Gjakova sot proteston për lirimin e Tomor Morinës

Periskopi.com Lajme

Në sheshin e Gjakovës sot do të mbahet protestë. Kërkohet lirimi i ish – luftëtarit të UÇK-së, Tomor Morina.

Serbia tashmë i ka dorëzuar kërkesën Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e tij.

Morina u arrestua javën e shkuar në pikën kufitare Blacë, sipas fletëarrestit nga Interpoli. Ai në Serbi kërkohet nën dyshimet se kinse kreu krime lufte kundër civilëve serbë në Kosovë.

ndaj tij po e udhëheq Prokuroria serbe për Krime Lufte. Krahas kërkesës për ekstradim, Serbia duhet të paraqesë edhe dokumentet lidhur me lëndën, ndërkaq vendimin se kushtet janë plotësuar për ekstradim do ta sjellë drejtësia maqedonase.

Vendimin përfundimtar rreth kërkesës së Serbisë e sjell ministri maqedonas i Drejtësisë. Në anën tjetër, reagime të shumta ka pasur lidhur me arrestimin e Morinës.

Përpos zyrtarëve kosovarë, reagime pati edhe mes partive politike shqiptare në Shkup.

Por kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka thënë se në këtë rast do të respektohet ligji.