, Lazio pozicionohet në pozitën e tetë me gjashtë fitore, tri barazime dhe katër humbje, me gjithsej 21 pikë të grumbulluara.

Shihni golin. /Periskopi

 

Immobile me gol spektakolar, shënoi me kokë – portieri në ‘gjumë’

Periskopi.com Sporti

Qyteti i Romës është arena ku po zhvillohet derbi në kuadër të javës së 13’të në Serie A, e ku po ballafaqohen skuadra nikoqire, Lazio kundër Napolit; sfidë kjo që njëherit po vë në ballafaqim edhe futbollistët shqiptarë që mbrojnë ngjyrat e skuadrave respektive, shkruan Periskopi.

Aktualisht kur po zhvillohet minuta e 9’të, lacialët po avancojnë me rezultat 1:0.

Golin për skuadrën e Muriqit e shënoi sulmuesi italian, Ciro Immobile.

Shihni golin. /Periskopi

Immobile i saktë na penalltia, barazon rezultatin ndaj Lazios

Periskopi.com Sporti

Skaudra italiane, Lazio, ka realizuar gol kundrejt gjermanëve të Dortmundit, për të barazuar shifrat e rezultatit në 1:1, transmeton Persikopi.

Golin për lacialët e realizoi ish-sulmuesi i Dortmundit, italiani Ciro Immobile, pasi u tregua i saktë në ekzekutimin e penalltisë.

Shihni golin. /Periskopi

 

Dyshja Muriqi-Immobile pritet të startojnë në fundjavë

Periskopi.com Sporti

Mediat italiane të afërta me Lazio paralajmërojnë që në fundjavë nga minuta e parë do të debutojë dyshja e shumëpritur Immobile – Muriqi.

Kjo do të ishte paraqitja e tretë në ndeshje zyrtare për Muriqin, por e para si titullar.

Të shtunën në mbrëmje Lazio e pret Bolognan në “Stadio Olimpico”.

Immobile lë në gjumë mbrojtjen e Dortmundit, e kalon Lazion në epërsi

Periskopi.com Sporti

Sonte në kuadër të edicionit të ri të ligës më prestigjioze për klube, Champions League, skuadra italiane, në gjirin e së cilës militon edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, prizrenasi Vedat Muriqi, Lazio është nikoqire e ‘milionerëve’ gjerman, Borussia Dortmund, transmeton Periskopi.

Skuadra italiane Lazio është treguar efikase qysh në minutat e parë të takimit, pasi sulmuesi i tyre dhe kombëtares italiane, Ciro Immobile ka realizuar golin e epërsisë kundër gjermanëve.

Shiheni më poshtë. /Periskopi

 

 

Më në fund vjen deklarata e Immobile për Muriqin: Ja çfarë thotë ai

Periskopi.com Sporti

Sensacioni i Lazios, Ciro Immobile ka folur për herë të parë për futbollistin kosovar, Vedat Muriqin.

Immobile e ka vlerësuar Muriqin si një sulmues më ndryshe se ai dhe Correa, transmeton Periskopi.

“Vedat Muriqi është një sulmues më ndryshe se unë dhe Joaquin Correa. Mund të them se loja e tij i ngjason lojës së Felipe Caicedos”, ka thënë Immobile.

Po ashtu, ai tha se Muriqi e njeh atë mjaft mirë, dhe e di si të lëviz në fushë.

“Kosovari më njeh mirë dhe e di se ku të lëviz në fushë. Vedati do të na ndihmojë shumë”, përfundoi Immobile.

Sjellja brutale e Immobile kur Vidal po tentonte ta ndihmonte, përjashtohet me të kuq

Periskopi.com Sporti

Nerazzurrët janë mysafir të kryeqytetasve në takimin e vlefshëm për javën e tretë të Serie A, takim që po zhvillohet në Olimpico, transmeton Periskopi.

Tani kur rezultati është 1:1, Ciro Immobile është larguar nga loja me karton të kuq, kjo pas sjelljes brutale të tij ndaj Arturo Vidal, i cili kur po tentonte ta ndihmonte Ciron, ky i fundit e shtyen.

Kujtojmë se, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi nuk është grumbulluar për këtë ndeshje, pasi ende nuk është gati. Ai ditë më parë filloi stërvitjet në kampin e Lazios, por larg skuadrës për shkak të lëndimit që kishte. /Periskopi

Rrëfehet gruaje e Immobile: ‘M’u desh t’i lija studimet për kriminologji pasi mbeti shtatzënë’

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, la prapa Cristiano Ronaldon dhe Lewandowksin, kështu duke fituar Këpucën e Artë Evropiane – ai shënoi 36 gola të jashtëzakonshëm në Serie A këtë sezon, transmeton Periskopi.

Festa e tij shkoi virale në të gjithë rrjetin dhe, e gjithë vëmendja ishte te gruaja e tij, Jessica Malena.

 

Jessica had dreams of becoming a forensic scientist

It was love at first sight for Immobile when he met Jessica at a restaurant

Kur Xhesika u njoh me Immobile, ajo kishte aspirata të punonte në hetimet në vendin e krimit.

E magjepsur nga emisionet televizive CSI në SHBA, ajo studioi kriminologji dhe shkenca mjekoligjore në Universitetin e L’Aquila.

Sidoqoftë, kur ajo takoi Immobile gjërat ndryshuan.

Ajo mbeti shtatzënë brenda gjashtë muajsh, u largua nga studimet dhe u transferua me të në Xhenova.

Dyshja u takuan në vitin 2012, për t’u martuar disa vjet më vonë, kurse tani kanë tre fëmijë së bashku.

Jessica is married to Europe's top scorer Ciro Immobile

 

 

Immobile parakalon Lewandowskin, ‘Këpuca e Artë’ drejt italianit

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi italian ka arritur të shënojë një gol në fitoren 2:0 të Lazios kundër Brescias, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 37-të të Serie A.

Immobile shënoi në minutën e 82’ të ndeshjes.

Goli ndaj Brescias, ishte i 35-ti për Immobilen këtë sezon në Serie A.

30 vjeçari tani kryeson garën për Këpucën e Artë me 35 gola, duke lënë pas Robert Lewandowskin e Bayern Munich, që ka shënuar 34 gola.

Gara për Këpucën e Artë: Immobile barazohet me Lewandowskin

Periskopi.com Sporti

Gara për Këpucën e Artë vazhdon të jetë e ashpër këtë sezon.

Ciro Immobile me tri gola të shënuara në fitoren 1:5 kundër Hellas Veronas, ka shkuar në 34 gola këtë sezon në Serie A.

34 gola këtë sezon ka shënuar edhe ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski, por Immobile tani shihet si favorit, pasi ka edhe dy ndeshje tjetra për t’i zhvilluar me Lazion në Serie A.

Në anën tjetër, Cristiano Ronaldo mbetet në vendin e tretë me 30 gola, dhe sonte është në fushë në ndeshjen Juventus – Sampdoria.

Rekord penalltish prej 70 vitesh te Lazio, Immobile ‘makineri golash’

Periskopi.com Sporti

Lazio ka arritur të fitojë 5-1 jashtë fushe ndaj Veronas por ajo që ia vlen të thuhet është se dy penalltitë e akorduar në favor të bardhekaltërve arrijnë një rekord që qëndronte prej më shumë se thuajse 70 vitesh, kur Milani i sezonit 1950-51 arriti plot 18 penallti në një sezon (aq sa ekipi bardhekaltër).

Nga pika e bardhë nuk gaboi dy herë Immobile, që kishte shënuar edhe një super gol. Kështu, sulmuesi shkon plot 34 gola, 2 më pak se sa Gonzalo Higuain i cili në sezonin 2015-2016 arriti të shënonte 36 gola me Napolin.

Immobile shkon kështu drejt fitimit të Këpucës së Artë, teksa Ronaldo ka mbetur 30 gola. Por, nga 34 golat, sulmuesi i Lazios 14 i ka me penallti.

Immobile nuk përmbahet dot, i drejtohet mjekut italian: “Shkofsh në djall”

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Lacios, Ciro Immobile, i është drejtuar me tone  ashpra doktorit Christian Jessen. 

Ai akuzoi shtetin italian se po e shfrytëzon situatën e krijuar për  mbyllur gjithçka.   

Ai gjithashtu i akuzon italianët si dembelë. 

Sulmuesi i kombëtares nuk i ka duruar dot këto fjalë dhe i është kundërpërgjigjur menjëherë mjekut. 

‘’Shko e thuaja këto familiarëve  personave  kanë vdekur ose  po luftojnë me jetën  spitaldebil. Ta them këtë zemrashkofsh  djall’’, janë fjalët e Immobiles. 

Ndërkohë, Italia vazhdon  jetë e mbërthyer nga virusi. Deri  tani numëron 14.955 persona  infektuar dhe fatkeqësisht 1.266  vdekur nga Covid-19.Postuar  Ndërkombëtare, Serie A 

 

 

Immobile nuk përmbahet, ‘çmendet’ me të dashurën në pishinë

Periskopi.com Sporti

Immobile ashtu si shumë futbollistë të tjerë po shijojnë pushimet në vende luksoze me të dashurat e tyre seksi.

Italiani së fundi është parë me të dashurën e tij Jessica Malena në pishina. Ato madje kanë shpërndarë me fansat një foto në rrjet.

Ata duken mjaft të lumtur njëri më tjetrin siç tregohet në foton duke u puthur.