Imperializmi në një filxhan kafeje

John Smith Op-Ed

Politika ‘mainstream’ në Evropë dhe Amerikë të Veriut në vazhdimësi po ndahet mes dy kampesh armiqësore: në njërën anë janë reaksionarët konservatorë që e glorifikojnë imperializmin dhe duan ringjalljen e tij, në tjetrën janë liberalët progresivë dhe socialistët që shprehin turpin për të kaluarën por mohojnë që imperializmi vazhdon në ndonjë formë të kuptueshme për të definuar relacionet mes vendeve të pasura dhe të varfra. Edhe debati për reparacionet për pasardhësit e skllevërve dhe kolonializmi përshtaten në atë formë që të korrigjohen gabimet e së kaluarës, duke përjashtuar çdo mundësi që plaçkitja imperialiste e natyrës dhe punëtorëve të jetë duke vazhduar ende në botën moderne “post-koloniale”.

Një arsye për këtë miopi është që imperializmi ngatërrohet me okupimin kolonial. Veç veriut të Irlandës dhe Palestinës, kolonitë janë gjë e së kaluarës, ergo e njëjtë është e vërtetë për imperializmin. Por rendi kolonial është veç një nga shumë format e mundshme të imperializmit; thelbi i pandryshueshëm i saj është plaçkitja – e pasurive njerëzore dhe natyrore. Kapitalizmi ka evoluar forma të reja dhe shumë më efektive të plaçkitjes se ato të dërgimit të trupave për të pushtuar vendet e varfra dhe për t’i masakruar njerëzit e tyre. Ashtu si skllavëria ishte zëvendësuar me një detyrim të heshtur të punëtorëve për të punuar me paga tepër të vogla, në të cilën punëtorët “me vullnet” shesin punën e tyre te kapitalistët, ashtu plaçkitja koloniale është zëvendësuar nga ajo që njihet me eufemizmin e “tregtisë së lirë”.

Kostot e kafesë

Ta konsiderojmë, për shembull, një filxhan kafeje që blihet për 2 funte e gjysmë. Vetëm 1 cent [pence] shkon te fermerët që e kultivuan dhe e vjelën atë. Në vitet e fundit, çmimi botëror për kokrrat e gjelbra të kafesë ka kërcyer dhe, me 2 funte për kilogram, është afër çmimit më të lirë në histori. Për shumicën e 25 milionë fermerëve të vegjël që rrisin 94% të kafesë botërore, kjo është se sa kostoja e prodhimit. Fermerët e kafesë në Amerikën Qendrore, për shembull, kanë nevojë që çmimi të jetë prej 3.30 funte deri në 4.10 veç që të dalin baraz, kështu që aktualisht ata nuk marrin absolutisht asgjë për punën e madhe që bëjnë dhe të fëmijëve të tyre. Në vend të kësaj, ata rrasen edhe më shumë në borxh; ata shohin fëmijët e tyre duke vdekur nga uria; disa ia nisin kultivimit të kokainës, opiumit ose marihuanës; shumë prej tyre i braktisin fermat e tyre dhe nisen drejt kufirit me ShBA-të.

Ndërkohë, firmat kapitaliste që pjekin kafenë, pothuajse krejtësisht të vendosura në Evropë dhe Amerikë Veriore.

Iluzioni i GDP-së

Dhe për mrekulli, vetëm 2 centë të kafesë 2,5 funtëshe shkojnë në GDP-në e Mbretërisë së Bashkuar. Ky në veçanti është një shembull verbues i iluzionit të GDP-së, një truk i mahnitshëm përmes së cilit pasuria e gjeneruar nga fermerët e super-eksploatuar dhe punëtorët në plantacione e miniera përgjatë Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine magjikisht riparaqitet në bruto-produktin ‘e brendshëm’ të vendeve ku produktet e punës së tyre konsumohen. Dhe ata janë të super-eksploatuar sepse, s’ka lidhje se sa shumë punojnë, nuk do të mund t’i ushqejnë familjet e tyre apo të paguajnë për nevojat esenciale si kujdesi shëndetësor dhe edukimi për të cilat punëtorët në vendet e pasura i marrin si të drejta që nga lindja.

Ajo që është e vërtetë për kafenë, në shkallë të ndryshme, është po ashtu e vërtetë edhe për teshat tona, aletet teknologjike, aletet e kuzhinës e në përgjithësi shtëpiaket e shumëçka tjetër. Për shembull, për një micë të Primarkut për të cilën paguani 20 funte e që bëhet në Bangladesh, më e shumta 1 funtë paraqitet në GDP-në e atij vendi, prej të cilave ndoshta vetëm 1 cent do t’iu paguhet punëtores e cila edhe pse me 70 orë punë në javë, nuk do të mund të fitojë aq sa t’i ushqejë sa duhet fëmijët e tyre.

Rreth 40% e çmimit të shitjes finale do të përfundojë në duart e qeverisë – dhe jo vetëm 20 për qindëshi i TVSH-së, por po ashtu taksat mbi profitin e dyqaneve, pronarëve dhe ofruesve të shërbimeve tjera, dhe mbi pagat e krejt atyre që punojnë për ta. Qeveria përdorë këto para që të paguajë ushtrinë dhe policinë, NHS-në [sigurimi britanik shëndetësor], pensionet etj. Kësisoj, kur dikush thotë “pse duhet t’i lëmë emigrantët të përdorin NHS-në tonë?” duhet të marrin përgjigjen, “sepse ata kanë ndihmuar që të paguhet për të!” Për fat të keq, askush nga e majta nuk po e thotë një gjë të tillë.

Imperializmi i shekullit 21

Gjatë asaj që njihet si periudha neoliberale, nga rreth 1980-s e këndej, kapitalistët për të bërë prodhimet që përmendëm njëhopshëm kërcyen në vendet ku punëtorët paguhen pak. Motivi i tyre: të rrisnin profitet duke zëvendësuar punëtorët me paga të vogla për më shumë punë të paguar në vend, kësisoj të ulnin pagat duke shmangur konfrontimin me punëtorët e tyre të vendit. Shumica e asaj që e njohim si “Botë e Tretë” u kthye në një zonë gjigante eksporti që prodhonte gjëra të lira për Evropën dhe Amerikën Veriore. Si rrjedhojë, profitet, paqja sociale dhe prosperiteti në vendet e pasura u bënë edhe më të varura nga super-eksploatimi i qindra miliona punëtorëve në vendet e varfra. Kjo meriton të quhet me emrin e vërtetë: imperializëm; një formë e re, moderne, kapitaliste e imperializmit, një që nuk mbështetet në format e vrazhda të epokës feudale – por që sigurisht se kënaq terrorizmin shtetëror, mbulon intervenimet e luftës pavarësisht situatës.

Jo vetëm që kërcimi global i prodhimit lejon restaurimin e profitabilitetin dhe një rifreskim i akumulimit të kapitalit, por gramatikisht ka rritur garën mes punëtorëve përgjatë kufirit. Në kohët e vështirësive ekonomike – lufta për të mbrojtur dhe përmirësuar pozicionin brenda sistemit kapitalist në kundërvënie me luftën politike për ta rrëzuar atë – duke kërkuar mbrojtje nga gara e rritur është një reflekt normal dhe i natyrshëm. Por kjo nuk e bën atë progresiv!  Ana tjetër e monedhës për emigrimin e prodhimit te vendet ku punëtorët paguhen pak është emigrimi i punëtorëve nga këto vende. Armiqësia ndaj emigracionit ishte faktori më i rëndësishëm që detyroi shumicën e punëtorëve në Britani të votonin kundër anëtarësisë në BE. Përgjigjja refleksive e punëtorëve ndaj garës së rritur për punë – thirrja që të ndërtoheshin mure dhe të mbylleshin kufijtë – është shembulli më i qartë i mundshëm i asaj që Lenini e quante “Orvatja spontane e sindikalistëve për t’i ardhur në ndihmë borgjezisë.”

Evidenca e persistencës dhe e përhapjes së imperializmit është kudo rreth nesh. E megjithatë, liberalët, social-demokratët dhe madje edhe shumë prej atyre që e konsiderojnë veten si socialistë revolucionarë bëhen qorrë për këtë punë.  /Periskopi