Mblidhet Komisioni për Zhvillim Ekonomik

Periskopi.com Lajme

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal sot do të mbajë mbledhjen e rregullt.

Në rend dite është paraparë votimi i raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë – ZRRE, për vitin 2018.

Po ashtu, do të bëhet edhe shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2018.

Mbledhja e këtij komisioni mbahet prej orës 11:00 në Kuvendin e Kosovës.

Lekaj raporton për monopolin e homologimit të veturave

Periskopi.com Lajme

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj sot raporton para Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave.

Monopolin e homologimit të veturave për vite të tëra e mban vetëm një kompani, ndërsa për kontrollin e homologimit të një veture paguhen 125 euro, shumë kjo që konsiderohet më e larta në rajon.

Komisioni për Zhvillim diskuton për monopolin në fushën e homologimit të veturave

Periskopi.com Lajme

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në Kuvendin e Kosovës, sot diskuton për monopolin në fushën e homologimit të veturave.

“Diskutim lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave/barriera jo tarifore për importin e veturave të reja që kanë origjinën nga BE; E ftuar: Ambasadorja Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.