Palmer: S’ka integrim pa pajtim me Serbinë

Periskopi.com Lajme

I dërguari Spercial për Ballkanin Perëndimor, Metthew Palmer pas takimit me Presidentin Hashim Thaçi, dhe liderët e tjerë të vendit, tani gjendet në Bibliotekën Kombëtare, duke folur para studentëve dhe shoqërisë civile, raporton Periskopi.

Ai në këtë bashkëbisedim ka theksuar se pa u arritur një marrëveshje me Serbinë, nuk shen ndonjë mundësi që Kosova të integrohet në sistemin ndërkombëtar.

“Zgjidhje një herë e përgjithmonë e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përmes normalizimit të plotë mbetet prioritet strategjik i SHBA-së, që do të ketë ndikim në popullin këtu por edhe në rajon, sepse do t’i çliroj të dy vendet nga tradita e armiqësisë”, tha Palmer.

“Ne nuk shohim asnjë mundësi të integrimit të vendit tuaj në sistemin ndërkombëtarë që nuk përfshinë pajtimin me Serbinë”, u shpreh Palmer. /Periskopi