Deputeti i VV-së kërkon shkarkimin e kryeshefes ekzekutive të IPK-së

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka kërkuar shkarkimin e kryeshefes ekzekutive të Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Miradije Kelmendi.

Deputeti i VV-së, Sali Zyba ka përmendur raportin e Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së nga legjislatura e kaluar, i cili kishte rekomanduar që kryeshefja e IPK-së të shkarkohet.

“Në legjislaturën e kaluar, Grupi Punues i Komisionit parlamentar, hartoi e miratoi rekomandimet mbi mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Inspektoratin e Policisë së Kosovës. Raporti përmban një listë të gjatë të shkeljeve dhe parregullsive të IPK-së. Konkretisht aty paraqiten shkeljet dhe papërgjegjësitë e Kryeshefes Ekzekutive të IPK-së”, thuhet në një postim të Zybës në Facebook.

Njëri nga rekomandimet e raportit të komisionit shpjegonte edhe arsyet se pse Kelmendi duhej të shkarkohej.

“Për shkak të kontestimit të integritetit të Kryeshefit aktual të IPK-së, si i dyshuar në ushtrimin e ndikimit në konkursin e inspektorëve në IPK si dhe për shkak të keqmenaxhimit të detyrave dhe përgjegjësive, duke bërë veprime jo profesionale ndaj zyrtarëve të IPK-së, me pasojë dëmtimin e rëndë të veprimtarisë së zyrtarëve, efikasitetin, pavarësinë, paanshmërinë dhe besueshmërinë e IPK-së, si dhe për shkak të të gjitha të gjeturave mbi shkeljet e shumta ligjore edhe gjatë menaxhimit të saj si U.D e Kryeshefit dhe si Kryeshef i IPK-së, e njëjta shkarkohet dhe të nisin procedurat e shpalljes së konkursit për Kryeshef të ri të IPK-së”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

GJENDJE PALIGJSHMËRIE NË DREJTIMIN E IPK-së

Në legjislaturën e kaluar, Grupi Punues i Komisionit parlamentar, hartoi e miratoi rekomandimet mbi mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Inspektoratin e Policisë së Kosovës. Raporti përmban një listë të gjatë të shkeljeve dhe parregullsive të IPK-së. Konkretisht aty paraqiten shkeljet dhe papërgjegjësitë e Kryeshefes Ekzekutive të IPK-së. Bazuar në këto gjetje e shkelje, Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, më datë 5 prill 2019 vendosi për miratimin e Raportit me Rekomandime, ku në rekomandimin nr. 16, kishte miratuar shkarkimin e saj me arsyetimin se “Për shkak të kontestimit të integritetit të Kryeshefit aktual të IPK-së, si i dyshuar në ushtrimin e ndikimit në konkursin e inspektorëve në IPK si dhe për shkak të keqmenaxhimit të detyrave dhe përgjegjësive, duke bërë veprime jo profesionale ndaj zyrtarëve të IPK-së, me pasojë dëmtimin e rëndë të veprimtarisë së zyrtarëve, efikasitetin, pavarësinë, paanshmërinë dhe besueshmërinë e IPK-së, si dhe për shkak të të gjitha të gjeturave mbi shkeljet e shumta ligjore edhe gjatë menaxhimit të saj si U.D e Kryeshefit dhe si Kryeshef i IPK-së, e njëjta shkarkohet dhe të nisin procedurat e shpalljes së konkursit për Kryeshef të ri të IPK-së. Raporti me të gjeturat po ashtu u dorëzua edhe Prokurorisë së Shtetit.

Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e auditimit, kishte konstatuar shkeljet e shumta të ligjit dhe dëmtimin e institucionit e të parasë publike. Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për Inspektoratin e Policisë së Kosovës, ndër tjera konstaton, “Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së duhet të sigurohet që çdo kontratë të nënshkruhet pasi të jenë zbatuar të gjitha procedurat e kërkuara më LPP dhe rregulloret plotësuese. Mirëpo, përkundrazi, Zyra Kombëtare e Auditimit, kishte gjetur se në kontratën e nënshkruar “Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve të IPK-së” në vlerën prej 59,835 euro, operatori ekonomik kishte ofertuar me çmime jo normalisht të ulëta për disa artikuj, si psh: çmimi i ofertës fituese për “Alternator” për veturën Hyundai është 1,25 euro, derisa oferta e ofertuesit të dytë për këtë artikull ishte 70 euro. Po ashtu për artikullin amortizer i pasëm (për veturat Hyundai, Nissan, Golf IV) ishin 1,25 euro. Po ashtu kishte edhe shumë artikuj tjerë me çmime jo normalisht të ulëta si: Sistemi i frenimit ABS 1, 25, boshpumpa 1, 19 euro” e kështu me radhë.

Duke pasur parasysh këto shkelje të rënda, si dhe gjetjet e shumta për veprime e vendime të paligjshme të KE-së së IPK-së, si nga K. parlamentar, edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit, si dhe duke vënë në zbatim Raportin dhe vendimin e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës të ndërmarrë veprime për të zbatuar vendimin për shkarkimin e Kryeshefes Ekzekutive të IPK-së. Inspektorati i Policisë së Kosovës është një institucion i rëndësishëm në korpusin e institucioneve shtetërore të sigurisë e sundimit të shtetit ligjor, dhe si i tillë ky institucion duhet t’i kthehet mandatit e përgjegjësive që ka, duke dëshmuar shembullin e respektimit të ligjeve dhe të rregulloreve.

Këta janë katër zyrtarët policorë që IPK kërkoi të pezullohen pas tragjedisë në Gjilan

Periskopi.com Lajme

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës, që të suspendojë katër punonjës të Policisë së Kosovës, me arsyetim se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në rastin e tragjedisë së Gjilanit, ku vdiqën pesë veta të familjes Bllaca.

Zyrtarët që do të suspendohen janë; komandanti i stacionit policor, zëvendës komandanti policor, shefi i operativë të stacionit policor dhe një zyrtar i stafit civil.

Gazeta Express ka mësuar nga burimet e veta se emrat e të suspenduarve janë Alban Ramushi – komandant, Naser Rrahmani – zëvendës komandant, Negovan Mihaljovic dhe Xhavit Azizi.

Pas raportimit për incidentin në Gjilan ku dyshohej se ishte e përfshirë një zyrtare policore, Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes në lagjen ‘’Bujanina’’.

Ekipet e hetuesve të IPK-së në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe zyrtarë të PK-së kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast me pasoja tragjike.

Bazuar në këto veprime hetimore dhe pas konsultave me Prokurorinë Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës pas grumbullimit të informacioneve dhe hetimit paraprak në stacionin Policor Gjilan i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e katër punonjësve të PK-së lidhur me këtë rast.

Rekomandimi për suspendimin e këtyre zyrtarëve (komandantit të stacionit policor, zëvendës komandantit policor, shefit të operativës të stacionit policor dhe një zyrtari të stafit civil) është bërë në interes të hetimit dhe të njëjtit janë duke u hetuar nga IPK me dyshimin së të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.“, thuhet në komunikatën e IPK’së adresuar mediave.

Pesë trupa të pajetë u gjetën pasditen e së martës në një shtëpi në Gjilan. Sipas dyshimeve të para nga vendngjarja, Valdete Bllaca, zyrtare e Policisë së Kosovës, ka shtënë me armë zjarri drejt prindërve dhe dy vëllezërve të saj. Deri më tani janë dhënë dy versione për vrasjet, një nga fqinjët e një nga organet kompetente. Ndërkaq, ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri te vrasja e katërfishtë e më pas vetëvrasja në familjen Bllaca.

Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri, ndërkaq me të arritur në vendngjarje, kanë kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë.

Zyrtarja policore, Valdete Bllaca, e cila dyshohet se vrau katër anëtarët e familjes dhe veten, ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës që 18 vjet.

Sipas të dhënave të deritanishme nga Prokuroria dhe Policia e Gjilanit, 45-vjeçarja Valdete Bllaca ka vrarë katër familjarët e saj, e më pas edhe veten.

Fqinjët e kësaj familjeje kanë thënë për Express se asnjëri nga fëmijët e çiftit Bllaca nuk kanë qenë të martuar.

Ata kanë treguar se viktimat janë: Zeqir Bllaca (babai), Hanife Bllaca (nëna), Blerim dhe Fisnik Bllaca (vëllezërit).

 

IPK rekomandon pezullimin e dy zyrtarëve policorë për sulmin që dyshohet se e bëri Shala ndaj një gazetari

Periskopi.com Lajme

Inspektoriati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës, që të suspendojë me pagesë dy zyrtarë policorë, që kanë qenë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kur është sulmuar gazetari Ensar Ramadani ditën e martë.

U raportua se sulmin e bëri ministri Endrit Shala, por një gjë të tillë e ka mohuar ai për Periskopin.

Inspektoriati ka thënë se ka njoftuar prokurorin kompetent për këtë rast dhe në koordinim me të janë ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj dy zyrtarëve policorë që kanë qenë prezent kur ka ndodhur incidenti.

“Hetimet e IPK-së janë duke u zhvilluar me dyshimin se zyrtarët policorë nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare dhe për këtë dyshohet se është kryer vepra penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, është thënë mes tjerash në komunikatën e IPK-së,

 

IPK: Zyrtarët e arrestuar janë suspenduar nga detyra

Periskopi.com Lajme

Miradije Kelmendi nga IPK ka dhënë detaje nga aksioni i sotëm policor ndaj të dyshuarve për vepra të ndryshme penale.

Ajo ka thënë se me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës janë arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

“Janë arrestuar 19 punonjës policorë, 11 serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë. Nga ta është një Kapiten, 3 rreshterë dhe të tjerët zyrtarë policore. Gjatë bastisjeve janë konfiskuar armë, pajisje teknologjike dhe sasi parash”, tha Kelmendi, ndërsa potencoi se hetimet për këtë rast do të vazhdojnë.

Ajo potencoi se zyrtarët janë ndaluar për 48 orë dhe të njëjtit janë suspenduar nga detyra.

​​IPK rekomandon suspendimin e pesë zyrtarëve policorë

Periskopi.com Lajme

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e pesë zyrtarëve policorë në Leposaviç, për tejkalim të autorizimeve policore, respektivisht keqtrajtim nga zyrtarët policorë.

Njoftimi i plotë i Inspektorati Policor:

Inspektorati Policor i Kosovës më 18.05.2019 është njoftuar nga policia respektivisht Drejtoria Rajonale e Mitrovicës së Veriut lidhur më një ankesë të një qytetari (i mitur) nga Leposaviqi, i cili është ankuar për tejkalim të autorizimeve policore respektivisht keqtrajtim nga zyrtarët policorë.

Hetuesit e IPK-së pas pranimit të ankesës kanë ndërmarrë veprime hetimore në konsultim me prokurorin kompetent duke dalë në vendin e ngjarjes dhe sigurimin e dëshmive të ndryshme që mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti.

Pas mbledhjes së informacioneve nga hetuesit në konsultim me prokurorinë kompetente, Inspektorati Policor ka hapur rast penal lidhur me këtë çështje me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” .

Në përputhje me ligjin e IPK-së si pjesë e procedurës hetimore Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e pesë zyrtarëve policorë të Stacionit Policor të Leposaviqit deri në përfundim të këtij hetimi penal.

Dy zyrtarë të IPK’së u suspenduan veç pse hetuan një zyrtar të fuqishëm policor

Periskopi.com Lajme

Drejtoresha e njësisë së Hetimeve Speciale në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe një hetues i lartë në këtë njësi sipas një raporti hetimor të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në lidhje me funksionimin e Inspektoratit Policor të Kosovës janë suspenduar vetëm pse kanë pasur informata se një “zyrtar i fuqishëm policor” është i inkriminuar në një rast.

“Suspendimi i drejtoreshës dhe një zyrtari tjetër të Departamentit të Hetimeve Speciale dhe një zyrtari tjetër, si hakmarrje për hetimet që kjo drejtori ka zhvilluar ndaj një zyrtari të lartë policor të Drejtorisë se Krimeve Ekonomike, i cili rezulton se kishte ndikim të drejtpërdrejtë, të paligjshëm, në menaxhmentin e lartë të IPK-së. Zyrtarë e suspenduar vijojnë të jenë të suspenduar ende edhe pse kanë kaluar afër 3 vjet”, thuhet në raporti që e ka siguruar “Koha Ditore”.

Një raport hetimor i deputetëve të Kosovës, që është bërë në kuadër të kompetencave të Kuvendit për të mbikëqyrur ligjshmërinë e Inspektoratit Policor të Kosovës, ka përmbledhur gjetje të cilat janë bazë për dyshime për vepra penale në këtë institucion e institucione të tjera të drejtësisë.

Në raportin ku njëra nga rekomandimet kryesore është shkarkimi i kryeshefes së Inspektoratit Policor të Kosovës, disa nga institucionet e drejtësisë cilësohen si bashkëpunëtorë në veprime të ndryshme kriminale.

Policia nuk po e gjen telefonin e Vesel Veselit – Detaje që nervozuan deputetët nga raportimi i Kryeshefes së IPK-së

Periskopi.com Lajme

Kryeshefja Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi,gjatë raportimit të saj para Komisionit për Punë të Brendshme lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor në Drenas, Vesel Veseli, tha se dyshojnë se në këtë rast ka të përfshirë edhe persona tjerë të institucioneve të ndryshme.

Lidhur me telefonin që nuk e ka dorëzuar i  dyshuari, Kelmendi u shpreh se gjatë bastisjes e kanë gjetur vetëm një telefon që nuk ka qasje në rrjetet sociale, dhe se tani kanë kërkuar nga Telekomi i Kosovës që të dihet për vendndodhjen e atij telefoni.

E para Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës por raportonte kryeshefja e Inspektoratit të Policisë së Kosovës, u arrestua edhe u lirua avokati, Gazmend Halilaj i cili bëri që rasti të të miturës nga Drenasi të rikthehet në prokurori. E pyetur për këtë çështje, Kelmendi nuk pranoi të flaës duke rekomanduar t’i drejtohemi Prokurorisë së Shtetit.

Përveç këtyre informacioneve mediat nuk u lejuan të marrin më shumë detaje rreth rastit të zyrtarit policor të Drenasit,  pasi që kryeshefja e IPK-së, Miradije Kelmendi ka kërkuar që mbledhja të mbahet e mbyllur me arsyetimin se rasti ende është duke u hetuar.

E ndaj kësaj pati kundërshtime të mëdha nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i cili u shpreh se ngjarja në Drenas ka qenë e shumë përfolur në publik dhe këta të fundit duhet të jenë të informuar më tutje nga ana e IPK-së çfarë po ndodhë.

Kelmendi para deputetëve ka treguar se me të marrë informatën kanë nisur hetimet të cilat kanë rezultuar me arrestimin e policit të dyshuar, mësimdhënësit dhe doktorit. Ajo shtoi se kanë kryer edhe disa bastisje në shtëpi dhe në ordinancën e doktorit të dyshuar, ku janë marrë edhe disa gjëra të nevojshme për procesin hetimor.

Anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme, Xhelal Sveçla  kërkoi sqarime nga Kelmendit rreth rastit të Policit nga Drenasi, i cili sipas raportimeve në media ka refuzuar të dorëzojë telefoninë tij hetuesve të IPK-së.

“I dyshuari ka refuzuar të dorëzojë telefonin e tij, ku ndodhet tani a ndodhet në duart e hetuesve telefoni i tij apo jo dhe nëse po ka disa informata që informata nga telefoni janë duke rrjedhur pikë për pikë në opinion me qëllim të diskreditimit të viktimës”, pyeti Sveçla.

Lidhur me këtë çështje, kryeshefja e IKP-ës, Miradije Kelmendi tha :

“Sa i përket telefonit të zyrtarit policor gjatë bastisjes së zyrës së tij dhe automjetit e kemi gjetur një telefon tjetër i cili nuk ka qasje në rrjetet sociale. Telefonin për të cili dyshohet që e ka përdorur dyshohet se nuk e ka pasur me vete, nuk kemi mundur ta gjejmë, besoj se kemi mjaftë dëshmi …Nuk ka mundësi që është duke rrjedhur ndonjë informacion, hetimet do ta dëshmojnë…22’51 Tash i kemi bërë kërkesat edhe në postë për vendndodhjen dhe jemi duke i zhvilluar hetimet”, ka theksuar Kelmendi.

Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e pyeti Kelmendin se a ka persona tjerë të implikuar në këtë rast, me theks të veçantë a është i dyshuar edhe avokatin Gamend Halilaj i cili e kishte raportuar rastin e të miturës nga Drenasi.

“A ka persona tjerë të dyshuar si të inkriminuar në këtë rast, pra në rastin që po i referohemi, në rastin e zyrtarit policor V.V pra dihet që janë të inkriminuar zyrtari policor, më herë ka qenë një punonjës i arsimit dhe po ashtu edhe një gjinekolog…16’28 A është i dyshuar edhe avokati i cili e ka denoncuar rastin”, tha ai.

Në përgjigjen e saj kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës tha se ka edhe persona tjerë të përfshirë, madje edhe prej institucioneve tjera por që për shkak të hetimeve nuk mund të jap më shumë detaje.

“Ka edhe persona tjerë të inkriminuar në këtë rast dhe persona tjerë nga institucione tjera… 16’36 Jemi në fazën e hetimeve nuk kisha dhënë përgjigje”, ka theksuar Kelmendi.

Anëtari i Komisionit Rexhep Selimi, kërkoi sqarime nga Kelmendi për rastin e vitit 2015-të kur një zyrtar tjetër policor ishte përfshirë në aferë seksuale, dhe si pasojë e raportimit të rastit zyrtarja Valbona Osmani është ende e suspenduar nga puna .

Kelmendi tha se janë duke pritur përgjigje nga gjykata sa i takon të suspenduarës Valbona Osmanit.

Pas përfundimit të mbledhjes së komisionit anëtari nga radhët e VV-së, Rexhep Selimi, nuk e ka përjashtuar mundësinë e shkarkimit të kryeshefes Miradie Kelmendi.

“Ekziston një grup punues për mbikëqyrjen e ligjit të Inspektoratit të Policisë të Kosovës grup punues i cili javën e ardhme do të përcjell rekomandimet ose draft rekomandimet te komisionit dhe pastaj të përcillen për seancë, prandaj nga ky pozicion nuk  mund të flas për rekomandimet e mundshme që ju po i referoheni si kërkesë për shkarkimin e kryeshefes së inspektoratit të Policisë së Kosovës nuk përjashtohet që ky mund të jetë edhe mendim i komisionit, por sidoqoftë kjo çështje do të trajtohet në rekomandimet e trupit punues”, ka deklaruar Selimi.

Ai ka kërkuar që institucionet përgjegjësi  rastin e  abuzimit të vajzës së mitur nga Drenasi t`i shkojnë deri në fund.

Kujtojmë që para disa javësh dyshimet për abuzim seksual me të miturën 16 vjeçare nga Drenasi nga mësimdhënësi e më pas nga hetuesi policor në Drenasi shkaktoi shumë reagime e protesta të shumta, si dhe arrestimin e zyrtarit policor dhe mësimdhënësit, derisa gjinekologu është në arrest shtëpiak.

 

Kryeshefja e IPK-së raporton para Komisionit për Punë të Brendshme për rastin e abuzimit seksual në Drenas

Periskopi.com Lajme

Kryeshefja ekzekutive të Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, sot do të raportojë para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Fillimisht, Kelmendi do të raportojë lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor në rastin e abuzimit seksual në Drenas.

Rasti i 16-vjeçares në Drenas që dyshohet se është abuzuar nga hetuesi policor në Drenas, pasi ajo kishte shkuar për të denoncuar abuzimin nga mësuesi, shkaktoi debate dhe protesta në disa qytete të vendit.

Po ashtu, kryeshefja ekzekutive e IPK-së do të raportojë edhe mbi punën e institucionit që drejton përgjatë vitit 2018.

Lajmi i fundit: ​Suspendohen policët që për një kafe e lanë të digjet trupin e një viktime

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka suspenduar dy zyrtarë policorë, nën dyshimin për trajtim jo adekuat të rastit të gjetjes së një personi pa shenja jete dje në një kasolle druri në fshatin Drelaj – Rugovë.

Në një komunikatë për media thuhet se patrulla policore menjëherë iu ka përgjigjur rastit, përfshirë edhe ekipin mjekësor, të cilët kanë konstatuar se personi i gjetur brenda është pa shenja jete. Derisa zyrtarët policorë patrullues ishin duke pritur edhe njësitin e hetimeve për të arritur në vendngjarje për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme policore, papritmas kasollen e drurit e kishte kapluar zjarri dhe është djegur tërësisht.

Referuar situatës së krijuar, vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur të gjitha njësit policore, duke përfshirë edhe ekspertin për hetimin e zjarreve nga njësiti i zjarrfikëseve. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe këqyrja e vendit të ngjarjes ka vazhduar edhe sot, për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me rastin. Sipas hetimeve preliminare të deklaruara nga eksperti i zjarrit, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rryma.

Ndërkohë mediat sot kanë raportuar se Policia e Kosovës mbrëmë ka pranuar një informacion se nuk dihet asgjë për fatin e një qytetari, Hazir Qorraj (1952) nga Peja.

Policia menjëherë kishte nisur hetimet për të dhe të njëjtin e kishte gjetur pa shenja jete në pushimoren e tij në fshatin Drelaj në Rugovë.

Vdekja e Qorrajt është e dyshimtë. Menjëherë ishte ftuar që vendit të ngjarjes t’iu përgjigjen edhe njësitet tjera përkatëse të policisë, përfshirë edhe komandantin e stacionit policor, shefin e hetimeve dhe krim-tekniken.

Dy policë: B.Ademi dhe F.Bajraktaraj, ishin caktuar që ta ruajnë më pas vendin e ngjarjes derisa aty të dilte forenzika dhe mjekësia ligjore.

Por diçka e pazakontë ndodhi pas pak kohe. Dy policët e kishin lënë vendin e ngjarjes. Ata i ftoi dikush për të pirë kafe në një pushimore tjetër afër dhe vetëm pas pak kohe pushimorja e Hazir Qorraj ishte përfshirë nga flaka bashkë me trupin e pajetë të tij.

IPK pjesë e konferencës anti-korrupsion, aty edhe përfaqësuesit e Interpol-it

Periskopi.com Lajme

Kryeshefja e IPK-së Miradije Kelmendi me bashkëpunëtorë po merr pjesë në konferencën profesionale të radhës të EPAC-ut (European Partners Against Corruption – Partnerët Evropian Kundër Korrupsionit), e cila po mbahet në Rust të Austrisë.

Në këtë konferencë po marrin pjesë mbi 30 delegacione të institucioneve të mbikëqyrjes policore dhe agjencive kundër korrupsionit nga shtete evropiane, si dhe përfaqësues nga EUROPOL dhe INTERPOL.

Në kuadër  punimeve  në konferencë  po diskutohen dhe trajtohen  tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me fuqizimin e luftës kundër korrupsionit, fuqizimin e sundimit të ligjit  si dhe rritja e bashkëpunimit në mes agjencive të ndryshme të zbatimit të ligjit, sidomos të agjencive mbikëqyrëse policore.

Në kuadër të agjendës së paraparë do të mbahen punëtori të ndryshme që në mes tjerash do të trajtojnë tema si : të drejtat e njeriut në kontekst të luftës  anti-korrupsion, integriteti evropian, sistemi i ankesave etj.

Përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës në këtë konferencë po zhvillojnë takime të ndara më shumicën e delegacioneve pjesëmarrëse nga shtetet e Evropës me qëllim të njohjes dhe shkëmbimit të praktikave të mira në forcimin e sundimit të ligjit

Inspektorati i Policisë përmbyll hetimet: Policët nuk kishin faj në vrajsen e Valbona Markut

Periskopi.com Lajme

Inspektorati i Policisë së Kosovës sipas hetimeve të bëra për ndaj policive të cilët u marën me rastin e vrasjes së Valbona Markut nuk ka gjetur ndonjë shkelje ligjore.

Sipas një komunikate për media thuhet se në bazë të hetimeve dhe dokumentacioneve të siguruara nga Policia e Kosovës nuk ka elemente të ndonjë veprimi të kundëligjshëm.

“Këto të gjetura që hetuesit e IPK-së i kanë identifikuar si rezultat i veprimeve hetimore dhe dokumentacioneve të siguruara nga Policia e Kosovës i janë prezantuar Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës dhe i njëjti ka potencuar se tani për tani nuk kemi element të ndonjë veprimi apo mosveprimi të kundërligjshëm nga ana e zyrtarëve policor nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës”, thuhet në komunikatë.

“Për gjitha këto veprime të ndërmarra nga zyrtarët policorë, të njëjtit kanë informuar po atë ditë prokuroren kujdestare të PTH-Gjakovë, ku nga prokurorja kujdestare nuk është kërkuar ndonjë veprim shtesë lidhur me këtë rast”, thuhet ndër tjera.

Sipas Inspektorati Policor i Kosovës më datë 08.08.2018, sipas detyrës zyrtare ka filluar hetimin preliminar në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë lidhur me dyshimet për neglizhencë dhe moskryerje të detyrave nga zyrtarët policorë në lidhje me rastin “Vrasje e rëndë” e cili ka ndodhur në fshatin Brekoc – Gjakovë.

Hetuesit e IPK-së në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime të ndryshme hetimore në konsultim me prokurorin kompetent për të vlerësuar reagimet policore dhe rrethanat e rastit të cilat janë të përmbledhura si më poshtë:

Me datën 07.08.2018, në orët e pasdites viktima V. M. Ndrecaj së bashku me vëllanë e saj kishte kontaktuar Policinë e Kosovës respektivisht zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale të Gjakovës duke potencuar para hetuesve se kishte pranuar disa mesazhe elektronike ( ku pos mesazhit kërcënues kishte edhe mesazhe me përmbajtje të lutjes për t’u kthyer viktima në familje) nga i dyshuari P.Ndrecaj (bashkëshorti i saj). I dyshuari në datën e njëjtë  kishte shkuar te shtëpia e prindërve të viktimës së bashku me disa të afërm të tij dhe  kishte kërkuar nga e njëjta që të kthehet te shtëpia e tij në fshatin Bitesh.

Pas intervistimit  të viktimës nga hetuesit policorë, të njëjtit janë konsultuar me prokuroren kujdestare dhe kanë iniciuar rastin “Kanosje” ndaj të dyshuarit P.Ndrecaj. Pas hapjes së rastit, hetuesit e stacionit policor në Gjakovë kanë filluar ndërmarrjen e veprimeve operative, ku fillimisht kishin shkuar në fshatin Bitesh tek shtëpia e të dyshuarit me qëllim të shoqërimit të tij në polici për ta intervistuar lidhur me rastin “Kanosje”. Pasi hetuesit e Stacionit Policor në Gjakovë të dyshuarin nuk e kishin hasur në shtëpinë e tij, të njëjtin janë munduar që ta kontaktojnë nëpërmjet telefonit, por i dyshuari nuk ishte përgjigjur në telefon.

Duke ju referuar shkresave të rastit nga Policia e Kosovës është vërtetuar se viktima as në datën kritike nuk kishte kërkuar mbrojtje nga ana e zyrtarëve policorë.

E gjithë kjo përpjekje e zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Gjakovë për ta hasur dhe kontaktuar të dyshuarin P.Ndrecaj ka vazhduar deri pas orës 18:30 të datës 07.08.2018.

Sipas të gjeturave rezulton se tani për tani nuk ka element të ndonjë veprimi apo mosveprimi të kundërligjshëm nga ana e zyrtarëve policor nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës.

IPK-ja në konsultim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë do ti vazhdojë hetimet dhe analizimin e çdo veprimi apo mos veprimi të zyrtarëve policorë nga DRP-Gjakovë deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Inspektorati Policor i Kosovës bëhet me kryeshefe

Periskopi.com Lajme

Inspektorati Policor i Kosovës njofton opinionin publik se Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, me vendim, Nr 363/2018 të datës 02.08.2018, ka emëruar Miradije Kelmendin, Kryeshef Ekzekutiv të IPK-së.

Sipas një njoftimi, ky emërim ka ardhur pas përfundimit të procedurave të konkurrimit nga konkursi i shpallur me datën 04.07.2018.

“Ky vendim ka hyrë në fuqi ditën e nënshkrimit dhe nga data 02.08.2018 znj. Miradije Kelmendi do ti kryej të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që dalin nga Ligji Nr. 03/L-231 Për Inspektoratin Policor të Kosovës”.

“Inspektorati Policor i Kosovës fton opinionin publik që të vazhdoj të besoj në punën profesionale të IPK-së dhe fton në bashkëpunim të përhershëm në ngritjen performancës tonë”, thuhet në njoftim.

Bie akuza ndaj tre hetuesve të IPK-së, që e zunë kolegun e tyre në motel në orar të punës

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar tre zyrtarë të lartë të Inspektoratit Policor të Kosovës pas më shumë se katër vjetësh, prej kur Prokuroria e Shtetit pati nisur hetimet ndaj tyre pasi kishin zënë kolegun e tyre në një motel, shkruan sot Koha Ditore.

Qëndrimi më shumë se një orë në motelin në Ferizaj për zyrtarin e Inspektoratit të Policisë pati rezultuar me aktakuzë për tre zyrtarët e po këtij institucioni.

Në grupin e zyrtarëve të akuzuar nuk bën pjesë hetuesi, i cili në korrik të vitit 2013 gjatë orarit të punës i shoqëruar me një vajzë kishin vizituar një motel. Aktakuza ishte vetëm për tre zyrtarët që kishin punuar në zbulimin e rastit.

Hilmi Mehmeti nuk e pranon shkarkimin, ankohet për ministrin Gashi

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi e ka shkarkuar Kryeshefin e Inspektoratit policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti, i cili ka qenë i suspenduar nga detyra.

Mehmeti tha që edhe pse Prokuroria ka mbyllur hetimet ndaj tij, ministri prapë ka marrë vendim për shkarkim.

“Me 14 maj Prokurori i ka mbyllur hetimet me konstatimin se nuk janë gjetur elemente të veprës penale, ndërsa me datë 22, pasi e kam marrë shënimin zyrtar të Prokurorisë, i’u kam drejtuar ministrit Gashi që të më kthej në punë, me rrëzu vendimin e ministrit Sefaj edhe me datën 27, kam pranu një vendim që Ministri Bejtush Gashi më ka shkarkuar, por se ka qit në vendim që hetimet kanë përfunduar”, tha Hilmi Mehmeti.

Ai ka bërë të ditur se do të ankohet për këtë vendim, madje ka konfirmuar se ka angazhuar edhe avokatin Besnik Berisha për këtë çështje.

“Është një vendim i paligjshëm, i padrejtë, i motivuar personalisht dhe i mbështetur askund ligjërisht. Unë do ta atakoj këtë vendim me të gjitha mjetet ligjore dhe për këtë çështje kam angazhuar avokatin Besnik Berisha”, tha në mes tjerash Hilmi Mehmeti.

Ai në mes tjerash tha se Prokuroria asnjëherë s’ka pasur aktvendim për fillim të hetimeve ndaj tij, por se kanë qenë vetëm, siç thotë ai, hetime preliminare.

“Më 2 shkurt 2018 jam suspenduar nga Ministri Sefaj, për arsye se jam dyshu për veprën penale, ushtrim ndikim e deri në përfundim të hetimeve. Asnjëherë Prokuroria e shtetit s’ka pasur aktvendim për fillim të hetimeve, por në bazë të atij incizimi të montuar dhe një shënimi zyrtar ka zhvillu hetime preliminare, e si qytetar i Republikës u jam përgjigjur Prokurorisë me argumentet e mia”, tha tutje Mehmeti për KALLXO.com.