Inter u eliminua nga dy ligat e Evropës, këto janë fjalët e Contes

Periskopi.com Sporti

Më i kritikuari i mbrëmjes së kaluar, trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur pas eliminimit nga garat evropiane të skuadrës së tij, transmeton Periskopi. 

Interi nuk arriti të merrte fitoren që i nevojitej për ta siguruar një vend në mesin e skuadrave më të mira në Evropë, por e gjithë që arriti ishte një barazim 0-0 ndaj Shakhtarit.

Conte, në fjalët e para pas ndeshjes, nuk kritikoi as lojtarët dhe as veten e tij, por tha se kishte të bënte me një mungesë fati.

“Ju mund të keni mendimin tuaj, unë e respektoj atë. Nuk jam dakord, sepse mendoj se ekipi dha gjithçka që kishte, bëri gjithçka që duhej. Është e pabesueshme që në dy ndeshje që kemi dominuar kundër Shakhtar, nuk kemi shënuar një gol të vetëm”, ka thënë fillimisht Conte pas ndeshjes.

“Nuk jam dakord që na ka munguar vendosmëria fare. Lojtarët e mi dhanë gjithçka sonte, kështu që absolutisht nuk jam dakord”.

“Ne duhet të vlerësojmë gjithçka me kokë të ftohtë, jo pas një eliminimi si ky. Ekziston një keqardhje dhe zhgënjim i madh, por unë absolutisht nuk e ndiej se po na mungonte vendosmëria, përqendrimi ose agresioni”

Pas dy rasteve të mëparshme, edhe tre futbollistë tjerë të Interit konfirmohen me Covid-19

Periskopi.com Sporti

Klubi italian, Interi ka njoftuar të gjithë se pas testimeve të bëra kanë rezultuar edhe tre lojtarë të infektuar me COVID-19.

Pas dy rasteve të mëparshme, Nerazzurrët tashmë kanë lajmëruar edhe tri raste të reja të infektimit në skuadër.

Njoftimi i klubit zikaltër erdhi me anë të faqeve të tyre zyrtare.

“FC Internazionale Milano njofton se Roberto Gagliardini dhe Radja Nainggolan rezultuan pozitiv për COVID-19 pas kontrolleve të kryera në Appiano Gentile ditët e fundit”.

“Ionut Radu gjithashtu doli pozitiv këtë mëngjes, pas testeve të kryera dje. Kontrollet e mëtejshme janë planifikuar për nesër”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Zyrtare: Futbollisti shqiptar i bashkohet Interit

Periskopi.com Sporti

Klubi i Interit ka paralajmëruar se i ka siguruar shërbimet e futbollistit shqiptar, Kristian Dervishi, i ardhur nga Atalanta.

Futbollisti shqiptar i lindur në vitin 2003 do t’i bashkohet skuadrës së Interit U-18 që drejtohet nga trajneri Christian Chivu.

Zyrtare: Futbollisti i talentuar shqiptar transferohet te Interi

Dervishi pas disa vitesh në sektorin e të rinjve të skuadrës nga Bergamo, është transferuar te zikaltrit në formë huazimi, me të drejtën e blerjes.

Ai është pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë.

 

Interi prezanton Kolarovin

Periskopi.com Sporti

Në shtëpinë e Inter është dita e Aleksandar Kolarov. Pasi ka kompletuar vizitat mjekësore të zakonshme në klinikën Humanitas, mbrojtësi i majtë serb ka mbërritur në selinë zikaltër ku ka vënë firmën mbi kontratën me Inter.

Ish-lojtari i Lazios e Romës ka firmosur për një vit me opsionin për një tjetër sezon me 3 milionë euro në sezon: për klubin kryeqytetas shkojnë 1.5 milionë euro plus një maksimum prej 500mijë euro bonus.

MENAXHERI: “CONTE VENDOSI NË ZGJEDHJE”

Alessandro Lucci, menaxheri i Kolarov, në dalje nga selia e Inter ka konfirmuar përfundimin me sukses të tratativës . “Ka shumë kënaqësi për këtë operacion, është një mundësi e madhe. Nëse Conte ishte i rëndësishëm? Absolutisht”.

Mënyra si Zhang e bindi Conten t’i bashkohet Interit nuk është aspak ashtu si e kishim menduar

Periskopi.com Sporti

Me Antonio Conte që vendosi të vazhdojë aventurën e tij tek Inter reagimi i parë i tifozëve zikaltër ka qenë: “Do ti kenë premtuar goditje të mëdha në merkato”.

Në realitet rruga e ndërmarrë nga shoqëria nuk është ekzaktësisht kjo e Zhang ka qenë i qartë me teknikun e tij: Inter, është thënë gjatë takimit, do të vazhdojë të investojë por nuk mund të mos ketë mendjen tek momenti ekonomik shumë i komplikuar për shkak të koronavirus. Kështu, Marotta nuk do të qendrojë pushim, por duhet të kënaqë Conte me cdo mënyrë për të përforcuar skuadrën, por jo me investime të cmendura.

Kështu, idea është për goditje të menduara e pjesërisht të lidhura me daljet. Këto të fundit mund të jenë shumë interesante për ta ngritur ndjeshëm buxhetin.

Me blerjen e Hakimi, sidoqoftë një blerje e mirë, zikaltrit mund ti dhurojnë Contes pa shumë probleme edhe Kumbullën e Tonalin. Në këtë pikë, për tiu përgjigjur kërkesave të teknikut, nevojitet një anësor i majtë, një qendërsulmues (ose dy nëse ikën Lautaro) e një mesfushor.

Për mesfushën emri që mund të kthehet në modë është ai i Vidal, që Barcelona ka vendosur ta lërë të lirë. Kiliani është i preferuar i Conte e, të paktën për këtë, teknikut do ti plotësohet dëshira. Pastaj duhen prekur rolet e tjerë. Në sulm, objektivët e gjashtë muajve më parë ishin Dzeko e Giroud por, për motive të ndryshme, të dy duken larg. Në javët e fundit janë përfolur shumë emra – mes tyre Aubameyang, për një operacion shumë kompleks – por e vërteta është se merkato e vërtetë do të nisë vetëm sot.

Interi ‘turpëron’ skuadrën ukrainase, e mposht me rezultat 5 me 0 – kalon në finale

Periskopi.com Sporti

Klubi i vetëm Italian në garat Evropiane, Inter, ka arritur në finalen e Europa Ligës, pasi turpëroi skuadrën ukrainase, Shakhtar me rezultat 5:0, shkruan Periskopi.

Serinë e golave për ‘zikaltrit’ e nisi, talenti argjentinas, Martinez, i cili realizoi gol në minutën e 15’të.

Këtë seri të golave e vazhdoi italiani, D’Ambrosioa, i cili shënoi për 2:0, ndërsa dy golat e fundit i shënoi Lukaku.

Interi me këtë fitore arriti të kalonte në finale të Europa Ligës, atje ku tashmë e pret skuadra e Sevillas. /Periskopi

Interi ia del, siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Evropaligës

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Serie A, Interi, ndonëse me vështirësi, ka arritur ta mposht skuadrën gjermane të Bayer Leverkusenit me rezultat të ngushtë 2:1, fitore kjo që për italianët ka vlërën e gjysmëfinalistit në kompeticionin e Europa Ligës, transmeton Periskopi.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 15-të të lojës, kur Barella, realizoi për avantazhin e italianëve.

Për epërsinë 2:0 të interit u përkujdes sulmuesi belg, Lukaku, i cili shënoi në minutën e 21-të.

3 minuta pas avantazhit të dyfisht të Interit, më saktë në minutën e 25, talenti i shumëkërkuar gjerman, Havertz, arriti të realizojë gol për skuadrën e tij, duke ngushtuar rezultatin.

Kjo fitore e Interit e bën atë skuadrën e parë italianë që e siguron gjysmëfinalën në  garat europiane për klube në këtë edicion. /Periskopi

Matematikat tashmë janë bërë: Ja sa mund t’i kushtojë Interit transferimi i Leo Messit

Periskopi.com Sporti

Ditët e fundit po flitet shumë për një transferim të Lionel Messit te Interi.

Është shumë e vështirë të ndodhë, por ekziston edhe mundësia që argjentinasi të ndryshojë ambient, me Interin që është gati për një çmenduri financiare.

Nga Spanja thuhet Messi ka acaruar raportet me presidentin aktual të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu. Përveç kësaj, Messi ka mbetur në vitin e fundit të kontratës dhe vitin tjetër mund të largohet falas.

Juventus i pagoi Real Madridit 100 milionë euro për të nënshkruar me Cristiano Ronaldo dhe Messi mund të kushtojë dy herë më shumë në tarifat e transferimit.

Nëse Messi kushton 200 milionë dhe i jepet një kontratë trevjeçare me vlerë 50 milionë euro neto në vit, e cila është e barabartë me 150 milionë neto ose 300 milionë euro bruto, kostoja totale e marrëveshjes do të ishte rreth 500 milionë bruto.

Shifra stratosferike për Interin, por bëhet fjalë për futbollistin më të mirë në planet dhe investimi ndoshta mund t’ia vlejë.

 

Inter-Fiorentina: Publikohen formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Interi do të luajë në shtëpi ndaj Fiorentinas në xhiron e 35-të të ligës italiane.

Ndeshja do të fillojë në orën 21:45.

Formacionet zyrtare:

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Godin; Candreva, Barella, Gagliardini, Young; Eriksen; R Lukaku, Alexis Sanchez

Fiorentina: Terracciano; Milenkovic, Pezzella, Caceres; Venuti, Duncan, Badelj, Castrovilli, Dalbert; Cutrone, Ribery./

Asisti fantastik i Rrahmanit ia fiton një pikë Veronës kundër Interit

Periskopi.com Sporti

Interi nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 si mysafir i Veronës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A, të enjten mbrëma.”Nerazzurrët” fillimisht e gjetën veten në disavantazh qysh në minutën e dytë, pas një goli të realizuar nga Lazovic, shkruan Periskopi.

Mirëpo, mysafirët u rikthyen me dy gola brenda gjashtë minutave 49′ dhe 55′, me të dy që i realizoi Antonio Candreva.

Verona nuk u dorëzua dhe në fund arriti të nxjerrë një pikë, duke shënuar në minutën e 86-të përmes Velossos, i cili u asistua për mrekulli në zonë nga Amir Rrahmani.

Pas këtij barazimi, Interi bie në vendin e katërt me 65 pikë, ndërsa Verona është në vendin e nëntë me 43 pikë. /Periskopi.com/

Përfundon marrëdhënia historike e Interit me Pirellin pas 25 vitesh

Periskopi.com Sporti

Inter dhe Pirelli do të ndahen në fundin e sezonit të ardhshëm.

Klubi zikaltër dhe kompania italiane, siç ka bërë të ditur Calcio e Finanza, do të ndërpresin marrëdhënien historike në vitin 2021, kur do të skadojë kontrata e fundit e sponsorizimit.

Do të përfundojë kështu  një lidhje që ka zgjatur mbi 25 vite dhe që, nga viti 1995, ka mbushur arkat e klubi mbi 235 milionë euro.

Objektivi i Suning është ai që të nënshkruajë një marrëveshje të re që të dyfishojë të ardhurat, duke kaluar nga 12 milionët e Pirelli-t te 25-30 që do të garantonte një kolos i pasurive të patundshme si Evergrande.

Pirelli është bërë zyrtarisht pjesë e historisë së Inter-it më 14 qershorin e 1995-ës, kur Massimo Moratti dhe Marco Tronchetti Provera nënshkruan kontratën e parë.

Marrëveshja e parë ka pasur një vlerë prej 4 miliardë liretash dhe një kohëzgjatje 3-vjeçare: nga sezoni ’95/’96  te ’97/’98, ai në të cilin Ronaldo zbarkoi në Milano duke u bërë menjëherë simboli i skuadrës dhe imazhi i Pirelli-t, në një reklamë që u bë legjendare.

Tani, grupi i Zhang është gati të presë përfundimisht lidhje me të kaluarën dhe ambicia e pronarëve të rinj është që të arrijë marrëveshje me vlera financiare të barabarta me ato të klubeve të mëdha të Europës.

Interi rikthehet i ‘çmendur’, përmbys rezultatin në 3 minuta dhe fiton ndeshjen

Periskopi.com Sporti

Fitore në frymën e fundit dhe përmbysje e papritur. Interi rikthehet te suksesi dhe e bën me karate dhe personalitet ndaj Parmas, që kishte kaluar në avantazh në pjesën e parë me Gervinho.

Skuadra e Contes luajti një pjesë të parë shumë dobët teksa dy herë Cornelius iu afrua golit të dytë për emilianët që do të kishte qenë tepër i rëndë.

Por, kur ndeshja po i drejtohej fundit dhe për Interin po materializohej një tjetër zhgënjim, kanë mjaftuar 3 minuta që të ndodhin shumë gjëra në Tardini. Në fakt, ka ndodhur gjithçka…

Interi barazoi rezultatin me De Vrij me kokë, ndërsa Kucka mori karton të kuq për protesta. Pak minuta më pas do të vinte edhe goli i dytë zikaltër me Bastonin! Një sukses që rikthen në pistë zikaltërit.

Gervinho tallet me mbrojtjen e Interit – Dermaku ndëshkohet me të verdhin

Periskopi.com Sporti

Parma tashmë ka kaluar në avantazh ndaj Interit, gol ky i shënuar nga Gervinho.

Gervinho nuk ka harruar as si shënohet dhe as se si driblohet, aq sa “deh” mbrojtjen e Interit.

Një lajm jo fort i mire vije për futbollistin shqiptar të Parmas, Kastriot Dermaku, i cili ka marrë karton të verdhë në minutën e 30të të ndeshjes, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, mbetet të shihet se si do të vijojë rezultati deri në përfundim të ndeshjes.

Shihni golin më poshtë.

Interi i jashtëzakonshëm, shënon edhe golin e dytë – mbyll pjesën e parë me epërsi

Periskopi.com Sporti

Interi ka përmbysur disavantazhin prej 1-0 kundër Sassuolos në “San Siro”, duke shënuar dy pesë brenda katër minutave.

Fillimisht në minutën e 41-të Romelu Lukaku barazoi duke qëlluar cakun nga penalltia.

Në kohën shtesë të pjesës së parë, Biraghi realizoi për t’ia dhuruar epërsinë e parë në ndeshje ‘Nerazzurrëve’.

Pas një asistimi nga Alexis Sanchez në zonë, Braghi realizoi një gol fantastik duke ngulitur topin në rrjetë. /Periskopi.com/

Mjeku që e njeh mirë Lukakun paralajmëron formë të dobët të tij: U stërvit në garazh

Periskopi.com Sporti

Mjeku social i Anderlecht, Kristof Sas lancia frikëson Inter me afirmimet e tij mbi Romelu Lukaku.

Anëtari i stafit mjekësor të klubit belg, që njeh mirë fizikun e sulmuesit, ka folur për sporza.be për rifillimin e Serie A e të kampionateve të tjerë, duke u përqendruar mbi të gjitha tek reagimi fizik i lojtarëve.

Duke folur në vecanti për Lukaku, mjeku social i Anderlecht është shprehur: “Të luash ndeshje pas ndeshje do të jetë shumë e vështirë pr futboillistët e do të ndihet në trupin e tyre. Mbi të gjitha sepse vijnë nga një inaktivitet i gjatë. Lukakut i është dashur të stërvitet në garazhd. Tani nuk do të ketë kohë të adaptohet me ritmin e gjithë atyre ndeshjeve. Besoj se do ta ndjejë në mënyrë të vecantë në lëvizjet klasike si sprinti, kthimi në hapësira të ngushta ose pasimi i topit. Duhet të stërvitesh në grup për të bërë gjithë këtë. Tani do të jetë si të shkojë në betejë e të rrezikojë të vritet me shpejtësi. Pas gjithë asaj periudhe ndalese humbet forca, shpejtësia e rezistenca. Duhet të ingranosh sërisht fibrat muskulare e duhet bërë në mënyrë të kontrolluar e jo me nxitim”.

Mjeku i Anderlecht ka folur edhe për mënyrën e përgatitjes së rifillimit të futbollit, duke u shprehur krejt kundër sistemit me të cilin po punohet: “Nga ana mjekësore më duket natyrisht jo optimale të përgatitësh kaq shumë ndeshje si ësht parashikuar, po natyrisht ka interesa të tjera në lojë”, ka përfunduar Sas.

Zyrtare: Asnjë lojtar i prekur me koronavirus, Interi rifillon trajnimin individual

Periskopi.com Sporti

Interi zyrtarisht ka njoftuar se të gjithë lojtarët e tyre kanë rezultuar negativ në testin e coronavirusit dhe do të rifillojnë stërvitjen nga sot.

Më herët sot, raportet konfirmuan që Nerazzurri kishte planifikuar të rifillojë stërvitjen individuale në grupe nga gjashtë deri në tetë të Appiano Gentile.

Tani, pak orë më vonë klubi italian ka njoftuar se të gjithë lojtarët e tyre kanë rezultuar negativ në testin për Covid-19.

Konfirmimi i Nerazzurrëve ka ardhur me anë të faqeve të tyre zyrtare në rrjetet sociale.

“FC Internazionale njofton se të gjitha testet mjekësore që i janë nënshtruar ekipit të parë ishin negative. Trajnimi individual opsional do të rifillojë nga sot”.

“Klubi mban vëmendjen më të madhe në protokollin për shëndetin e lojtarëve dhe të gjithë anëtarëve të klubit, në përputhje me udhëzimet e qeverisë dhe mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Interi dhuron 1 milion maska për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit

Periskopi.com Sporti

Skuadra italiane, Inter, ka bërë një veprim që duhet ndjekur si shembull nga skuadrat tjera të mëdha.

‘Zikaltrit’ nga ‘San Siro’ kanë dhënë një tjetër kontribut në luftën kundër pandemisë Covid-19.

Inter dhe ‘Suning International’ kanë dhuruar 1 milion maska mbrojtëse për autoritetet lokale në Itali, derisa ata po luftojnë me Covid-19.

Virusi ka goditur fuqishëm regjionin e Lombardisë, përfshirë qytetin e Milanos, ku ka bazën skuadra e Inter.

‘Nerazzurri’ deri tani kanë dhuruar edhe donacione të tjera, përfshirë ato të 100 mijë euro një herë, si dhe 658 mijë eurove të tjera + 300 mijë maska dhe mjete tjera mjekësore.

Sot ata kanë bërë një tjetër ndihmë të madhe për autoritetet italiane, duke dhënë edhe 1 milion maska.

Interi komod kundër Ludogoretsit

Periskopi.com Sporti

Interi ka regjistruar një fitore komode 2-0 kundër Ludogoretsit, në ndeshjen e vlefshme për fazën e eleminimit direkt të Europa Leagues.

Christian Eriksen shënoi golin e parë për “Nerazzurrët” në minutën e 71-të, pas një asistimi nga Romelu Lukaku, transmeton Periskopi.

E pastaj ky i fundit u fut edhe në listën e realizatorëve duke shënuar në minutën e pestë të kohës shtesë nga penalltia.

Epërsia 2-0 nga ndeshja e parë duhet të mjaftojë për italianët për të vazhduar tutje në fazën tjetër. /Periskopi.com/

Një supergol i Napolit shokon Interin në shtëpi: Shumë për t’u luajtur në ndeshjen e dytë

Periskopi.com Sporti

Interi është mposhtur me rezultat minimal, 1-0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë në “San Siro” nga Napoli.

Ishte një përballje interesante, derisa një supergol i ndau të dy skuadrat në fund, shkruan Periskopi.

Ruiz e realizoi nga distanca, duke i lënë gojëhapur fansat prezentë në stadium. Lëvizja e tij para goditjes dhe rrugëtimi që mori topi pas goditjes ishte vërtetë top klas.

Sidoqoftë, “Nerazzurrët” do të kenë mundësinë e revanshit në përballjen e kthimit që luhet në “San Paolo”. /Periskopi.com/

 

Inter-Napoli: Superndeshja gjysmëfinale e Kupës, publikohen formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Interi takohet me Napolin, të mërkurën mbrëma, në kuadër të gjysmëfinales të Kupës së Italisë.

Takimi fillon nga ora 20:45 dhe është vetëm përballja e parë, me ndeshjen e kthimit që zhvillohet javë më vonë në “San Paolo”.

Më poshtë, formacionet zyrtare:

Interi:

Image

Napoli:

Image