Personat që kanë pësuar infarkt në zemër nuk duhet t’i konsumojnë këto ushqime

Periskopi.com Shëndeti

1.Kripa Kur keni pësuar infarkt zemre ju duhet me patjetër të shmangni kripën. Kripa depërton edhe në ushqimet që ngjajnë më të shëndetshme si gjiza. Nëse keni probleme me zemrën në fillim duhet të hiqni kripën nga tryeza juaj.

Zgjidhni me kujdes ushqimet tuaja, pasi ju nuk e keni idenë se sa shumë kripë kanë kornflekset ose ajo soda dietike që pini me idenë se janë të shëndetshme. Nëse hani në restorant, gjithmonë kërkoni që ushqimi juaj të përgatitet pa kripë.

2.Patatet e skuqura

Patet e skuqura kanë shumë kripë, dhe yndyrë. Nëse hani patate të skuqura do të shtoni në peshe dhe kjo nuk është gjë e mirë për zemrën tuaj. Për të shmangur shtimin e peshës  mos hani ushqime të shpejta, në vend të tyre hani fruta dhe perime.

3.Verë

Ju mund të keni dëgjuar rreth përfitimeve shëndetësore qe ka konsumimi i verës, dhe kjo mund të jetë e vërtetë nëse nuk vuani nga zemra. Konsumimi i alkoolit ul rrahjet e zemrës, kjo është arsyeja pse mjekët rekomandojnë të shmangni gjithë llojet e alkoolit kur keni probleme me zemrën.

4.Buka e bardhë

Infarkti në zemër mund të vijë edhe si pasojë e kolesterolit të lartë dhe diabetit të tipit 2. Dieta e pasur me fibra ndihmon trupin të rregullojë sheqerin në gjak dhe të pastrojë kolesterolin nga arteriet.

Ju duhet të shmangni bukën e bardhë, orizin e bardhë, makaronat  e zakonshme dhe shumë lloje drithërash në kuti.

5.Ujë

“Pi më shumë ujë”- është bërë fraza më e zakonshme për një jetë të shëndetshme, por është një këshillë  e gabuar për personat që kanë pësuar infarkt. Pirja e tepërt e ujit rrit nivelin e lëngjeve në trup. Sipas klinikës Cleveland ju duhet të limitoni lëngjet në më pak se dy litra në ditë. Gjithsesi ju duhet  të konsultoheni me mjekun tuaj për udhëzime specifike.

 

Çfarë është ‘infarkti’ i femrave

Periskopi.com Shëndeti

Ky infarkt ndodh te femrat të cilat janë të shëndetshme, pa ndryshime në enët e gjakut dhe shkaktohet nga diseksioni spontan i arteries koronare.

Simptomat shpesh janë të vështira për t’u identifikuar, paralajmërojnë ekspertë.

Femrat e reja janë gjithnjë e më shumë të ekspozuara ndaj stresit dhe më pas të prekshme ndaj shumë rreziqeve, duke përfshirë sëmundjen kardiovaskulare.

Por në të njëjtën kohë ndryshimi midis burrave dhe grave po ndryshon kur bëhet fjalë për zakone të dëmshme, si pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit dhe ushqimi me cilësi të dobët, që me siguri ndikon në shëndetin e tyre.

Shkencëtarët amerikanë kanë bërë të ditur se vitet e fundit ka pasur një rritje të konsiderueshme në numrin e grave ndërmjet moshës 35 dhe 54 vjeç, të cilat kanë përjetuar infarkt.

Statistikat thonë se përqindja e grave që kishin një infarkt në zemër nga 21 për qind që nga fillimi i viteve 1990 deri në ditët e sotme është rritur në 31 për qind, transmeton KosovaPress.

Si një nga shkaqet kryesore, ekspertë të botës përmendin se gjithnjë e më shumë gra pinë duhan, i cili është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjen e enëve të zemrës dhe gjakut.

Megjithatë, ka efekte anësore më të zakonshme të tilla si hipertensioni ose diabeti, të cilat rrisin rrezikun e infarktit dhe duhet të merret parasysh se zbulimi i hershëm i faktorëve të rrezikut në popullsi dhe parandalimi është një prioritet.

Problemi është ndoshta se gratë më të reja shpesh përjetojnë një infarkt që është dukshëm ndryshe nga shkaku. Kështu, shkencëtarët amerikanë gjithnjë e më shumë flasin për “infarktin e femrave”, që ndodh më së shpeshti te femrat e reja.

Kjo ndodh te femrat që kanë qenë të shëndetshme para, pa ndryshime në enët e gjakut, por ajo shkaktohet nga diseksioni i arteries koronare spontane (SCAD).

SCAD është copëzimi i murit të enëve të gjakut, i cili formohet pa ndonjë faktor të jashtëm. Pasoja e kësaj është ulja e rrjedhjes përmes arteries koronare, e cila mund të çojë në një infarkt ose vdekje të papritur kardiake.

Për më tepër, disa studime SCAD në SHBA shoqërohen me stres intensiv fizik ose psikologjik, që mund të jenë stres intensiv emocional, vjellje, diarre, kollitje. Me shfaqjen e SCAD, ajo është gjithashtu e lidhur me përdorimin rekreativ të kokainës, amfetaminës dhe metamfetaminës.

Ndryshe, nga sëmundjet kardiovaskulare në botë vdesin në vit 17,3 milionë persona. Vlerësohet se numri i tyre do të rritet deri 2030 në madje 23,6 milionë.

Gjashtë shenjat që paralajmërojnë infarktin

Periskopi.com Shëndeti

Ekspertët thonë se gjysma e pacientëve kishin simptoma një muaj më parë, por shumica nuk i kushtonin vëmendje atyre.

Te meshkujt zakonisht paraqiten dhimbje në kraharor, ndërsa te gratë vështirësi në frymëmarrje. Problemet e mosfunksionimit të ereksionit mund të shfaqen edhe te meshkujt për shkak të ngushtimit të enëve të gjakut.

Gratë (rreth 70 për qind) kishin ndjenjën e lodhjes së fortë dhe të zgjatur, madje një javë para goditjes. Nëse muskujt e zemrës nuk punojnë siç duhet, mund të shkaktojnë ënjtje të këmbës.

Disa nga pacientët që kishin pësuar një sulm në zemër më vonë thanë se filluan të marrin frymë dhe të kenë dhimbje të dobëta të gjoksit një muaj para sulmit, shkruan Bright Side.

Këto janë gjashtë shenja që mund të shfaqen një muaj para sulmit në zemër:

Lodhje

Frymëmarrje e shkurtër

Dobësi

Marramendje dhe djersitje e ftohtë

Presioni në gjoks

Simptomat e gripit ose ftohjes, si kollë, ethe.

Pëson infarkt aktori i njohur shqiptar

Periskopi.com Lajme

Ka pësuar infarkt aktori i njohur shkodran Besnik Çinari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen që kemi lënë pas, ndërsa Çinari mësohet se është dërguar me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza”.

Paraprakisht mësohet se atij u është bërë ndërhyrje duke iu vendosur një unazë e duke bërë koronaren, ndërsa do të duhet që t’i vendosin edhe një unazë tjetër.

Aktori ende ndodhet në rrezik për jetën, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është stabilizuar.

Kjo ngjarje vjen menjëherë pas premierës “Humor me Shkollë të Mesme” ku Besnik Çinari ishte regjisor dhe aktori kryesor i asaj shfaqjeje në teatrin ‘Migjeni’ për katër ditë me radhë.

Infarkti i Besnik Çinarit ndodhi ditën kur do të festohet në Shkodër, jo pak por 60 vjetori i krijimit të estradës profesioniste të teatrit “Migjeni”.

Ndër të fundit e asaj pjesa të mrekullueshme aktorësh fatkeqësisht në dokumentarin e përgatitur për 60 vjetorin e krijimit të estradës Besnik Çinari do të mungojë.