Milaim Zeka: Nesër Presidenti i jep mandatin Isa Mustafës

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka thotë se nesër Presidenti do t’ia jep mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të LDK-së.

Zeka në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se dorëzimi i mandatit nga Presidenti mund të mos ndodh vetëm nëse ky i fundit sëmurët sërish nga veshkat.

“Albin Kurti nuk ka gjasa të sjellë mandatarin pasi duhet t’i ketë 61 deputetë. Isa Mustafa e bënë qeverinë pasi e ka AAK-në, NISMA-n, AKR-në dhe minoritetet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se sipas 95% të gjasave Isa Mustafa do të jetë kryeministër.

Zeka thotë se edhe nga e kaluara ka ndodhur që pa i bërë dy vite stazh deputetëve nuk iu njihet stazhi.

“Kjo është një arsye pse Presidenti nuk do të shpall zgjedhje të reja”, tha ndër të tjera Milaim Zeka.

Korab Sejdiu provokon Kurtin dhe Osmanin: Cilat janë 10 pikat konkrete për drejtësinë

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, i është drejtuar dy kandidatëve për kryeministër, Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

Sejdiu në një postim në Facebook, ka thënë se do të kishte dëshirë t’i dëgjojë nga Osmani dhe Kurti, 10 veprimet që do të ndërmerrnin gjatë vitit të parë të mandatit për ta funksionalizuar drejtësinë në vend, siç ka shkruar ai, veprimet tamam konkrete dhe jo deklarata të përgjithshme programore.

Postimi i plotë:

Përtej retorikës politike, bash do të kisha dëshirë të dëgjoja për 10 veprimet konkrete kryesore që kandidatët për KM Vjosa Osmani dhe Albin Kurti do të ndërmerrnin gjatë vitit të parë të mandatit për ta funksionalizuar drejtësinë në vend. Mirëpo taman konkrete, e jo deklarata të përgjithshme programore!

PS Deklarimet e kandidatëve të tjerë nuk po më interesojnë sepse e di qe nuk iu konvenon fare sundimi i së drejtës!

Eliot Engel i vetmuar në Kuvend ditën e Pavarësisë, Zeka: Deputetët ishin n’kafe

Periskopi.com Lajme

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka shkruar për kohën kur ishte në vizitë në Kosovë senatorin amerikan, Elito Engel, shkruan Periskopi.

Sipas Zekës, Engel u la i vetëm në Kuvend sepse sipas tij deputetët ishin duke pirë kafe.

Shkrimi i plotë i Zekës:

Mbane mend kete foto

Eliot Engell, senatori amerikan, Kryetar i Senatit per Politike te Jashteme, u la i vetem ne Kuvendin e Kosoves diten e Pamaresise.
Ai kishte ardhe pothuajese i pari, nderkoheqe 95 perqind e deputeteve ishin neper kafe. Ia bera kete fotografi per te deshmuar njeren nga shume marret e Kuvendit!

Edhe vajza ime me Rita Oren