Logoja e re e Interit zbulohet aksidentalisht, është më ndryshe së ç’e kishim menduar

Periskopi.com Sporti

Logoja e re e Interit u zbulua falë një kërkesë për markën tregtare të paraqitur nga klubi.

 

Logoja e re aksidentalisht u zbulua nga Nike në fundin e janarit dhe tani Footyheadlines ka treguar se si do të duket.

Pritet që kjo zyrtarisht të prezantohet muajin e ardhshëm, pra në mars.

Logoja e re është rrethore me shkronja të bardha të stilizuara që përshkruhen nga sfondi me ngjyrë të kaltër të mbyllur.

Në logo, vërehen shkronjat I dhe M, për Inter Milano, por gjithashtu mund të lexohet edhe ‘Unë’ për të forcuar lidhjen mes klubit dhe tifozërisë së tyre

Interi fiton derbin Della Madonnina – eliminon Milanin nga Kupa e Italisë

Periskopi.com Sporti

Interi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi e ka mposhtur Milanin në kohën shtesë me rezultat 1-0.

Rossonerët shkuan në pushimin e pjesës së parë me epërsi, pasi Zlatan Ibrahimovic shënoi në minutën e 31-të nga një asistim i Miete

Por, para se të përfundonin 45 minutat e parë, një situatë e tensionuar mes sulmuesit suedez dhe Romelu Lukakut u pasua me dy kartonë të verdhë.

Në pjesën e dytë, Ibrabimovic nuk ishte qetësuar dhe kjo i kushtoi me kartonin e dytë për t’u përjashtuar nga takimi në minutën e 58-të.

Interi më pas përfitoi nga kjo përparësi dhe i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Romelu Lukakut (71′) që shënoi në nga penalltia.

Nerazzurët vazhduan me presion të lartë dhe ia arritën qëllimit që të përmbysnin rezultatin me golin e Christian Eriksenit që shënoi në minutën e 90+8′.

Milanit tani i mbetet të garojë në Serie A, aty ku është lider, e Interi do të ketë më shumë ndeshje për t’i luajtur.

Sonte derbi i zjarrtë Italian, Inter – Milan, këto janë statistikat

Periskopi.com Sporti

Interi dhe Milani kanë histori në Kupën e Italisë. Në fakt, janë dy nga katër formacionet lidere (së bashku me Bolognan dhe Juventusin) për pjesëmarrje në kompeticion: 73.

“Libri i artë” thotë që kuqezinjtë e kanë fituar 5 herë, ndërsa zikaltrit janë të tretët e të gjitha kohërave me 7 triumfe.

Megjithatë, për dy ekipet nga Milano fitorja mungon prej shumë kohësh: Interi nga edicioni 2010/11, ndërsa Milani nga akoma më shumë (2002/03).

Do të jetë derbi numër 25 në Kupë. Në të kaluarën numërohen 7 fitore të zikaltërve, 10 të kuqezinjve dhe 7 barazime; me 22 gola të zikaltërve kundrejt 33 të kuqezinjve.

Më në përgjithësi, do të jetë derbi numër 227 mes gjithë kompeticioneve: Interi drejton klasifikimin me 82 fitore kundër 77 të Milanit, ndërsa barazimet janë 67

Derbi Inter-Milan, një sfidë prej 24 kombësish

Periskopi.com Sporti

Të shtunën lojtarët e Interit dhe Milanit do të ngrenë sytë dhe rreth vetes do të kenë vetëm tribuna të zbrazura. 22 djem që rrezikojnë të harrojnë se janë në “San Siro” e që çdokush do të dëshironte të ishte në vendin e tyre. Derbi i Milanos premton të jetë më i bukuri i viteve të fundit, por edhe më i çuditshmi, por ngelet vetvetja për spektaklin që ofron dhe për vetë qytetin.

 

 

 

Në fushë ka nga ta gjitha kombësitë. Një norvegjez që ngjall shpresa, por edhe një maroken që është tashmë yll i afirmuar. Ka edhe një argjentinas që studion Mesin dhe një portugez që rritet në oborret e mbretit Ronaldo. Derbi ngjason me një libër ku përzihen gjuhë e kultura, teksa praktikisht përfaqëson një formë rezistence ndaj virusit sepse “COVID”-i mund të ketë boshatisur stadiumet, por nuk e fshin dot interesin global për derbin.

BLLOKU ITALIAN — Braziliani Duarte, sllovaku Shkriniar, italianët Bastoni, Gabia, Galjardini, belgu Naingolan, rumuni Radu dhe anglezi Jang janë të gjithë “të përjashtuar” nga derbi si pozitivë ndaj Koronavirusit. Pandemia e ka bërë më pak ndërkombëtar derbin e Milanos, por ja që është vetëm një efekt anësor i kohëve që po jetojmë. Që nga pronarët e dy klubeve mund të kuptohet se nuk kemi të bëjmë me një sfidë normale. “Suning” u ka dhënë frymëmarrje ambicieve të Interit ndërsa “Elliott” u ka kthyer krenarinë milanistëve.

Duket si një duel gjeopolitik kur sheh se në një anë janë kolosët kinezë e në tjetrën fondi i plotfuqishëm amerikan. Teksa duhet të jetë një ndeshje në klimën e një lufte të ftohtë, Interi dhe Milani ecin për dore në shumë drejtime ndër të cilat është edhe stadiumi privat i përbashkët që mund të ndryshojë historinë e të dyja palëve. Interi ka në organikë 14 kombësi të ndryshme, teksa kuqezinjtë 16, teksa shtetet e përfshira në derbi janë plot 24.

Milani vjen në këtë takim me produkte të fidanishtes, si Kolombo e Maldini, teksa merkatoja ka sjellë edhe rininë e Tonalit. Zikaltrit po mundohen të hedhin një themel solid italian me Galjardinin të cilit i është shtuar Barela, Bastoni apo edhe Sensi. Nuk është rastësi që blloku italian zgjatet në stol me trajnerët Konte e Pioli të cilët duhet t’i japin formë, sipas mënyrës së tyre, shkollës fituese të italianëve.

GETO E NDËRTHURJE — Lukaku e Ibra janë dy yje planetare, por nuk i kanë harruar getot nga ku kanë ardhur. Belgu i Interit ka një shok te Milani si Selemekers, pasi të dy janë prodhim i shkollës së Anderlehtit. Nëse Zlatani është boshnjak në rrënjë, Teo ka pasaportë franceze, por është rritur me kulturë spanjolle. Pak a shumë si Çalhanoglu që do të jepte jetën për Turqinë pavarësisht se u rrit në Gjermani. Brahim Diaz luan për Spanjën, por gjyshërit i ka nga Maroku, aty ku ka origjinën edhe Hakimi i lindur në Madrid. Gjysmëmaroken edhe Benaser, që për nder të mamasë ka zgjedhur të luajë me Algjerinë para se të përshkonte të gjitha grup-moshat e Francës.

LATINË E BALLKANAS — Afrikanë që bëjnë ligjin, do të thoshte ndokush që ka harruar se dikur derbi luhej nën ritme amerikano-latine. Zaneti me shokë sfidonin shpesh brazilianët e përmalluar të udhëhequr nga Kaka. Sot nuk ka asnjë shenjë të “Djallit” latin sepse amerikano-jugorët Muzakio e Duarte kanë probleme shëndetësore. Për herë të fundit pa asnjë latin në derbi, Milani u paraqit më 23 mars të 1998- ës. Në anën tjetër të qytetit, ritmet e tangos nuk janë harruar me Lautaron që është dishepulli më i afërt i Leo Mesit, megjithatë ligjin e bëjnë kilianët Sançez e Vidal.

Shkaqet e pakësisë së gjakut amerikano-jugor nuk dihen, por një prej tyre mund të jetë edhe blloku ballkanas që ka pushtuar derbin e Milanos. Kroatë me shumicë me Perisiç, Brozoviç e Rebiç, të cilëve u shtohen boshnjaku Kruniç, slloveni Handanoviç dhe serbi Kolarov i cili në pamundësi të luajë krah Dejan Stankoviçit do të duhet t’i besojë Filipit, djalë i “Dekit” dhe portier i tretë i Interit.

AKULL DHE DIELL — Në InterMilan nuk mund të mungonin Eriksen e Kjaer që do t’i japin jetë një derbi danez, teksa pak më skandinave çështjen mund ta bëjë Hauge, i sapoardhur te Milani. Edhe suedezi Rebak pret thirrjen e Milanit, ndërkohë që akulli i vikingëve mund të shkrihet nga dielli mesdhetar i Leaos që duhet të konfirmojë këmbën “e nxehtë” pas dy golave kundër Specias në ndeshjen e fundit në kampionat.

LISTA E KOMBËSIVE

ITALI – (Inter: Padeli, Bastoni, Ranokia, D’Ambrozio, Darmian, Barela, Sensi, Galjardini, Pinamonti); (Milan:

Xhanluixi Donaruma, Antonio Donaruma, Romanjoli, Gabia, Kalabria, Konti, Tonali, Maldini, Kolombo).

KILI – (Inter: Vidal, Sançez)

BRAZIL – (Milan: Duarte)

URUGUAJ – (Inter: Vesino)

ARGJENTINË – (Inter: Lautaro); (Milan: Muzakio)

NORVEGJI – (Milan: Hauge)

DANIMARKË – (Inter: Eriksen) (Milan: Kjaer)

SUEDI – (Milan: Ibrahimoviç)

TURQI – (Milan: Çalhanoglu)

HOLANDË – (Inter: De Vraj)

KROACI – (Inter: Brozoviç, Perisiç); (Milan: Rebiç)

SLLOVAKI – (Inter: Shkriniar)

SLLOVENI – (Inter: Handanoviç)

RUMANI – (Inter: Radu); (Milan: Tatarushanu)

SERBI – (Inter: Kolarov, Stankoviç)

BOSNJË – (Milan: Kruniç)

ANGLI – (Inter: Jang)

BELGJIKË – (Inter: Naingolan, Lukaku); (Milan: Selemekers)

FRANCË – (Milan: Hernandez, Kalulu)

SPANJË – (Milan: Diaz, Kastijeho)

PORTUGALI – (Milan: Dalot, Leao)

BREGU I FILDISHTË – (Milan: Kesi)

MAROK – (Inter: Hakimi)

ALGJERI – (Milan: Benaser)

PANORAMASPORT.AL

Derbi Inter-Milan mund të mos zhvillohet, kjo është arsyeja

Periskopi.com Sporti

Me datën 17 tetor, në Serie A zhvillohet xhiro e katërt e kampionatit italian në futboll.

Në këtë xhiro është planifikuar të zhvillohet edhe derbi “Madoninna” ndërmjet Interit dhe Milanit në “Giuseppe Meazza”.

Por, kjo ndeshje mund të mos zhvillohet sipas planifikimeve pasi skuadra zikaltër ka një numër të madh të lojtarëve të infektuar me virusin Covid-19 dhe priten edhe disa teste të tjera ditëve në vazhdim.

Deri më tani, te Interi kanë rezultuar pozitiv Bastoni, Young, Skriniar dhe Sensi, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do t’iu nënshtrohet sot testit anti-Covid.

Pas kësaj, drejtuesit e Ligës Italiane të Futbollit do të marrin një vendim për zhvillimin ose jo të kësaj ndeshje.