Nexhat Daci: Vjosa Osmani më vështirë i bindi bashkëpartiakët se sa votuesit

Periskopi.com Lajme

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci, ka folur për nominimin e Vjosa Osmani për kryeministre nga LDK’ja duke thënë se ishte veprimi i qëlluar nga LDK’ja.

Daci ka thënë se në LDK ka pasur një pakënaqësi të pashprehur.

“Është hetuar një pakënaqësi e pashprehur e strukturës komplete të LDK-së që të jetë e fokusuar në përkrahjeNdjenja është ashtu sepse unë nuk e di. Ndjenja në opinion ishte e tillë që nuk ishte një përkrahje e fuqishme, përkrahje po, por megjithatë nuk ka dalë me rezultat zhgënjyes”, ka deklaruar ai në Rubikon.

Daci ka thënë se Osmani ka treguar pjekuri politike dhe të shprehjes, por ka vënë në pikëpyetje se sa i ka bindur ajo kolegët e saj në parit.

“Më duket se po”, është përgjigjur ai kur është pyetur se a e pati Osmani më të vështirë të bindë kolegët sesa votuesit./Periskopi/