E mbijetuara e tragjedisë së Missourit: I humba të gjithë fëmijët

Periskopi.com Lajme

Pesë nga 17 njerëzit e vrarë në incidentin e Missourit ishin nën moshën 16 vjeç.

Autoritetet zyrtare amerikane thanë se nëntë anëtarët e familjes nga Indiana kanë vdekur gjatë përmbysjes së barkës në liqenin Table Rock, afër qytetit të Bransonit, raportoi “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.

Tia Coleman, e mbijetuara e tragjedisë ka deklaruar se kapiteni i anijes u tha udhëtarëve më herët gjatë udhëtimit se ata “nuk do të kenë nevojë” për xhaketat e shpëtimit.

“Kapiteni u tha atyre se “Nuk keni çka shqetësoheni nuk keni nevojë për xhaketat e shpëtimit””, tha ajo.

Megjithatë, kur erdhi koha për t’i shpëtuar ata, ishte tepër vonë, dhe besoj se nëse do të kishin xhaketat shpëtuese shumë njerëz do të shpëtonin”, shtoi ajo.

“I humba gjithë fëmijët e mi. E humba edhe burrin. E humba nënën dhe babain tim”, u shpreh ajo e pikëlluar.

Deri më tani, raportohet se 31 persona nuk kanë arritur t’i shpëtojnë përmbysjes së barkës./Periskopi/