Shqipëri: Nis restaurimi i ndërtesave, inxhinierët tregojnë se si po ndërhyhet në to

Periskopi.com Lajme

Punimet e para për restaurimet strukturore të dëmtimeve të ndërtesave nga tërmeti në Durrës do të shërbejnë si model për ndërhyrjet e tjera në godinat e dëmtuara.

Në krah të specialistëve të ushtrisë izraelite janë dhe ekspertët shqiptarë, mes të cilëve dhe inxhinierët e teknikët e Sarp &Lab, shpërndarës i autorizuar i kompanisë shumëkombëshe MAPEI në Shqipëri. Inxhinierja Entela Kapllani tregon më tepër për punën që po bëhet për t’i kthyer banesat e riparuara te banorët që janë larguar prej tyre që nga 26 nëntori.

“Kemi hequr betonin ekzistues për të parë gjendjen e hekurave nëse ato janë të dëmtuara apo ndodhen në gjendje normale për të rikrijuar një riparim të kësaj kolone. U verifikua se hekurat nuk janë të deformuara, po kanë korrezion. Është bërë pastrimi i hekurave të kolonës ekzistuese nga korrezioni dhe me një material të posaçëm që e mbron ndër vite hekurin për të mos pasur kontakt me lagështinë e betonit e të korredohet më tej dhe krijon një adezion midis dy materialeve të ndryshme, konkretisht ndërmjet betonit të vjetër me të cilin lidhen gjysma e hekurave dhe mbushjes së kolonës me beton të ri.

Betoni i aplikuar për rezistencën e kësaj kolone ka një qëndrueshmëri më të lartë se betoni i mëparshëm dhe pavarësisht kësaj kemi bërë dhe një përforcim me një kolonë metalike përmes ngjitjes me material të posaçëm, pasi janë dy trupa, kolona me materiale të ndryshëm”, shprehet Entela Kapllani, inxhiniere.

Por a janë të sigurta themelet e pallateve, në të cilat kolonat janë dëmtuar dhe a do të vendosen kolonat mbështetëse në çdo kat të pallateve të dëmtuara?

Meqenëse kolona është në gjendje të mirë dhe nuk ka cedim të objektit nuk besoj se ka probleme në themele. Megjithatë ka ekspertë të tjerë që kanë bërë vlerësimin e kësaj.

Kolonat mbështetëse metalike do të vendosen vetëm në ato struktura dhe kolona ku ka pasur probleme, jo në kolonat e tjera ku thjesht mund të jetë shkëputur betoni. Po gjithsesi do të jenë konstruktorët që do të vendosin më tej për këto ndërhyrje.

Qëllimi ynë është që ky apartament sot të përfundojë dhe të jetë një standard, një risi, shembull për të gjithë objektet që do të vazhdojnë më tej të rindërtohen.

Bashkia e Durrësit ka ngritur një strukturë të përkohshme me 100 punonjës ndërtimi të cilët do të kryejnë punimet e rindërtimit në pallatet e ndërtuara para vitit 1993./tch

Inxhinierët amerikanë skeptikë për makinat elektrike

Periskopi.com Tech & Auto

Më shumë se gjysma e inxhinierëve dhe projektuesve amerikanë të kontaktuar në një studim nga WardsAuto kanë shprehur skepticizëm për të ardhmen e makinave elektrike me bateri.

Ata dyshojnë se industria e automjeteve do të ketë sukses në përmbushjen e standardeve amerikane të efikasitetit të energjisë të përcaktuara për 2025, transmeton KosovaPress.

Dy të tretat e rreth 40.000 abonentëve të revistës kanë treguar interes të ulët për veturat elektrike dhe të vogla derisa është rritur popullariteti për kamionët me motorë me vëllim të lartë, gjë që rrit kostot e materialit dhe të prodhimit për shkak të tendencës për të ulur peshën.

Edhe pse historia e elektrifikimit dhe një ndryshim rrënjësor në drejtimin e industrisë së automjeteve po promovohet vazhdimisht, fakti është se në gjysmën e parë të këtij viti, nga 8.4 milionë makina të reja të regjistruara në SHBA, vetëm 1.5% ishin me energji elektrike, nga të cilat 81% i takonin kompanisë Tesla.

Në krahasim me format e tjera të elektrifikimit (gjysmë hibridet, hibridet me prizë, hibridet e plota), automjetet elektrike 100% marrin vëmendjen dhe resurset  më të mëdha, megjithëse jo të gjithë pajtohen se kjo është zgjidhja më e mirë.

Sipas ekspertëve, potenciali më i lartë afatshkurtër arrihet me sistemin 48V.

Pjesëmarrësit në hulumtim vlerësojnë se industria nuk do të jetë në gjendje të ndjekë standardet pa humbje afariste, pasi do të ndikojë më shumë në zgjedhjen në projektim dhe ndërtim. Për shembull, materiali më i përhapur në prodhimin e automobilave në vitin 2019 ishte alumini.

Madje, rreth 44% e kompanive të anketuara thonë se donin të investonin në humbje peshe duke përdorur materiale më të lehta, por jo më shumë se dy dollarë për kilogram.

Sidoqoftë, inxhinierët argumentojnë se problemi i peshës së automjeteve elektrike duhet të zgjidhet duke përdorur bateri me densitet më të lartë të energjisë, sesa duke përdorur materiale më të lehta për të prodhuar automjete.