Arrihet marrëveshja, Alexis Sanchez lojtar i Interit

Periskopi.com Sporti

Interi dhe Manchester Unitedi kanë arritur marrëveshje këtë mbrëmje për transferimin e sulmuesit Alexis Sanchez te klubi italian.

Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, palët janë pajtuar për çdo detaj që mungonte për operacionin Sanchez mbrëmjen e së martës.

Interi tani është duke e organizuar vendin për testet mjekësore, të cilave kiliani do t’iu nënshtrohet nesër, pra të mërkurën.

Sanchez do t’i bashkohet Interit si lojtar i huazuar me opsion për Interin që ta blejë atë përfundimisht në fund të sezonit.