Ish-deputetja intervistohet sot nga Gjykata Speciale

Periskopi.com Lajme

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrija, do të intervistohet gjatë ditës së sotme nga prokurorët e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.

Ajo do të intervistohet në Prishtinë me fillim nga ora 11:00.

Ndërkohë deri më tani ajo kishte deklaruar se nga prokurorët e Gjykatës Speciale do të intervistohet në cilësinë e dëshmitares.

Nuk dihet ende se për çfarë raste bëhet fjalë për shkak se nuk janë dhënë informacione nga Gjykata Speciale.