Gjermania me shumë vështirësi, por në fund kalon në epërsi kundër Irlandës – supergol nga Halstenberg

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Gjermanisë ka kaluar në epërsi si mysafire e Irlandës së Veriut.

Gjermanët hasën në mbrojtje të fuqishme të vendësve deri në minutën e 47-të, por në fund kaluan në epërsi, raporton Periskopi.

Halstenberg ka realizuar një gol të bukur me volej pasi u shërbye në zonë.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Irlanda e Veriut – Gjermania: Këto janë formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Gjermanisë sonte me fillim nga ora 20:45 i shkon Irlandës së Veriut në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Përballja luhet në Belfast, e vlefshme për Grupin C, raporton Periskopi.

Irlanda e Veriut do të jetë një arrë e fortë për gjermanët, pasi tashmë janë lider të grupit me 12 pikë.

Gjermania ka nëntë pikë, e që do të shpresojë në fitore, në mënyrë që t’i barazojë pikët me irlandezët.

Formacioni startues i Irlandës së Veriut: Peacock-Farrell, Leëis, J.Evans, Saville, McGinn, Davis, ëashington, Evans, Dallas, McNair, Cathcart.

Formacioni startues i Gjermanisë: Neuer, Ginter, Kimmich, Kroos, ërner, Brandt, Reus, Klostermann, Sule, Halstenbegr, Gnabry. /Periskopi.com/

“Incident terrorist” në Irlandën e Veriut, vritet një gazetare

Periskopi.com Lajme

Një gazetare është qëlluar për vdekje gjatë akteve të dhunshme në një qytet të Irlandës së Veriut, në atë që policia po e konsideron si “incident terrorist”.

Republikanë disidentë fajësohen për vrasjen e 29-vjeçares, Lyra McKee, pas trazirave të shkaktuara si pasojë e kërkimeve policore në zonën Creggan të Derryt gjatë natës së të enjtes. Ndaj patrullave policore që lëviznin me Land Rover janë hedhur bomba molotov.

Zv.shefi i policisë, Mark Hamilton thotë se pas kësaj ngjarjeje, për të cilën detektivët kanë nisur hetimet për vrasje, “me gjasë ka dorë grupi paraushtarak New IRA”.

“Rreth orës 23 të mbrëmjes së djeshme, një agresor i armatosur u shfaq papritur dhe qëlloi disa herë drejt policisë, – tha ai. – Lyra McKee, grua 29-vjeçare, u plagos në vendngjarje. Ajo u dërgua menjëherë për në spital nga automjetet e policisë, por fatkeqësisht ndërroi jetë”.

Dhuna nisi fuqishëm pasi policia bastisi disa shtëpi në zonat Mulroy Park dhe Galliagh. “Republikanë disidentë të dhunshëm kanë planifikuar sulme në këtë qytet, ndaj ne ishim duke kryer një operacion kontrolli në Creggan”, tha zyrtari i policisë, Hamilton.

“Po kërkonim për armë zjarri që mund të përdoreshin gjatë fundjavës së Pashkës. Mbi 50 bomba molotov u hodhën në drejtim të policisë, ndërsa dy automjete u rrëmbyen dhe më pas iu vu flaka. Besoj se e gjithë kjo ka qenë e organizuar, në pikën që ata thjesht duan të shohin dhunë dhe të sulmojnë policinë. Të nxjerrësh armën është një veprim i paramenduar dhe i pashpirt”, përcjell Top Channel.

Një reporter tjetër nga vendngjarja tha se personi i armatosur “erdhi nga një cep rruge dhe nisi të shtinte pa dallim ndaj mjeteve policore”. E duke qenë se zona është e banuar, aty ndodhen një sërë banesash provate, “njerëzit dolën në rrugë për të parë ç’po ndodhte”, tha Leona O’Neill. “Pati të rinj, fëmijë në rrugë dhe adoleshentë që po i shmangeshin agresorit që qëllonte pa dallim”.

Shpërthim bombe në Irlandën e Veriut

Periskopi.com Lajme

Një bombë ka shpërthyer mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:15, brenda një automjeti të parkuar pranë gjykatës në Londonderry të Irlandës së Veriut.

Shpërthimi, që tronditi zonën përreth rrugës “Bishop”, ndodhi vetëm pak pasi policia kishte marrë një telefonatë paralajmëruese.

Oficerët kishin shkuar ndërkohë në vendngjarje dhe ishin atje kur ndodhi shpërthimi, por fatmirësisht askush nuk raportohet të jetë plagosur.

Policia nisi evakuimin e ndërtesave përreth, përfshi këtu edhe një hotel, e gjatë kësaj kohe ndodhi shpërhtimi. Në vendngjarje mbetet ende kordoni policor, ndërsa politikanë lokalë janë shprehur për BBC-në se automjeti ishte vjedhur në Derry, pak kohë përpara se të shpërthente.

Një dëshmitar rrëfeu gjithashtu se ajo çfarë kishte mbetur nga automjeti vijonte të digjeshe në mes të rrugës, në momentin që foli.

“Zona është rrethuar nga policia, teksa oficerët po evakuojnë ndërtesa të tjera në rrugën Bishop. Deri më tani, askush nuk është lënduar”, shkroi në Facebook shërbimi policor i Irlandës së Veriut.

Gjithsesi, ata paralajmëruan se pranë vendit të shpërthimit ndodhej një tjetër automjet, për të cilin “nuk ndiheshin rehat”, ndaj vijuan evakuimin e zonës dhe u thanë banorëve të përgatiteshin për të lënë shtëpitë.

Deri më tani, askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë ngjarje, edhe pse disa zëra e kanë konsideruar si sulm terrorist.