Arrestohen dy shqiptarë në Irlandë, drejtonin një bandë të fuqishme

Periskopi.com Lajme

Dy shqiptarë janë arrestuar një ditë më parë nga autoritetet irlandeze.

Sipas shtypit vendas, shqiptarët që rezultojnë të afërm me njëri-tjetrin, cilësohen si kokat e një bande të fuqishme në vend.

Shqiptarët, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, janë përfshirë në veprimtari të paligjshme si trafik droge dhe trafik të qenieve njerëzore.

Siç raporton “The Irish Sun” përfitimet që siguronin shqiptarët nga ky aktivitet kriminal, i investonin në ngritjen e bizneseve si në makina, por edhe në restorante.

Pas arrestimit të tyre, policia sekuestroi disa makina luksoze, para cash, si dhe orë të shtrenjta.

‘Zgjidhet misteri’: Pronari i anijes së braktisur në Irlandë gjendet në Kanada

Periskopi.com Lajme

Një anije prej druri, e braktisur në brigjet e Irlandës, tre vjet më parë shkaktoi polemika të mëdha: si arriti ajo atje dhe ku mbeti pronari i saj?

Anija e gjatë 6 metra dhe e pajisur me panele diellore, nuk kishte asnjë njeri në bord kur valët e sollën atë në plazhin Drum, afër Belmullet në County Mayo, në nëntor 2016.

Kishte një mesazh të shkruar: “Unë, Rick Small, i dhuroj këtë strukturë një të riu të pastrehë për t’u dhënë atyre një jetë më të mirë që Newfoundland vendosi të mos bënte! Pa qira, pa hipotekë”.

Rick Small, ishte i njohur në Kanada si një ambientalist që ndërtoi biçikletën me tri rrota me panele diellore, por ai ishte i pakapshëm dhe lidhja e tij me anijen  dhe si e kaloi Atlantikun, mbeti e paqartë.

Këtë javë, rrjeti CTV News e gjeti atë në Vancouver. “Misteri zgjidhet”, tha ai.

62-vjeçari tha se e ndërtoi anijen në vitin 2016 dhe planifikoi të lundronte nga Newfoundland në Arktik për të rritur ndërgjegjësimin për krizën e klimës dhe zhdukjen e akullit në këtë pjesë të botës.

Por kur nuk arriti të gjejë motorin e duhur, ai e braktisi varkën. Tash nuk e ka idenë se si ajo përfundoi në det. Shprehet krenar që mbijetoi në një udhëtim prej më shumë se 1.800 milje kryesisht i paprekur.

“Nuk u fundos. Unë kam bërë një punë të mirë”, tha ai.

Small tha se ai planifikoi të ndërtonte një varkë tjetër pasi të bënte më shumë biçikleta me energji diellore që ai i quan Solarized-It.

Vullnetarët në Mayo rinovuan anijen  e tij në vitin 2017. Tani ajo është vendosur në një kopsht të komunitetit në Binghamstown, disa milje nga plazhi Drum. Televizioni RTE raportoi se vendasit kanë ftuar Small që ta vizitojë anijen e tij.

Shqiptarët në krye të listës për azilkërkues në Irlandë

Periskopi.com Lajme

Nuk është vetëm Franca e shqetësuar nga rritja e numrit të azilkërkuesve shqiptarë.

Vëmendjen te ky fenomen e ka tërhequr edhe kryeministri i Irlandës, Leo Vardkar, i cili deklaroi se qytetarët shqiptarë dhe ato gjeorgjianë janë shtysa kryesore në rritjen e kërkesave për azil me të cilën po përballet vendi i tij.

Shefi i ekzekutivit irlandez u shpreh se emigrantet nga të dy këto vende udhëtojnë në shumë prej rasteve drejt Irlandës me dokumente të rreme.

Mediat vendase shkruajnë se qytetarët e nacionalitetit shqiptar dhe atij gjeorgjian, konkurrojnë bindshëm edhe me sirianët.

“Qeveria po shton kontrollet në aeroporte për t’i ndaluar që të vijnë këtu dhe i kemi kërkuar linjave ajrore që t’i kthejnë pas”, u shpreh kryeministri.

Ka shumë mënyra për të hyrë në Irlandë në mënyrë të ligjshme, ndaj nuk do ti tolerojmë ato ilegale, ka shtuar ai.

Sipas të dhënave të Eurostatit, 26% më shumë shqiptare kërkuan azil për të parën herë në një nga vendet e BE-së gjatë 3 muajve të parë 2019./Tch

Irlanda shqetësohet nga shqiptarët, gjeorgjianët dhe afrikano-jugorët

Periskopi.com Lajme

Numri i personave që kërkojnë azil në Irlandë është rritur me më shumë se një të tretën në gjashtë muajt e parë të këtij viti krahasuar me vitin 2018.

Departamenti irlandez i Drejtësisë shprehet i shqetësuar pasi numri më i madh i këtyre kërkesave kanë ardhur nga vende të cilat klasifikohen si “të sigurta” nga Kombet e Bashkuara.

Rreth 41 për qind e kërkesave për azil në pjesën e parë të këtij viti kanë ardhur nga shqiptarët, gjeorgjianët dhe afrikano jugorët. Por sipas mediave këto vende shikohen zyrtarisht si “të sigurta”.

Kjo do të thotë se Irlanda i shikon ato si të sigurta dhe me demokraci të stabilizuara. Më tej “Irish Times” shkruan se “azilkërkuesit nga këto vende kanë shumë pak mundësi që të qëndrojnë në Irlandë”.

“Numri në rritje i aplikuesve nga vende që konsiderohen të sigurta në orgjinë nga OKB është shqetësuese”, tha një zëdhënës i departamentit të drejtësisë.

Numrin më të lartë të aplikimeve për azil, Irlanda e ka pasur në vitin 2002 me 11.634 kërkesa. Më pas, kërkesat ranë duke shkuar në 943 të tilla në vitin 2013. Ndër të tjera, media irlandeze thekson se rritja e aplikimeve për azil vjen në një kohë kur sistemi e ka të pamundur që t’u ofrojë akomodim të sigurt të gjithëve./abcnews.al