Walker i përgjigjet Vuçiqit: Ai është si Millosheviqi, ai e di që masakra në Reçak ka ndodhur

Periskopi.com Lajme

Ish-ambasadori i OSBE-së, Wiliam Walker iu është përgjigjur sot në një intervistë për  T7, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që deklaroi se Walker kishte inskenuar masakrën e Reçakut.

Walker që në Kosovë po qëndron për 21 vjetorin e masakrës së Reçakut ka kërkuar që presidenti serb të zgjohet, duke thënë se ai e di të vërtetën për atë se çka ka ndodhur gjatë luftës .

“Nuk e di se ku bazohet ai. Më duket e çuditshme, se si 21 vjet pas flasin ende për mua në Beograd. Në ato mënyra më ka përshkruar edhe Millosheviq. Por, 21 vjet pas, presidenti i Serbisë ende të flasë ashtu… ai e di të vërtetën që ndodhi Recak. Besoj se ishte ministër i informimit apo diçka e tillë në kohën e Millosheviqit. Pra, ai është politikan i llojit të Millosheviqit”, thotë Walker.

I njëjti tutje, ka ironizuar me Vuçiqin, duke e krahasuar atë me njerëzit që besojnë se toka është e rrafshët.

“Ka njerëz në këtë botë, që përkundër të gjitha provave apo shkencës, besojnë që toka është e rrafshët. Ne ishim në Hënë dhe pastaj filluan të dyshojnë se ne kemi shkuar atje. Ky për mua është Vuciq. Ai beson në tokë të rrafshët, apo që ne nuk kemi shkuar në Hënë, apo që masakra e Recakut asnjëherë nuk ka ndodhur. Por jam i sigurt që ai e din që masakra ka ndodhur. Ai ishte pjesë e komandës. Ai mund të me quajë si të dojë. Mund ti thotë mbështetësve të tij se jam mashtrues global, se jam gënjeshtar dhe gjithçka cka më ka thënë. Ai ka gjëra më të mira për të bërë në jetën e tij 21 vite pas asaj që ishte një akt makabër nga forcat Serbe”, ka deklaruar ai.

Walker: Serbët janë shumë të mirë në bërjen e propagandës

Periskopi.com Lajme

Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker, ka thënë se Serbia është shumë e mirë në bërjen e propagandës, ndërsa Kosovës i mungon një gjë e tillë.

Ai këto komente i bëri në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova duke shtuar se ekziston një rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, por që nuk dihet se sa mund të zgjatë.

“Gjeneratat e vjetra në Kosovë kanë qenë në fuqi që nga koha e pasluftës dhe ata e dëgjojnë komunitetin ndërkombëtar. Unë mendoj se ata shumë shpesh vihen nën presionin e komunitetit ndërkombëtar”.

“Mirëpo populli i Kosovës nuk dëshiron të jenë nën Beogradin. Unë jam takuar me disa serbë të rinj dhe ata janë sikurse kosovarët e rinj. Ata thonë se ishin 4-5 vjeçar gjatë kohës së luftës dhe nuk ju kujtohet shumë periudha e paraluftës”.

“Unë mendoj se ekziston një rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë – sa kohë do të zgjatë ajo rrugë, unë nuk mund ta them”.

“Unë njoh ndonjë William Walker të sotëm. Nuk njoh dikë në Departamentin e Shtetit Amerikan që ka njohuri për atë që ka ndodhur në Kosovë – se çfarë ka rrjedhur deri në shpalljen e pavarësisë së këtij vendi”.

“Serbët janë shumë të mirë në bërjen e propagandës. Ata për Masakrën e Reçakut thonë se unë ua kam veshur ushtarëve të vrarë të UÇK-së, rrobat e civilëve. Ndërsa ju nuk e keni një ministri që tregon për atë që ka ndodhur në Kosovë dhe më vjen keq për këtë gjë”.

“Është mjaft e qartë se çfarë dëshiron populli i Kosovës (përfshirë minoritetet). Mirëpo Beogradi është në pozitë më të favorshme sesa ju”.