Ish-aktivisti i VV-së që i dha maicën me gjak Kurtit: Albini po kamuflohet me reciprocitet

Periskopi.com Uncategorized

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Naim Ramizi, ka thënë se heqja e taksës nga kryeministri Albin Kurti është kamuflim.

Ai gjatë ditës së sotme i dhuroi Kurti, një maicë me fjalët “Mos u shitni, mos tradhëtoni”, duke i aluduar në vendimet e tij, shkruan Periskopi

Sipas tij, Albin Kurti ka devijuar nga kauza për të cilën ai dikur ka besuar.

“Reciprociteti është vetëm kamuflim, reciprocitet të plotë nuk mund të kemi, duhet të kemi të drejta të barabarta edhe me shqiptarët e Luginës së Preshevës, qytetarët atje nuk kanë të drejtë as për libra e lëre më diçka tjetër. Ajo çfarë po bën Kurti nuk mund të jetë diçka tjetër veçse devijim nga kauza”, ka theksuar Naim Ramizi në T7./Periskopi/