50 falënderime për Amerikën

Periskopi.com Lajme

Në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë  janë vendosur 50 falënderime për secilin shtet të Amerikës për ta falënderuar për kontributin që ky vend ka dhënë për çlirimin e Kosovës.

Atje po ashtu janë bërë të gjitha përgatitjet për ta pritur mikun e madhë të shqiptarëve, ish-presidentin amerikan, Bill Clinton i cili do të qëndrojë në sheshin që mban emrin e tij në orën 15:00.

Kështu duket sheshi kryesor në Prishtinë për 20 vjetorin e çlirimit (Foto)

Periskopi.com Lajme

Sot në Kosovë shënohet 20-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s, me ç ‘rast do të marrin pjesë ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare. Me këtë rast, nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Aty do të ketë shumë qytetarë të cilët do të mund t’i përshëndesin dy figurat të cilat dhanë shumë për lirinë e Kosovës.

Ndërsa nga ora 14:00 do të jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright.