Ingrit Gjoni pozon ‘topless’, merr vëmendjen me pozat e reja

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ingrit Gjoni, ka pak ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Lumja une” titullohet kënga e saj më e fundit, të cilën ajo e solli në bashkëpunim me këngëtarin Cristi Mega, dhe u prit mirë nga publiku.

Teksa pati një paraqitje provokuese në klip, Ingriti nuk po iu ndahet as imazheve ‘të nxehta’, që po i ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka realizuar një fotosesion të ri – fotografitë e të cilit i ka publikuar në rrjetin social Instagram.

Në njërën prej tyre, ajo shfaqet ‘topless’, teksa pozon nga mbrapa.

Ajo ka vënë në pah linjat trupore, për të cilat kujdeset që t’i ruajë duke ndjekur me rregull palestrën.

Fotografitë e realizuara nga Fjoralba Maliqi, kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.

Pamje provokuese: Ingrit Gjoni zhvishet e gjitha në klipin e ri

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni prej ditësh ka njoftuar se do të silltë klipin e saj më të ri.

Kënga mban titullin ‘Lumja unë’dhe vjen në bashkëpunim me Kristi Megën.

Por skena që është komentuar më shumë është kjo ku Ingriti shfaqet e mbuluar vetëm me çarçaf rozë e shtirë në krevat.

Një skenë tjetër është kur Ingrit shfaqet me një fustan rrjetë që tregon format e saja perfekte.

Kënga është pëlqyer shumë dhe në pak kohë ka marrë mijëra klikime.