Valdete Bajrami: Nisma synon të shkojë e vetme në zgjedhje

Periskopi.com Lajme

Ish deputetja e Nisma’s Socialdemokrate, Valdete Bajrami tha se partia e saj do të garojë e vetme në zgjedhjet që priten të mbahen, shkruan Periskopi.

Bajrami tha se strukturat e Nisma’s dëshirojnë që në zgjedhje të futen vetëm.

“Nisma deri tash e ka opinionin e struktruave të saja, përgjigja e strukturave ka qenë që Nisma të shkojë e vetme në zgjedhje si në vitin 2014”, tha ajo.

Lidhur më koalicioni e AAK’së me PSD’në, Bajrami tha së afrimet mes këtyre dy partive janë parë në Qeveri me mështetjen e disa ligjeve.

“Ndodhi një koalicion ku deri dje kemi pas thirrje që secila parti të shkojë e vetme në zgjedhje dhe ne sa kemi qenë në Qeveri e kemi pa përafrimin e PSD’së me AAK’në, sidomos me ligjin për Prishtinën”, tha Bajrami në Debat Plus.

Bajrami, po ashtu tha se këto koalcione janë bërë të zakonshme dhe se është zgjedhje e tyre se më kë të bëjnë koalicone./Periskopi/