Lidhjet e dyshimta mes Prokurorisë e IPK’së për mosndëshkimin e policëve

Periskopi.com Lajme

Një raport hetimor i deputetëve të Kosovës, që është bërë në kuadër të kompetencave të Kuvendit për të mbikëqyrur ligjshmërinë e Inspektoratit Policor të Kosovës, ka përmbledhur gjetje të cilat janë bazë për dyshime për vepra penale në këtë institucion e institucione të tjera të drejtësisë. Në raportin ku njëra nga rekomandimet kryesore është shkarkimi i kryeshefes së Inspektoratit Policor të Kosovës, disa nga institucionet e drejtësisë cilësohen si bashkëpunëtorë në veprime të ndryshme kriminale.

“Ka të dhëna të shumta që ngrenë dyshimin për shantazh nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës ndaj personave fizikë e juridikë në Republikën e Kosovës”, thuhet në raportin të cilin e ka siguruar gazeta “Koha Ditore”.

Krimi në procesin hetimor të policëve të dyshuar sipas raportit është instaluar nga Policia dhe Prokuroria e Shtetit, e cila, sipas këtij dokumenti, ka krijuar kushte për zhvillimin e parregullsive.

“Zyrtarë të lartë të Policisë dhe Prokurorisë rezulton që kanë ndihmuar në krijimin e mjedisit për mosndëshkueshmëri dhe mbulim të rasteve, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe autoritetin”, është një tjetër gjetje e raportit.

Kryeshefja e Inspektoratit Policor flet për rastin e abuzimit seksual të 16 vjeçares nga Drenasi

Periskopi.com Lajme

Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, ka dhënë një mesazh pas rastit të dhunimin e 16-vjeçares nga mësimdhënësi dhe një polic hetues.

Në një intervistë dhënë për InDoks, Kelmendi ka kërkuar nga qytetarët që të raportojnë për cdo rast apo informatë që ka të bëjë me veprime të paligjshme të zyrtarëve policor.

“Desh t’i falënderojë të gjithë qytetarët për bashkëpunim dhe të gjitha mediumet apelojë tek të gjithë qytetarët se çfarë do rasti apo informate që kanë për veprime të paligjshme për zyrtarë policorë të raportojnë në inspektoratin policor në numrin që është pa pagesë 0 8000 33 33”, ka thënë Kelmendi për InDoks.

Në media u publikua të martën hulumtimi “Dhunë, shfrytëzim seksual, abort i detyruar – historia trishtuese e nxënëses nga Drenasi me hetuesin policor”.

KMDLNj përkrah vendimin e Gjykatës së Apelit për hetuesit e IPK-së

Periskopi.com Lajme

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) përmes një njoftimi dërguar mediave ka përkrahur vendimin e Gjykatës së Apelit për hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Ky vendim, sipas KMDLNJ-së është dëshmi se hetuesit e IPK-së ishin pranuar në mënyrë të rregullt, pas një procesi të rregullt rekrutimi.

“Edhe gjatë takimit me ish ministrin e MPB-së, z.Flamur Sefaj, KMDLNj i bëri me dije se ndërhyrja e tij ndaj institucionit të pavarur IPK-së është e kundërligjshme, e dënueshme dhe për pasojë , si akt moral , ministri do të duhej të dorëhiqej, apo nëse refuzon ta bëje këtë, atëherë do të duhej të shkarkohej. Ish ministri Sefaj kishte bërë akuza ndaj KMDLNj-së dhe Avokatit të Popullit që e gjykonin këtë vendim arbitrar dhe dërgonte porosi kërcënuese”, thuhet në një pjesë të këtij ragimi.

Ky është reagimi i plotë:

Pas ndërhyrjes flagrante , të kundërligjshme e që përmbanë elemete të veprës penale të ish ministrit të MPB, z.Flamur Sefaj ndaj një institucioni të pavarur siç është Inspektoriati Policor i Kosovës, duke e anuluar arbitrisht konkursin për hetues të IPK dhe në këtë mënyrë  ua mohuan të drejtat ligjore dhe njërzore të kandidatëve që në një procesë të rregulltë monitorimi (të monitoruar nga KMDLNj), e fituan të drejtën e punës. Pikërisht në ditën kur kandidatët ishin ftuar t’i nënshkruajnë kontratat, ish ministri Sefaj e anuloi konkursin duke i bërë presion ish –kryeshefit të IPK- së Hilmi Mehmeti dhe duke e vënë në situatë të palakmueshme ndaj vartësve të tij. Më vonë, ish kryeshefit te IPK- së i montuan një proces pas së cilës e shkarkuan pa i dëshmuar fare shkelje ligjore apo përgjegjësi penale. KMDLNj , menjëherë pas anulimit të konkursit e pati bërë një reagim publik i cili e dënonte vendimin e kundërligjshëm dhe arbitrar të ish ministrit Sefaj i cili pastaj u “dorëheq”, pa dyshim nën presion dhe urdhëra politike për shkak të kidnapimit dhe deportimit, përkundër të gjitha konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe ligjeve të vendit, gjashtë (6) shtetas turq, me leje të rregulltë pune dhe qëndrimi në Kosovë.

Edhe gjatë takimit me ish ministrin e MPB-së, z.Flamur Sefaj, KMDLNj i bëri me dije se ndërhyrja e tij ndaj institucionit të pavarur IPK-së është e kundërligjshme, e dënueshme dhe për pasojë , si akt moral , ministri do të duhej të dorëhiqej, apo nëse refuzon ta bëje këtë, atëhere do të duhej të shkarkohej. Ish ministri Sefaj kishte bërë akuza ndaj KMDLNj-së dhe Avokatit të Popullit që e gjykonin këtë vendim arbitrar dhe dërgonte porosi kërcënuese.

Përveç kësaj, dhe pas kësaj, në ankesat e hetueseve të IPK-së e që ishin pranuar  në një konkurs të rregullt, KMDLNj i këshillonte të kërkonin të drejtat e mohuara padrejtësisht nga ministri Sefaj, në institucionet gjyqësore duke iu dhënë përkrahje publike dhe duke mos dyshuar se ata do t’i realizojnë të drejtat e tyre.

Vendimi i Gjykatës së Apelit është vendim i drejtë dhe dëshmi se hetuesit e IPK-së ishin pranuar në mënyrë të rregullt, pas një procesi të rregullt rekrutimi, është një satisfakcion për punën e KMDLNj-së dhe Avokatit të Popullit si dhe një porosi e qartë se çdo ndërhyrje arbitrare për qëllime politike apo të tjera do ta merr përgjigjen e duhur dhe të merituar nga gjyqësori.

 

Arrestohet rreshteri i Policisë në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Inspektorati Policor i Kosovës përmes një kumtese për media, ka njoftuar se javë më herët ka ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj zyrtarit policor (rreshter në Stacionin Policor Qendra) në Prishtinë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit“.

Hetimi ka qenë duke u zhvilluar në koordinim të plotë me prokurorin kompetent të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Si rezultat i veprimeve hetimore, dje (17.09.2018) hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë arrestuar këtë zyrtar policor me dyshimin se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar (të paraparë me nenin 422 të Kodit Penal të Kosovës).Të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokurori kompetent”, thuhet në njoftim.

Ndaj të njëjtit IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit i cili rekomandim është zbatuar nga ana e policisë.

 

E konfirmon IPK’ja: Nisin hetimet ndaj policëve pas vrasjes në Gjakovë

Periskopi.com Lajme

Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar hetimet ndaj policëve për të parë nëse ka pasur lëshime në rastin e vrasjes që ka ndodhur ditën e martë kur një burrë vrau gruan dhe vajzën e tij.

“Inspektorati Policor i Kosovës më datë 08.08.2018, sipas detyrës zyrtare ka filluar hetimin preliminar ndaj disa zyrtarëve policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë lidhur me dyshimet për neglizhencë dhe moskryerje të detyrave”, thuhet në një komunikatë të IPK-së.

Hetimet e para thonë se gruaja kishte lajmëruar policinë disa orë para vrasjes pasi që ish-burri i saj e kishte kërcënuar.

Policia ka dështuar që ta arrestojë tashmë dorasin e vrasjes së dyfishtë.

Në një komunikatë të lëshuar, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë që urgjentisht të fillojë grumbullimin e informatave për të verifikuar çdo mosveprim, i cili mund të cilësohet si element i ndonjë vepre penale.

“Nëse konstatohen veprimet e tilla të nxjerrët menjëherë aktvendimi për fillimin e hetimeve kundër çdo personi të involvuar në kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve, për të cilat ka qenë i obliguar t’i ndërmarrë, të cilat ndërlidhen me kërcënimet ndaj gruas dhe vajzës së vrarë para disa ditësh në fshatin Bretkoc të Komunës të Gjakovës”, thuhet në komunikatën për media.

Komisioni parlamentar thotë se zbuloi një rrjet kriminel në Inspektoratin Policor (VIDEO)

Periskopi.com Lajme

Komisioni parlamentar thotë se zbuloi një rrjet kriminel në Inspektoratin Policor.

Lidhur me këtë ka folur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.