Serbia falënderon Rusinë për pengesën ndaj Kosovës në Interpol

Periskopi.com Lajme

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka thënë në Moskë se Serbia po vazhdon siç tha ai “një luftë të vendosur për të ruajtur integritetin dhe sovranitetin e saj territorial”.

Ai në një takim me Nikolai Patrushev, sekretar i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse shprehu falënderime ndaj Rusisë për siç tha mbështetjen dhe ndihmën që i jep këtij vendi  “veçanërisht në parandalimin e pranimit të Kosovës në Interpol, transmeton Klan Kosova.

Stefanoviq po qëndron për një vizitë dyditore në Moskë.

Serbia e vendosur të mos e lejojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Periskopi.com Lajme

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se Serbia do të vazhdojë një luftë të vendosur diplomatike për të parandaluar Kosovën të bëhet pjesë e Interpolit.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur interesat tona kombëtare dhe për të parandaluar goditjen brutale të ligjit ndërkombëtar, politizimin dhe kriminalizimin e kësaj organizate policore profesionale”, ka deklaruar Stefanoviq për ‘Tanjug’,

Ai theksoi se përfaqësuesit e Serbisë do të vazhdojnë të flasin me vendet anëtare të Interpolit në mënyrë që t’u jap atyre edhe një herë argumentet e pakundërshtueshme që tregojnë përse ‘pranimi i Kosovës do të kishte pasoja të gjera për punën e ardhshme të Interpolit’.

“Nuk do të lejojmë që ata të cilët kanë kryer krime të bëhen luftëtarë të krimit sepse është e qartë që diçka e tillë është e pamundur”.

Stefanoviq shtoi se Serbia edhe para sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, e cila do të mbahet në tetor në Kili, do t’i shpalos të gjitha argumentet ligjore të cilat ‘tregojnë qartë se Kosova nuk mund të jetë pjesë e Interpolit për shkak se ajo është pjesë e Serbisë’.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli është shprehur i bindur se këtë vit, Kosova do të bëhet pjesë e organizatës më të madhe policore.