Thaçi takohet me Hahnin në Bjellorusi, pas takimit me Ischingerin

Periskopi.com Lajme

Pas takimit me diplomatin gjerman Wolfgang Ischinger në Minsk të Bjellorusisë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar edhe komisionarin Johannes Hahn, me të cilin ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe procesin e liberalizimit të vizave.

“Me komisionerin Hahn bisedova për çështjet më me rëndësi për perspektivën evropiane të Kosovës, nga përfshirja e pikës për liberalizimin e vizave në agjendën e Këshillit Evropian, deri tek nevoja për arritjen e një marrëveshjeje paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi, përcjell Periskopi.

Thaçi nuk ka konfirmuar se me Hahn ka arritur ndonjë pajtim, sikurse me Ischingerin, që Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje obliguese.

Thaçi është duke qëndruar edhe sot në Bjellorusi, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë. /Periskopi/

Thaçi në Bjellorusi, takon Ischingerin: U pajtuam që marrëveshja me Serbinë është mëse e duhur

Periskopi.com Lajme

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se edhe Ambasadori Wolfgang Ischinger është i pajtimit që Kosova e Serbia të arrijnë një marrëveshje që do t’i jepte fund konfliktit mes të dyja shteteve.

Thaçi këto komente i bëri përmes Twitter gjatë qëndrimit të tij në Minsk të Bjellorusisë në kuadër të Konferencës se Mynihut për Siguri ku dhe është takuar me ambasadorin Ischinger.

”Gjithnjë kënaqësi të diskutoj me ambasadorin ischinger – aktualisht në Bjellorusi në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në Minsk. Ne që të dy pajtohemi që është mëse e nevojshme një marrëveshje obligative mes Kosovës e Serbisë, një e cila mbyll kapitujt e konfliktit në Ballkan dhe i mundëson Kosovës anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nato dhe Bashkim Europian” ka shkruar Thaçi.